25 mars 2026
Realiteti kontradiktor dhe absurd që po krijon lufta në Iran ilustrohet më së miri përmes tregtisë së naftës që ky shtet po zhvillon.
Përpara luftës, Irani eksportonte pak më pak se 1.1 milion fuçi naftë në ditë, duke e shitur atë me 65 dollarë për fuçi, minus 18 dollarë zbritje shkak embargos- 47 dollarë neto).
Sot, ai eksporton 1.5 milion fuçi në ditë dhe i shet ato me 110 dollarë. Këtu nuk përfshihen shitjet petrokimike, të cilat jo vetëm që janë rritur, por tani u shiten një grupi shumë më të gjerë klientësh krahasuar me periudhën paraluftës.
Për më tepër, Irani po pranon pagesa përmes mekanizmave të rinj që anashkalojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët u krijuan pas luftës së qershorit. Nje perfitim tjeter milionesh Irani po vjele nga lejekalimi i tankereve qe paguajne 10% te vleres bruto .
Kjo është tejet e rëndësishme të kuptohet, lufta e Trump-it dhe Izraelit me qellim te gjunjezimit te Iranit, paradoksalisht është duke i ofruar Iranit një lehtësim sanksionesh de facto. Kjo do të thotë se Irani ka gjithnjë e më pak interes për t’i dhënë fund luftës, përveç rastit kur një marrëveshje e mundshme do t’i siguronte atij lehtësim formal të sanksioneve, qe SHBA dhe Izraeli nuk mund te pranojne asesi. [D.G]
