ZVICRA INVESTON NJË MILION EURO PËR TË ZBULUAR RRËNJËT E GJUHËS
[Foto: Porta Juglindore e Amantias, Shqipëri]
A po fshihej e vërteta për mijëra vite? Ajo që kemi mësuar në librat e historisë mund të ndryshojë përgjithmonë!
Një lëvizje e papritur nga Fondi Kombëtar i Zvicrës ka lënë pa fjalë qarqet shkencore. Ata sapo kanë ndarë një buxhet prej 1 milion eurosh për një qëllim të vetëm: Të vërtetojnë se ku rrinë rrënjët e vërteta të gjuhës shqipe, transmeton portali N’kohë.
Ndërkaq në faqen e Universitetit të Baselit, nënvizohet:
Ky projekt është frymëzuar nga puna e vazhdueshme e disa kolegëve mbi përshkrimin gramatikor të teksteve të shkruara në gjuhën e vjetër shqipe dhe nga puna aktuale mbi etimologjinë e shqipes. Falë financimit bujar 4-vjeçar SNF(100012_208245; CHF 916’708,-), ne mund të adresojmë tanimë sistematikisht disa nga pyetjet kërkimore më urgjente: mungesa e rindërtimit të plotë dhe të besueshëm të proto-shqipes, mospasja e një konsensusi në lokalizimin e proto-shqipes në kohë së vend, dhe nevoja për një vështrim të saktë të huazimeve të para në dhe nga proto-shqipja. Së fundmi, projekti ynë synon të përcaktojë se si pararendësja e gjuhës shqipe dukej në antikitet dhe ku kjo gjuhëpararendëse mund të jetë folur.
Ky projekt gjigant i quajtur “Gjuha Shqipe në Antikitet”, po udhëhiqet nga mendjet më të ndritura të Universitetit të Baselit. Ata nuk do të përdorin vetëm librat, por do të gërmojnë në ADN-në dhe gjenetikën e lashtë për të parë lidhjen tonë direkte me Ilirët.
Ky projekt kërkimor është i ndarë në tri nënprojekte komplementare, të cilat do të zhvillohen nga studiuesi PD Dr. Sergio Neri dhe nga dy studentë të doktoratës Gerard Spaans dhe Alexander Robert Herren:
NP1 (Sergio Neri): Elaborimi i një rindërtimi të plotë të proto-shqipes dhe elaborimi i një kronologjie relative të fjalëve latine të huazuara në gjuhën shqipe.
NP2 (Gerard Spaans): Studimi i kontaktit gjuhësor midis greqishtes dhe shqipes në antikitet dhe në mesjetën e hershme.
NP3 (Alexander Herren): Studimi i kontaktit gjuhësor midis rumanishtes dhe shqipes në mesjetë.
NP4 (i gjithë ekipi): Krijimi i një korpusi me fjalë të hershme të huazuara në gjuhën shqipe, të cilat do të përfshihen në projektin e MynihutDigitales philologisch-historisches Wörterbuch des Altalbanischen (15.–18. Jh.). < https://www.dpwa.gwi.uni-muenchen.de/>
Rezultatet i projektit do të grumbullohen në një monografi akademike (ose një seri artikujsh më të gjatë) për rindërtimin e proto-shqipes, dy teza doktorature (për greqishten dhe rumanishten si gjuhë kontakti për shqipen), disa artikuj ndërkombëtarë dhe mbajtje konferencash. Mes të tjerash, do të krijojmë një databazë etimologjike të korrespondencave leksikale midis latinishtes e shqipes, shqipes e rumanishtes, dhe shqipes e greqishtes, e cila do të komplementojë databazën etimologjike të Mynihut të shqipes së vjetër.
Pse pikërisht tani? Pse po investon Evropa kaq shumë për gjuhën tonë?
Shkencëtarët besojnë se Shqipja është “çelësi i humbur” që shpjegon se si u popullua Evropa antike. Ky nuk është thjesht një studim, është një njohje botërore që do t’u mbyllë gojën skeptikëve!

Burimi: https://daw.philhist.unibas.ch/de/historisch-vergleichende-sprachwissenschaft/forschung/forschungsprojekte/snsf-project-the-albanian-language-in-antiquity/standard-titel-1/
