Nga Dr. Ibrahim SHALA
Në lëvizjet e mëdha shoqërore asgjë nuk ndodh rastësisht, ato kanë shkasin e vet që mund të jetë një veprim krejt i pa planifikuar, i rastësishëm, por që e ka rolin e fijes së shkrepëses për të ndezë zjarrin; po ashtu ato kanë edhe shkakun e vet të vërtetë që është shumë më i thellë, që vjen si domosdoshmëri e shpërthimit për shkak të kontradiktave të thella shoqërore të mbarsura me vite. Ato kontradikta në tensionin e tyre të brendshëm përfshijnë: padrejtësitë e mëdha, keqqeverisjen, korrupsionin strukturor, privatizimin e egër të pronës së përbashkët dhe asaj të trashëguar, nivelin e ulët ekonomik, të ardhurat e pa mjaftueshme, varfëria në rritje, pleqëri pa përkujdesje, mungesa e perspektivës, shpopullimi i vendit, shtrydhja e dinjitetit të qytetarëve dhe shkelja sistematike e lirisë së tyre, e shumë faktorë të tjerë.
đđđđđđđđđđđđ đ đđđđđđđĂđ
Në Luftën e Dytë Botërore Shqipëria katër (4) vitet e para u pushtua nga Italia fashiste, kurse vitin e fundit nga Gjermania naziste. U pushtua Evropa, gjysma e BRSS dhe një pjesë e Afrikës. Shtetet e lira dhe popujt e pushtuar u ngritën në luftën e madhe të përbashkët antifashiste, antinaziste që udhëhiqej nga Anglia, BRSS dhe SHBA-të. Kjo ndarje e madhe i kishte ndarë edhe forcat politike shqiptare: në forca antifashiste dhe forca kolaboracioniste me pushtuesit.
PĂ«r shkak se Lufta Nacional Ălirimtare udhĂ«hiqej nga Partia Komuniste, LNĂ mori edhe karakter revolucionar ideologjik pĂ«r vendosjen e rendit tĂ« ri qeverisĂ«s, rendit socialist qĂ« do zgjerohej nĂ« tĂ«rĂ« EvropĂ«n Lindore dhe nĂ« KinĂ«n e madhe.
ShqiptarĂ«t u ndanĂ« nĂ« dy blloqe, mĂ« saktĂ« nĂ« dy fronte: nĂ« çlirimtarĂ« antifashist dhe nĂ« kuisling bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« okupatorit, njĂ« herĂ« tĂ« ItalisĂ« fashiste e pastaj tĂ« GjermanisĂ« naziste. LuftĂ«n e fituan forcat çlirimtare antifashiste, Ushtria partizane mĂ« vonĂ« Ushtria Nacional Ălirimtare me nĂ« krye PKSH. Si pasojĂ« pas çlirimit u vendos regjimi i ri komunist dhe mĂ« vonĂ« i diktaturĂ«s sĂ« proletariatit. Forcat kolaboracioniste u tĂ«rhoqĂ«n me ushtrinĂ« gjermane, kurse ajo pjesĂ« qĂ« ngeli ju nĂ«nshtrua ndjekjes dhe ndĂ«shkimit. KĂ«to vija (fronte) tĂ« ndarjes regjimi komunist, aparati i fortĂ« shtetĂ«rorĂ« dhe represiv i heshti dhe e ngriu kĂ«tĂ« pozicion nga viti 1944 deri nĂ« vitin 1990. NdĂ«rkaq nĂ« 1990 regjimi komunist falimentoi dhe u rrĂ«nua me lehtĂ«si, kurse pĂ«r pasojĂ« nĂ« ShqipĂ«ri u vendos pluralizmi partiak.
Me tranzicion pluralist u shkri acari komunist, por nuk ndryshuan pozicionet e forcave politike; përkundrazi, ato i përtërinë pozicionet (llogoret) e vitit 1944, pa qenë në gjendje për të kuptuar rrethanat e kohës dhe gjeopolitikën e madhe të botës. Lufta politike në demokracinë e brishtë shqiptare, nga viti 1990 vazhdoi e ndarë në llogore ndërluftuese të vitit 1944 deri më sot, deri në vitin 2026.
đđđđđđ đ đđđđđđđđđ
Forcat e reja demokratike prej pa pjekurisë politike, për motive hakmarrëse apo motive të panjohura deri më sot, në emër të luftës kundër Partisë së Punës që kishte qeverisur vendin për 46 vjet, të pa afta për të bërë dallimin dhe ndarjen e partisë politike nga struktura shtetërore, e luftuan shtetin, shkatërruan objektet industriale, plaçkitën pasurinë shtetërore dhe publike, infrastrukturën e vendit, industrinë ushtarake, bazat ushtarake, shpërbën ushtrinë, shitën dhe shkatërruan armatimin ekzistues, dhe me mburrje e sollën Shqipërinë në nivelin zero.
Vija majtiste e moderuar, në 10 vitet e para ishte në pat pozicion dhe e pa mobilizuar realisht për veprimtari restauruese shtetërore për shtetin demokratik pluralist, sepse ishte e lënduar me trashëgimin politike të origjinës së vet, ajo ishte në defensivë për mbijetesë.
Shqipëria nuk u stabilizua kurrë si shtet, struktura shtetërore u shkatërrua, ekonomia u përdhos, ligjet e tranzicionit ishin gjysmake dhe të keq përdorura, ato nuk ndanin drejtësi; zhvatja, grabitja, uzurpimi u bënë të modës dhe të moralshme. Më i forti gjithmonë e fitonte të drejtën. Ndodhi rebelimi i viti 1997, ndodhi edhe lufta çlirimtare në Kosovë, po Shqipëria nuk u konsolidua si shtet. Në Kosovë u shpall pavarësia me 2008 dhe filloi bashkëpunimi në mes të dy shteteve. Qeveritë bënin një bashkëpunim protokollar dhe ceremonial për efekte mediale, por jo bashkëpunim me projekte serioze kombëtare. Erdhi e majta në pushtet me kryeministrin Edi Ramën, dhe ky vazhdoi me politikat antishtet si ato të Sali Berishës, por me paketim tjetër. Atë që e bënte dikur një gazetar i PD-së, njëfarë Robert Papa në Radio Televizionin Shqiptar, duke zbuluar në emisione javore bazat ushtarake, armatimin, fabrikat dhe strehimoret në mënyrën më antishtetërore dhe antikombëtare, e vazhdoi edhe kryeministri artist i Shqipërisë Edi Rama. Ky e vijoj punën të Robert Papës më tej , vendkomandën nëntokësore të shtetit shqiptarë e bëri muze të artit, vepër të artit! Ku e kishte parë ky zotëri këtë model nuk na ka treguar deri më sot, për më keq as nuk na tregoi se ku e kishte bërë vend-komandën e re nëntokësore, më të re, më moderne, më të fortë dhe më funksionale?!
Vetëm me këtë veprim është ditur se ka do të shkojë politika e këtij kryeministri.
Qeveritë e Kosovës ose i përdorte për agjenda të veta personale, ose i luftonte, duke shkuar aq larg, sa që më shumë i pëlqenin lëvdatat e të huajve kur bashkëpunonte me Serbinë. Po ashtu kur e anashkalonte Kosovën, mendonte se ashtu prezantohej më i moderuar dhe më integrues, sikur e linte përshtypjen e liderit mbi nacional.
Zhvillimet e më vonshme treguan se nuk pati asnjë objektiv, asnjë strategji për unifikim dhe mbrojtje të interesave shqiptare siç e ngarkonte kushtetuta e vendit.
Tranzicioni ishte formal dhe sipĂ«rfaqĂ«sor, u bĂ«nĂ« reforma sipĂ«rfaqĂ«sore nĂ« formĂ«, por jo nĂ« pĂ«rmbajtje, zhvatja dhe uzurpimi u âzyrtarizuanâ, pa drejtĂ«sitĂ« dhe dallimet sociale u thelluan mĂ« tej. ShqiptarĂ«t nuk numĂ«roheshin pĂ«r qytetarĂ« qĂ« kanĂ« tĂ« drejta dhe meritojnĂ« jetĂ« normale brenda shtetit dhe pĂ«rfaqĂ«sim dinjitoz ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. ShqiptarĂ«t ishin tĂ« manipuluar vazhdimisht me skemĂ«n e fronteve tĂ« vitit 1944 dhe tĂ« vitit 1990 sipas parimit ne dhe ata; shqiptarĂ«t patjetĂ«r duhej tĂ« ishin tĂ« ndarĂ« me fanatizĂ«m sipas preferencave, gjithkush pĂ«r palĂ«n e vet.
Me kohë të dy palët kishin krijuar oligarkinë e vet dhe kishin interesa të përbashkëta, sepse oligarkia nuk njeh ideologji. Për të ruajtur këto interesa vazhdohej loja me popullin, sipas skemës ne dhe ata. Për liderët shqiptarë me rëndësi ishte se kush do të ishte në pushtet, nuk ishte me rëndësi liria, demokracia, zhvillimi ekonomik, niveli i jetesë dhe forcimi i shtetit.
Kjo qasje ndaj qeverisjes dhe shtetit e shpërnguli fuqinë punëtore, rininë dhe fuqinë krijuese jashtë vendit. Ndërsa në vend keqqeverisja, zhvatja dhe korrupsioni vazhdonin gati legalisht. Rezultati përfundimtar është fakti se Shqipëria edhe pas 36 viteve tranzicion mbeti shtet i brishtë, i pa konsoliduar, pa demokraci funksionale, pa drejtësi sociale, të mos flasim për sigurimin e jetës së dinjitetshme për shqiptarët.
Pasuria kombëtare dhe publike në Shqipëri nga udhëheqja shtetërore menaxhohej me stilin e pronës së babës. Sepse nuk e vlerësonin vetën qeveritar me mandat, por pronar deri sa të kenë jetë. Shqipëria u zbraz, fshatrat u boshatisën, filloi popullimi me fuqi të jashtme punëtore, kryesisht nga shtetet aziatike, sepse mungon fuqia punëtore. E gjithë ky akumulim i të këqijave, i bëri shqiptarët që të mos ndihen mirë në atdhe, por as në mërgim, sepse mungonin projektet dhe veprimet shtetërore për të ardhmen premtuese të vendit, për jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme. Pas 36 viteve në mënyrë evolutive gjendja ka arritur atë fazë kritike, që edhe një veprim i vogël edhe një kontratë e pa vlerësuar, e rriti pikën e vlimit të shoqërisë shqiptare, kudo që ndodhen ata; si brenda në Shqipëri, si në viset shqiptare jashtë Shqipërisë, si në mërgatë.

đđ đĂđđ đđđđđđđđ đđđđđđđđĂđ đ đđđđđđĂđ đđđ đđđđđđđđđ đđđđđ
Se do të shpërthente një ditë nuk kishte dyshim, por problemi ishte cili do të ishte shkasi, revolta në një ndeshje futbolli të kombëtares, ndonjë rast gjyqësor, apo shkelja e ndonjë fëmije nga shoferi i ndonjë ministri, apo rrahja e ndonjë qytetari në vend publik, por nuk na kishte shkuar mendja se do të jenë flamengot e lagunës së Nartës dhe ishulli i Sazanit.
Esenca është se kupa u mbush, shqiptarët e gjeneratave të reja në Shqipëri dhe ata që kishin parë me sy botën demokratike në vendet e Evropës Perëndimore, nuk po e hanin më sapunin për djathë, për më tepër as tymi i kanabisit të Llazaratit nuk po mundte ti trulloste më. Shihej qartë se Shqipëria ishte shndërruar jo vetëm në pronë të pushtetarëve dhe oligarkëve, por tash ishte edhe pronë në shitje. Pushtetarëve nuk ju bëhej vonë se ku ishte zona tokësore në shitje, çfarë rëndësie kishte ajo zonë tokësore, a ishte zonë arkeologjike, apo zonë zoologjike, apo zonë ambientale, apo zonë e rëndësisë së veçantë ushtarake?! Sipas tyre gjithçka ishte në shitje në emër të zhvillimit, përparimit, miqësisë, lojalitetit dhe përfitimit financiar, me këtë lloj qasje u privatizua deti dhe bregdeti, sigurisht se përfituan pushtetarët dhe oligarkia. Kurse popullit i mbeti të kënaqej përmes televizorit, të shihte se si po okupohej bregdeti shqiptar në emër të zhvillimit dhe ndërtimit. Këtë qasje populli shqiptar e kishte parë në Greqi dhe shtetin e vogël fqinjë në Mal të Zi, kur bregdeti i shitej oligarkisë dhe mafisë ruse, deri kur u mor një vendim për të mbrojtur vendin dhe sovranitetin e shtetit me ligj dhe veprim të fuqishëm shtetërorë. Ky ishte film i parë për shqiptarët por kryeministri Edi Rama mendonte se shqiptarët nuk e kanë ndjenjën shoqërore dhe kombëtare të zhvilluar, sepse janë shpërndarë e të përçarë dhe deri më sot lehtë i kishte mashtruar dhe qetësuar ata pakë zëra të pakënaqur. Por jo, nuk shkon kungulli gjithmonë përmbi ujë, sepse vjen një ditë kur pika e ujit e vërshon gotën e durimit dhe kur shqiptarët e bashkuar thonë, se mjaftë është mjaftë, se e keni dhjerë punën krejt.
đđđđđđđĂ đĂđ đđđđđđđđđđ đđđđđĂđđđĂ đđđ đđđđđđđđ đđđđĂđđđ
Protestat masive 21 ditore nga media sociale u identifikua si protesta për Flamengot, që dërgonte një mesazh shumë skofiar për botën perëndimore, se shqiptarët e ashpër të Ballkanit kishin arritur nivelin kulturor dhe politik të protestonin i madh dhe i vogël, në nivel shtetërorë dhe kombëtar për flamengot. Edhe vendorët dhe ndërkombëtarët e din shkakun e vërtetë të protestave, por aktualisht flamengot janë certifikata e pjekurisë së kulturës politike të shqiptarëve.
Protesta filloi e qetë me pjesëmarrje të gjitha moshave, gjinive, orientimeve politike, përkatësive fetare, pa dëme dhe sharje, pa përleshje, por me kërkesa ende të pa formësuara qartë. Por megjithatë kishte një pozicionim dhe qasje shumë të qartë karshi pozitës në pushtet dhe partisë kryesore në opozitë. Fryma e protestës nuk i pranonte ato në protestë dhe ishte shumë e vendosur që mos të identifikohej me asnjërën. Një qasje e re, e fuqishme dhe shumë e mençur nga organizatorët.
Protesta nga dita e fillimit nuk ishte ndërprerë, nuk shuhej e as nuk zvogëlohej, përkundrazi rritej çdo ditë e më shumë, protesta e ditës së 21, protesta e së shtunës së 20 qershorit 2026, ishte më masivja, më popullorja dhe më madhështorja, sepse kishin filluar të vinin shqiptarët nga mërgata në mënyrë të organizuar me makina e flamuj kombëtarë, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Preshevës.
Siç po shihet gjeografikisht protesta po merr karakter gjithë kombëtar, po dominojnë flamujt kombëtarë, kurse deklaratat e deri tashme po reflektojnë kërkesa politike që kanë në thelb ruajtjen e sovranitetit shtetëror të Shqipërisë londineze dhe integritetin e gjithë shqiptarëve.
Sigurisht se protesta ka edhe kundĂ«rshtarĂ«t e saj, qĂ« pĂ«r interesa tĂ« caktuara tĂ« faktorit tĂ« jashtĂ«m ose tĂ« oligarkĂ«ve dhe mafisĂ« vendore, ju dhimbset kryeministri Edi Rama, ju dhimbset prishja e rendit tĂ« gjĂ«rave qĂ« funksiononte aq mirĂ« pĂ«r interesat e tyre. Prandaj njĂ« makineri e tĂ«rĂ« Ă«shtĂ« aktivizuar pĂ«r tĂ« pĂ«rbaltur protestĂ«n, duke paragjykuar, shpifur dhe njollosur, se gjoja Ă«shtĂ« e organizuar nga forca dhe agjentura tĂ« jashtme qĂ« nuk i duan tĂ« mirĂ«n ShqipĂ«risĂ«, se kjo lĂ«vizje Ă«shtĂ« shumĂ« e dyshimtĂ«. PĂ«r mĂ« keq kĂ«tij argumentimi ju kanĂ« bashkĂ«ngjitur edhe disa patriot shqiptarĂ« tĂ« dĂ«shmuar nga Kosova qĂ« gabimisht e kanĂ« identifikuar nĂ«nĂ«n ShqipĂ«ri me Kryeministrin Edi Rama, dhe pĂ«rpiqen ti bĂ«jnĂ« ndonjĂ« argat Edi RamĂ«s, “liderit kombĂ«tarĂ« me pĂ«rmasa evropiane”!
Frika nga ndryshimi dhe mundësia e përpjekjeve të infiltrimit të faktorit antishqiptarë në këtë protestë të shekullit është legjitime dhe nuk duhet neglizhuar si mundësi, por kjo nuk është arsye për të shenjtëruar qeverisjen e Edi Ramës dhe për të kundërshtuar ndryshimet në Shqipëri. Pajtohem se fokusi i shqetësimit dhe angazhimit të gjithë patriotëve të jetë për të ruajtur këtë revolucion nga infiltrimet antishqiptare të çfarëdo natyre qofshin, ideologjike, politike apo të shërbimeve inteligjente. Në një masë aq të madhe dhe në një ambient të tillë elektrizues të gjitha palët e interesuara, miqësore dhe armiqësore mundohen për të përfituar për vete dhe për të ndikuar sipas interesave të tyre shtetërore.
ĂshtĂ« fakt i çuditshĂ«m se si mediat nĂ« KosovĂ« janĂ« heshtur, nuk ka debat thua se Ă«shtĂ« duke ndodhur ngjarja nĂ« AmerikĂ«n Latine. Ku e kanĂ« hallin pronarĂ«t e kĂ«tyre mediave, pse po heshtet ky revolucion i kulturĂ«s politike te shqiptarĂ«t, ku janĂ« prekur llogaritĂ«, ku po prishen skemat?! PavarĂ«sisht prej kĂ«tyre qĂ«ndrimeve tĂ« mediave, shqiptarĂ«t e KosovĂ«s nuk po ngurrojnĂ« ta pĂ«rkrahim me zemĂ«r protestĂ«n dhe tĂ« jenĂ« pjesĂ«marrĂ«s aktiv nĂ« tĂ«, sepse ata kanĂ« njĂ« llogari tĂ« vetme qĂ« tĂ« bĂ«het mirĂ« ShqipĂ«ria, sepse kur Ă«shtĂ« mirĂ« ShqipĂ«ria do tĂ« jetĂ« mirĂ« edhe Kosova.
đđđđđđđđ đ đđđđđĂđ đĂ đđđđđ
E veçanta e kësaj proteste është se për herë të parë shqiptarët e tejkalojnë vetveten; për herë të parë shqiptarët e kuptojnë që janë shqiptarë dhe çfarë fuqie posedojnë; për herë të parë pas 36 viteve është duke ndodhur ndryshimi madh. Shqiptarët nuk po pranojnë të jenë të ndarë në llogoret e vitit 1944 dhe vitit 1990, ata me këtë protestë tejkaluan veten e tyre, lëshuan llogoret dhe u bënë bashkë në sheshin e kryeqytetit, qyteteve tjera, në mërgatë dhe trojet shqiptare.
Me këtë protestë të viti 2026 përfundon faza e tranzicionit të stërzgjatur politik në Shqipëri nga monizmi në pluralizëm, i filluar në vitin 1990. Shqiptarët edhe tash e pas do të jenë të ndarë në forca politike, por jo të pozicionuar në llogoret e vjetra si armiq të lutës reale. Kjo është e mira e kësaj proteste, kjo është mrekullia e kësaj proteste, ky është kontributi i jashtëzakonshëm kombëtar dhe politik, ky është ai kapërcimi i madh kur ditët tejkalojnë dekadat.
Brezi ri që drejton me protestën dhe pjesëmarrësit e saj, duan qartë që ta shkëpusin Shqipërinë nga e kaluara përçarëse. Të tejkalohet jo stabiliteti qeverisës dhe brishtësia shtetërore që u mundësonte oligarkëve, mafisë dhe partnerëve të tyre të bëjnë lesh Shqipërinë. Nga këtu do të filloj Shqipëria e re demokratike, nga protesta do të lindin liderë politik, forca politike dhe realitet politike që do të hapin një perspektivë të re për Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj shqiptarët, strukturat e sigurisë shtetërore të liruara nga presioni qeveritar, por mbi misionin kushtetues duhet të ruajnë protestën nga infiltrimi i forcave armiqësore antishqiptare. Sepse kjo protestë nuk ju pëlqen vetëm qarqeve antishqiptare kudo që ndodhen, sepse u ka prishur llogaritë, u ka prishur strategjitë antishqiptare.
Shqiptarët nuk duhet të hezitojnë të përkrahin protestën, të përkrahin ndryshimin dhe vizionin për Shqipërinë e re demokratike.
