Albin Kurti nga nxënësi i Demaçit te protagonisti i betejave më të mëdha politike të Kosovës në dekaden e fundit
Ng Selam SHKODRA
Nga 2017 deri më sot, Albin Kurti ka qenë në qendër të pothuajse çdo beteje të madhe politike të Kosovës. 2017 Vetëvendosje shndërrohet në një nga forcat kryesore politike.
2019 del për herë të parë e para në zgjedhje.
2021 fitore historike me mbi 50% të votave.
2025–2026 përsëri forcë e parë dhe vazhdim i qeverisjes.
Por rrugëtimi i Kurtit nuk është vetëm histori zgjedhjesh. Është histori përballjesh.
Përballje me establishmentin politik dhe partitë tradicionale; përballje për veriun, shtrirjen e autoritetit të Republikës dhe strukturat paralele serbe; përballje me Beogradin dhe Aleksandar Vuçiqin për sovranitetin, dialogun dhe Asociacionin.
Dhe në momente të caktuara, edhe përballje me SHBA-në dhe BE-në, sidomos për mënyrën dhe ritmin e veprimeve në veri.
Në këtë rrugëtim ekziston një figurë që e ndihmon të kuptohet edhe mënyren e të bërit politikë nga Kurti ai është Adem Demaçi.
Kurti nuk e ka fshehur ndikimin që Demaçi ka pasur tek ai dhe te Vetëvendosje. Përkundrazi, ai ka thënë se shumëçka në politikë që e din, e ka mësuar nga “Baca Adem”, duke e përshkruar atë si figurë të pathyeshme dhe autentike.
Prandaj, në këtë kuptim, Demaçi mund të shihet si mësuesi politik, ndërsa Kurti si nxënësi që e ka bartur një pjesë të filozofisë së qëndresës nga koha e rezistencës në praktikën e politikës dhe qeverisjes. Qëndresë, por jo izolim; dialog, por jo nënshtrim; kompromis, por jo në dëm të interesave shtetërore. Aleancë me ndërkombëtarët, por me këmbëngulje për sovranitetin e Kosovës.
Dhe 6 tetori 2026 solli një tjetër betejë vendimtare. Në fund të afatit kushtetues, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas zgjodhi Justina Shiroka-Pulën Presidente me 81 vota, duke shmangur shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja.
Kjo ishte një tjetër dëshmi se politika e Kurtit nuk është vetëm përballje, por edhe aftësi për të arritur marrëveshje kur funksionaliteti i shtetit e kërkon atë.
Nga nxënësi i Demaçit te protagonisti i betejave më të mëdha politike të Kosovës.
Nga opozita në pushtet.
Nga protestat te qeverisja.
Nga veriu te përballja me Beogradin.
Nga presionet ndërkombëtare te betejat institucionale.
Një dekadë, shumë beteja. Dhe Albin Kurti në qendër të tyre. A është kjo shkolla politike e Demaçit e përkthyer në praktikën e qeverisjes? Këtë do ta vlerësojë historia.
