4. Ideali i çlirimit, përgjegjësia historike dhe trashëgimia e luftës
Reflektimet mbi miqësinë, idealizmin, pushtetin politik dhe domethënien e përvojës së luftës për Kosovën e pasluftës.
I. UÇK-ja dhe NATO: kontaktet e para, koordinimi ushtarak dhe bashkëveprimi në prag të bombardimeve
Andrea Myller: Ju na keni rrëfyer gjatë udhëtimit këtë për çka po dua të të pyes, por mund t’na rrëfeni edhe një herë, ju lutem.
Historia e përpjekjeve për ndikim nga jashtë, konkretisht nga amerikanët dhe francezët, mbi SHP ishte reale; ata nuk kanë pushuar asnjëherë së ushtruari presion mbi SHP apo Drejtorinë Politike.
Ju na keni rrëfyer njëherë një kontakt me amerikanët përmes faksit tuaj në Tiranë. Mund t’na rrëfeni edhe një herë, ju lutem?
Dilaver Goxhaj: Më datën 29 mars 1999 bie telefoni në Shtab – ishte koha kur kishim filluar bashkëveprimin me NATO-n, Bislimi më ngarkoi mua detyërn që të mbaja këtë komunikim me NATO-n, meqë Bislimi tashmë kishte informacionin se unë në cilësinë e pedagogut në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm kisha edhe lëndën mbi bashkëveprimin e forcave tokësore me forcat ajërore.
Sadri Ramabaja: Ju hytë në Kosovë më …
Dilaver Goxhaj: MË 8 mars.
Më lejo të kthehem paksa në zhvillim zingjiror të ngjarjeve. Më 23 mars, pasdite më bie telefoni nga Kukësi. Më merrë Shefi i Shërbimit Informativ të Republikës së Shqipërisë për Prefekturën e Kukësit, Kuca. Ai më komunikon këtë lajm: Sonte futet në luftë NATO-ja. Do të vazhdojë bashkëveprimi me ju.
Bislim Zyrapi tani do të bashkëvepronte me ushtrinë më të madhe të botës. Ngrihej UÇK në një stad shumë të lartë. E vetkuptueshme ne u entuziasmuam tej mase. Nga ky entuziazëm ai i thotë evidentuesit, kush i kupton këta të Shqipërisë se flasin shumë shpejt? Ai ia kthen: Ja ku e kemi Shpëtimin [pseudonimi i Dilaverit SR]. A, mo, se harrova, ia kthen Bislimi. Pasuan të qeshurat.
E mora telefonin. Urdhëroni, i them. Jam Shpëtim Golemi, i them. Të njoha, je Dilveri, ma kthen ai nga Kukësi. Ai filloi t’më rrëfej se kur do të fillojë bombardimi dhe t’më ndante urdhërat se si do të vepronim ne gjatë bombardimeve. Dhe më thotë, më pas do t’ju marrë në telefon Shon Bërns për atë punë. Dhe Shon Bërnsi midis të tjerave na tha: Do të ngrihet aviacioni, ju largoni forcat tuaja jo më afër se 1000 apo 2000 metra larg cakut që do të goditet, sepse ata godasin me predha të padrejtuara dhe kanë shpërndarje të madhe dhe mund t’ju dëmtojnë. Dhe mi dha të gjitha të dhënat teknike që do t’na hynin në punë. Më tha që të raportonim edhe shkallën e dëmtimit, efektet që do të shkaktojnë secili bombardim i aviacionit të NATO-s. Ne jemi munduar t’i përmbushim plotësisht këto kërkesa.
Shon Bërns dha edhe një diçka që neve na vlejti shumë: Kur ne të thoshim se radhën e ka aviacioni serb, atëherë nuk do na jipësh të dhëna se ku ndodhen forcat tuaja.
Kjo ishte biseda që qe bërë më 23 mars, ndërkaq më 24 mars, duke gdhirë data 24 mars, filluan bombardimet e aviacionit të NATO-s.
Ne vazhdonim të ishim në Zonën Operative të Pashtrikut, në Zonën e Dytë Operative. Kishim vajtur atje qysh më datën 20 mars, kur filloi Operacioni Patkoi. Ditë më parë ne morëm një vendim: Shtabi Operativ të dërgojë përfaqësuesit e vet në secilën zonë operative për të ndjekur zbatimin e detyrave që jipte Shtabi i Përgjithshëm.
II. Operacioni Patkoi: strategjia serbe për shfarosjen e UÇK-së dhe zbrazjen e Kosovës
Sadri Ramabaja: Ju ishit të informuar për Operacionin Patkoi, e prisnit fillimin e tij?
Dilaver Goxhaj: Ne e dinim se do të fillonte, nuk e dinim saktësisht kur, por vërenim lëvizje të mëdha trupash.
Operacioni Patkoi filloi më 20 mars, heret në mëngjes. Ne nuk kishim ngrënë akoma mëngjes. Më thërret Bislimi dhe më thotë: eja se ka filluar operacioni dhe do ët kemi një mbledhje të Shtabit. U mblodhëm ajo pjesë e Shtabit që ishim aty me urgjencë. Atë që kishim sallë mbëedhje e shfrytëzonim edhe si mens. U mblodhëm dhe filluam me diskutime. Fillimisht foli shefi I zbulimit, Kadri Veseli, tregoi që ka filluar operacioni dhe i ndau të gjitha të dhënat që nevoiteshin për ne. Atëheër mori fjalën Shefi i Shtabit, Bislimi. Ky e dinte pothuajse saktësisht sasinë, numrin e forcave serbe që do të mirrte pjesë në Operacionin Patkoi. Dhe na ka thënë shprehimisht kështu: Operacioni Patkoi zhvillohet me 11 brigada këmbësorie dhe të motorizuara, 6 janë të kKorpusit të Prishitnës, 5 janë të Korpusit Special të Serbisë dhe 1 brigadë artilerie dhe 3 batalione kufitare, njëri në Gjakovë, tjetri në Prizren dhe I treti në Ferizaj. Këto tri batalione përbënin në fakt njjë brigadë më vete. Pra ishin hedhur në luftë kundër UÇK-së 12 brigada. Ky na e tha edhe qëllimin që kanë forcat serbe. Fillimisht të asgjësohet UÇK-ja, pastaj të boshatiset Kosova nga elementi shqiptar, pra të deshqiptarizohet tërësisht Kosova. Ky qe qëllimi dhe misioni I Operacionit Patkoi.
Sadri Ramabaja: Sa trupa ishin angazhuar në këtë operacion?
Dilaver Goxhaj: Po të bashkohen të gjitha këto brigada, pastaj mobilizimin që u bëri Serbia të gjithë serbëve që jetonin në Kosoëvë, po të logarisim dhe Policinë serbe në Kosovë, po të logarisim edhe Shërbimin Informativ serb aktiv në Kosovë, atëherë na rezultonin 145.000 forca.
Dhe sikur na tha atë ditë Bislimi, atëheër ne kishim diku rreth 12.000 forca; i binte se raporti I forcave ishte 1:12; 1 ushtar ne e 12 ishin të palës armike.
III. Nga lufta mbrojtëse te lufta guerile: vendimi strategjik që ndryshoi rrjedhën e luftës
Atë ditë, në mbledhjen e Shtabit, ne kishim diskutuar edhe lidhur me atë se çfarë strategjie do të ndiqnim ne. Deri tashti UÇK-ja kishte bërë pothuajse luftë mbrojtëse; priste sulmet serbe për ët mbrojtur popullsinë; shumë pak sulme të natyrës guerile. Miërpo kjo strategji në vitin 1998 na solli katastrofën, na solli shpartallimin. Por, pse e kishte ndjekur UÇK-ja këtë strategji? Këtë lloj strategjie e kishte shpjeguar në një intervistë dhënë Blerim Shalës, anëtari i SHP, Xhavit Haliti. Ne kishim vepruar kështu që ët hedhim disa armë dhe të marrim mbështetje ndërkombëtare. Miërpo kjo lloj strategjie nuk bënte punë më.
Prandaj duhej ndryshuar strategjia e veprimeve tona ushtarake. Dhe atë ditë ne kemi debatuar ashpër. Madje Bislimi dhe unë kemi qenë për të kaluar plotësisht në luftën guerile, duke përdor një strategji të tërthortë. Cila qe strategjia e tërthortë që ne pranuam atë ditë? Atje ku armiku është I fuqishëm, ne ët tërhiqemi, ndërkaq atje ku ai është I dobët, të sulmojmë. Dhe kjo strategji e shpëtoi UÇK-në.
Menjëheër sa mbaroi mbledhja, u përpilua udhëri luftarak dhe ia dërguam me faks të gjitha Zonave Operative. Deri në fillimin e errësimit, të vazhdojë lufta mbrojtëse, të largohet popullsia në zona të sigurta, që të mos bëhen msakra nga serbët; me fillimin e errësimit, të fillojë gradualisht shkëputja e kontaktit mes forcave serbe, të kalohet në shpinë të forcave serbe – the të bëhet riorganizimi me toga, me skuadra, me kompani dhe mundësisht me batalione dhe ët fillojnë sulmet guerile kundër forcave serbe.
Pasi mbaroi edhe ky veprim – shpërndarja e urdhërit të gjitha zonave operative, u mblodhë prap Shtabi I Përgjithshëm dhe me iniciativën e Bislimit, vendosëm: Tashti ne duhet të ndahemi.
Sadri Ramabaja: Kjo ishte data…?
Dilaver Goxhaj: Ishte data 20 mars 1999.
U ndamë pjesëtarët e SHP se ku do të vendoset, se cili, në cilën zonë. Bislimi më mori edhe mua dhe bashkë vajtëm në Zonën e Pashtrikut.
Andrea Myller: Bislim çfarë potence kishte vërtetë atëbotë UÇK-ja, guerilja juaj?
Bislim Zyrapi: Dilaveri e shpjegoi shumë mirë atë ndryshim të domososhëm strategjik. U përcaktuam për luftë guerile të tërthortë. Por kishim edh enjë pjesë të luftës frontale. Luftë frontale qemë detyruar të ushtrojmë, aty ku kishim të koncentruar strehimin e popullsisë civile.
Pse u përqëndruam në zonën e Berishës, sepse aty kemi pasur afër 150.000 civil. Prandaj aty vajta edh eunë dhe koncentruam edhe forcat kryesore të UÇK-së.
Zona e Drenicës ka qenë pothuajse e boshatisur – disa prej tyre ishin koncentruar në Çiçavicë, do në Berishë etj.
Edhe në Zonën e Pashtrikut kishim të koncentruar popullsi civile nga rajone të ndryshme dhe të qyteteve si Suharekë, Prizren, Malishevë…një pjesë edhe nga Rahoveci. Pra të gjithë këta ishin të koncentruar në Berishë. Madje aty kishte popullsi civile edh ena pjesë të Shtimjes, Drenasit…
Pastaj forcat tona guerile kaluan në prapavijë të forcave serbe. Luftimet për ne tashti ishin më të lehta, meqë nuk kishte popullatë civile ndaj ët cilëve forcat serbe mund të hakmerreshin.
Patëm lëshuar urdhërin që të luftohet deri te ushtari I fundit për të mbrojtur popullsinë.
IV. Mbrojtja e popullsisë civile: beteja e Pashtrikut dhe përqendrimi në Berishë
Andrea Myller: Ne kemi vajtur mirë në thellësi të historisë, por më mungojnë detajet që kanë të bëjnë me Rambujenë. I rikthehemi edhe asaj, pasi ta përmbyllim këtë pjesë.
Ju folët për qëllimin kryesor që kishte atëherë UÇK-ja, mbrojtjen e popullsisë, por ne kemi mësuar edhe leksionin që flet se UÇK-ja ishte armata tokësore e NATO-s.
Bislim Zyrapi: Kur fola për strategjinë e re, kisha parasysh faktin se ne u detyruam të ndryshonim atë, meqë u krijuan edhe rrethanat, sidomos në territore që tashmë ishte detyruar të largohej popullsia dhe për ne paraqiste mundësi për ushtrimin e aktivitetit gueril.
Dilaver Goxhaj: Shefi e tha bukur. Ne pjesërisht u detyruam të bënim luftë mbrojtëse në rajonet ku u strehua popullsia civile. Ajo, pra popullsia civile, Ia besoj këtë mision UÇK, prandaj ne kishim obligim moral.
Pse kaluam ne në atë strategji – në strategjinë e tërthortë?
Ku ishin edhe sulmi edhe mbrojtja.
Mos të harrojmë faktin, që e theksova më heret, ishin 11 brigada të motorizuara dhe të bliduara serbe që ishin hedhur në fushëbetejë, Territori i Kosoëvs, me shumë pak përjashtime, është tepër i përshtatshëm për përdorimin e mjeteve të blinduara. Edhe në malet që ne I quajmë male në Kosovë, ato janë de fakto kodra. Dhe vetëm me biçikletë nuk do të mund të shkosh, se me motor shkon. Ne na duhej tashti të ishim ushtri e lëvizshme. Kjo tktikë që përdorëm ne, quhet lufta e vogël. Lufta e vogël është luftë sulmuese, nuk është luftë mbrojtëse.
Mos të harrojmë edhe një gjë tjeëtr, që fshatrat e Kosovës, janë fshatra kryesisht fushore. Shtëpitë janë zjarrëqëndruese, por nuk janë të përshtatshme për të bërë luftë mbrojtëse, sepse janë shumë larg njëra nga tjetra.
Në zbatim të kësaj strategjie ne vendosëm të krijojmë detashmente të veçanta divesioniste. Në çdo batalion u krijuan këto detashmente. Gradualisht filluan të krijoheshin edhe kompani. Për t’i sulmuar forcat serbe, ku ato ishin përqëndruar.
Dhe ç’bëmë? Nëpër fshatra zabtuam sulme sipas tatikës: godit dhe tërhiqu os emë saktë si themi ne: godit si rrufeja e zhduku si era.
Këtë strategji filluam të përdornim ne. Prandaj thuhet se lufta e vogël është luftë që nuk shuhet kurrë.
Ndërkaq Operacioni serb PATKOI kishte një strategji: atë të fshirjes. Ata kishin për qëllim ta fshinin Kosovën edhe nga ushtarët edhe nga populli. Ta pastronin atë etnikisht. Qëllimi: të vihej opinioni ndërkombëtar para një fakti të kryer: këtu s’ka shqiptarë, këtu s’ka ushtri, prandaj Koosva është pjesë e Serbisë!
Bislim Zyrapi: …Tokë e djegur.
Dilaver Goxhaj: Duke ndryshuar në strategji ne, duke kaluar në luftë guerile apo lufta e vogël, si quhet ndryshe, sepse kishim edhe luftime mbrojtëse, edhe sulme, edhe prita, atëherë ne e bëmë që operacioni fshirës të dështojë. Nuk fshihej, nuk spastrohej më dot, territori i Kosoëvs. Sepse nuk e lamë ne Serbinë që t’i kishte kompakte forcat e saj. Sepse kudo I dolëm në shpinë. Duke I dalë në shpinë armikut, ai u detyrua diku-diku, të ndalojë fshirjen e popullsisë dhe detyrohej të mbrohej nga ne. Natyrisht filloi edhe ët kishte humbje. Dhe atëheër kur ushtria gjakoset, fillon e bie edhe morali.
Mos të harrojmë edh enjë gjë tjetër: ushtari serb ishte ushtar pushtues, ai nuk kishte motiv pse të luftonte në Kosovë. Prandaj në çdo sulm që bënin, tërhiqeshin. E qartë, nuk donin të pësnin humbje.
Këtë e vumë re edhe tek aviacioni I NATOs. Nuk u ulën kurrë nën 6000 m, nën 5000 m. Pse? Sepse ata mbronin pilotin. Donin tëmos kishin humbje në njerëz. Dhe mos të harrojmë edhe një gjë tjeëtr, që NATO luftoi me aviacion, na ndihmoi në mënyrë të jashtëzakonshme, por armik në kuptimin profesional, nuk pat, sepse nuk pati armik kundërshtar.
Pra gjakun, më të shtrenjtën në jeët, në lufëtn për çlirimin e Kosovës, e pagoi UÇK-ja dhe populli I saj, nuk e pagoi asnjë ushtri tjetër.
Me këtë strategji ne bëmë që të thyhet ky operacion.
Bislimi më mori me vete, edhe drejtorin për çështje juridike, e vajtëm në Zonën e Pashtrikut,
Sadri Ramabaja: Drejtor për çështje juridike ishte Sokol Dobruna?
Dilaver Goxhaj: Po, Sokol DOBRUNA.
V. Shpërthimi i rrethimit në Berishë: një operacion vendimtar për mbijetesën e UÇK-së
Dilaver Goxhaj: Vajtëm në Zonën e Pashtrikut. Pse pikërisht në Zonën e Pashtrikut? Sepse në këtë zonë na ishte mbledhur popullsi shumë e madhe, nga pothuajse të gjitha qytetet e jugut, përjashtuar Gjakovën.
Edhe një pjesë e Ferizajit kishte ardhur në Jezerc.
Duke udhëtuar me xhip bashkë me Bislimin, shkonim nga Berisha për Pagarushë, kemi debatuar gjatë bashkë.
Mor Bislim çfarë do bëjmë, ia pata parashtruar një pyetje në qaste hamendësimi.
Ne këtu do të bëjmë luftë mbrojtëse, më tha ai prerë. Këtu kemi të grumbulluar një numër kaq të madhë të popullsisë. Prandaj u përcaktova që ne të vijmë këtu.
Të tjerëve ju dhamë urdhër të kalojnë në luftime guerile. Ndërkaq ne këtu do të detyrohemi të bëjmë luftë mbrojtëse.
Aty ku shkuam organizuam SKIFTERAT, si i quajtum ne disa trupa që do të kishin mision për të sulmuar armikun në shpinë.
Ajo luftë vazhdoi 12 ditë.
Kjo Zonë Operative kishte 3000 luftëtar, që përballeshin me brigadën 549 të motorizuar të Prizrenit, që kishte 12.000 trupa.
Ne detyroheshim të kalonim çdo ditë nga një fshat në tjetrin.
Në një qast u mblodhëm dhe vendosëm të tërhiqeshim.
Pati një diskutim mes komandantëve, sepse tërheqjen e quanin turp, por e argumentuam se tërheqja me luftime është vendimi më i vështirë, sepse ne u përcaktuam për tërheqje dhe mbrojtje njëkohësisht, duke i dhënë goditje kundërsulmi armikut të një pas njëshme.
Kështu u tërhoqëm në malet e Berishës.
Bashkë me ne u tërhoq edhe popullsia.
E kaluam lumin dhe u mblodhëm në Berishë.
Më 31 mars 1999 gjithë ushtria e Zonës Operative të Pashtrikut erdhi në Berishë.
Malin e Berishës e mbronte vetëm një brigadë, ajo 121. Kjo brigadë mbronte institucionet kryesore të luftës: Shtabin e Përgjithshëm, Radion Kosova e Lirë, Agjensinë Kosovapress dhe më pas kur në Koosëv erdhi Qeveria e Përkohshme e Kosovës, mronte edhe atë.
Pra të gjitha institucionet i mbronte kjo brigadë.
Në këtë zonë erdhën edhe brigada tjera që ishin tërhequr nga terrene tjera, si dy brigada nga Drenica etj.
Në Drenicë Operacioni Patkoi u tregua i sukseshëm, sepse atje ata përqëndruan gjithë forcat në mëngjesin e datës 20 mars.
Prandaj forcat tona qenë detruar të tërhiqeshin dhe erdhën edhe ata në Berishë.
Më datën 31 mars 1999 në Berishë kishim 6 brigada të UÇK-së. Atë natë ne vazhduam me diskutimin se çfarë do të bëjmë. Do kalojmë në luftë mbrojtëse?
Për këtë në SHP kemi debatuar rreth 2 orë. Aty ishin pjesë e SHP Bislimi, Drini dhe unë, të tjerët ishin komandant të briadave që ishin tashmë në Berishë.
Këtë trup e quajtëm Këshilli i Luftës. De fakto, ky qe Këshill Lufte.Pas një debati të gjatë, ne arritëm te konkluzioni se ne sonte do të shpërthenim rrethimin. Po nuk e shpërthyem dot rrethimin, atëherë nesër nuk ka UÇK e as SHP.
Të tjerët po merreshin me organizimin e mbrojtjes.
Atë natë u vendos që të shpërthehej rrethimi.
Shfrytëzuam errësirën. Kohën e keqe; binte shi pa pushim, rrëke e herë-herë edhe dëborë.
Ne do të kalonim pa luftë!
Si do të kalojmë pa luftë, shtrohej pyetja e ligjshme nga anëtarët e Këshillit të Lufëtsës.
Shumë e thjeshët, pohova unë. Serbët janë bindur tashmë se ne jemi në tërheqje. Ata janë të bindur se ne do të bëjmë vetëm mbrojtje. Dhe ata do të ndalojnë.
Një pjesë të popullsisë e angazhuam të hapnin trashe për mbrojtje.
Palën serbe e zuri gjumi të ngujuar në tanke.
Ne shfrytëzuam mungesën e vigjilencës së tyre, por edhe euforinë që i kishte kapluar. Me Bislimin u menduam gjatë se si ta mashtrojmë kundërshtarin.
Bislimi propozoi që të organizojmë sulme, respektivisht sulme të rrejshme për të depërtuar në zona të ndryshme, por jo në drejtimin ku do të kalonim vijën e frontit dhe do të çanim rrethimin.
Dhe u vendos që në drejtim të Arllatit ne të organizonim disa sulme. Po Arllati ishte shumë larg vijës ku ne po planifikonim të kalonim vijën e frontit.
Vija e frontot andej nga vija prej nga ne u tërhoqëm, do të kalonim lumin Mirushë dhe do të hynim në Qafë të Nishanit e do të kalonim në Pagarushë. Ndërkaq brigadat që kishin ardhur nga Drenica do të organizonin vijën mbrojtëse. Pesë brigadat tjera, 2000 ushtarë, do të kalonin vijën e frontit. Vija e frontit do të kalohej në 5-6 kolona. Klaimi do të bëhej me kompani dhe me batalione.
Në fshehtësi të plotë, nëpërmejet tankeve serbe, duke shfrytëzuar errësirën, shiun e rrëmbyeshëm dhe apatin e kundërshtarit. Ata në fakt ia kishin futur gjumit. Dhe kaluam kështu të 2000 forcat matanë.
U vendos që me të kaluar lumin, ajo zonë ishte dushkajë, pra komplet e maskuar.
Tasmë i kishim hapur trashetë, ishim të mbrojtur, njerëzit ishin në tokë… Ndërkaq në anën që lamë, kishim hapur trashetë shtesë më heret. Edhe ato do të shfrytëzoheshin në rast luftimesh. Prandaj debati për këtë plan zgjati rreth dy orë.
Ne nuk dinim se çfarë do t’na ndodhte me forcat që do të kalonim në anën tjetër. Prandaj i kërkuam logjistikës, Idriz Hysenit, që çdo ushtarë të merrte armatim me tri komplete luftarake, një komplet kishte 150 fishekë, tre komplete kishin 450 fishekë. Dhe t’ju ipnin ushqim për 24 orë.
Kjo na vonoi paksa për kapërcimin e vijës së frontit. Pasi u organizua gjithë kjo parapërgaditje, meqë debati fillloi në ora 20.00 dhe ka mbaruar diku rreth mesit të natës, pra në ora 24.00; në këtë kohë, filloi organizimi i kalimit ët frontit.
Ky proces na zgjati rreth 3-4 orë. Në ora 04.30 forcat tona kaluan lumin dhe u pozicionuan në anën tjetër dhe menjëherë filluan sulmin. Në momentin që do të hapnin zjarrë ata, menjëherër do të hapnin zjarrë edhe forcat e dy brigadave në anën ku ishin në pozicion rrethimi.
Të gjithë municionin që kishim ua shpërndamë ushtarëve. Qëllimi ishte që zjarri të ishte masiv.
Zjarri shpërtheu nga qielli e nga toka. Serbët u gjetën para një befasie të jashtëzakonshme dhe përjetua panik të plotë.
Në këto momente në ndihmë na erdhi edhe qielli! Binin edhe rrufe!
Serbët u gjetën mes zjarresh: atyre u vinte zjarri nga përpara, nga mbrapa po edhe nga qielli. Dhe pas gjysmë ore ata filluan të qëllonin me artileri, se vetëm artileri kishin tashti. Ne paraprakisht nga ora 24.00 e deri në ora 02.00, Bislimi kaloi nga Arllati dhe organizoi sulme nga ajo anë, respektivisht kuazisulme me ato forca që kishim në Arllat.
Serbët i hoqën edhe rojet dhe i futën në tankse. Kështu që na u boshatis vija e kalimit. Tashi serbët u detyruan të tërhiqeshin. Të trembur tej mase.
Kjo taktikë u përdorë gjatë gjithë kohës, kështu u hap rrethimi. Serbët ikën në drejtim të Malishevës dhe në atë të Duhlës. Ikën në këto dy drejtime.
Pas një ore filloi edhe popullsia të largohej më në thellësi.
Ky ishte shpërthimi më i madhë që kishim përjetuar.
Sadri Ramabaja: Shumë faliminderit Dilaver për këtë rrëfim tejet rrënqethës ndërlidhur me këtë moment historik që kishte të bënte me mbijetesën e UÇK-së.
Rrëfimi yt për këtë pjesë të historisë së UÇK-së jam i bindur se do të mund të shfrytëzohet në të ardhmen jo të largët, si pjesë e një skenari filmi! Nuk të ndërpreva, se më interesonte ta dëgjoja rrëfimin deri në fund dhe pa ndërhyrje.
Andrea Myller: Tashti po kalojmë në një nivel tjetër të bashkëbisedimit.
Sa kohë keni, meqë bateritë janë hargjuar dhe duhet t’i ngarkojmë.
Bjmë një pauzë prj një ore, ose më pak, si doni…?
Atëherë dua t’ju ftoj të shkojmë për drekë.
![UÇK-JA NGA BRENDA: MES IDEALIT TË LIRISË DHE BETEJËS PËR PUSHTET [6]](https://ishgj.org/wp-content/uploads/2026/11/Keshilli-i-Luftes-1024x683.png)