Nga Prof. Asoc. Dr. Lisen Bashkurti
Prej më shumë se një dekadë po punoj per te bere studimin monografik shkencor “Diplomacia Hibride versus Diplomacisë Klasike”: Drejt Rendit te Ri Boteror. Eshte nje studim sa diakronik aq dhe dioptrik, sa analitik aq dhe krahasues, sa empirik aq dhe kualitativ. Eshte vete lenda studimore dhe pyetja kryesore kerkimore qe eshte ne qender te ketij studimi, qe diktojne nje metodologji te tille shkencore komplekse.
Vite me pare kam pase botuar librin DIPLOMACIA-Bazat Teorike”. Ne ate monografi kam studiuar ne thellesi dhe gjeresi diplomacine klasike, nga lindja, ndryshimi dhe zhvillimi i saj nder shekuj, deri ne konturimin e plote te bazave te diplomacise klasike. Studimi I diplomacise klasike dhe botimi I kesaj monografie kane qene parakusht per mua, kane qene nji domosdoshmeri, mbi themelet shkencore te te ciles do te ndermarr tani studimin mo ografik DIPLOMACIA HIBRIDE versus DIPLOMACINE KLASIKE…”
Keto dy monografi shkencore mbi diplomacine do te qendrojne si dy pjese te nje te tere, ose si dy kapituj te nje libri te vetem. Them keshtu sepse, ndonese diplomacia hibride eshte diplomaci e re qe po lind ne tranzicionin drejt rendit te ri boteror, serish ajo nuk eshte mohim I plote I bazave te diplomacise klasike.
Diplomacia hibride mbeshtetet ne themelet e diplomacise klasike dhe ngrihet mbi te si reflektim i pasur, dinamik, kompleks i vete tranzicionit tejet te veshtire, plot paparashikueshmeri te kalimit nga rendi i kaluar, respektivisht Lufta e Ftohte tek rendi i ri, qe vijon te jete ne transition transformativ te jashtezakonshem.
Duke qene nje instrument politik, ekonomik, sigurie, informacioni, teknologjie, konspirativ dhe publik, diplomacia ekziston e nderfutur ne cdo fushe te jetes inividuale, grupacioni, entiteti lokal, nacional, regional dhe global. Diplomacia eshte e pranishme ne te gjitha krizat, konfliktet, luftrat, betejat e sfidat bashkekohore. Ajo mplekset me element qe burojne e prodhojne keto kriza, beteja e sfida, adopton brenda saj dhe perdor elemente te rinj te huazuara nga keto dinamika.
Ne kete tranzicion diplomacia hibridizohet, por deri ne ate mase sa te mos e humbase substancen e rolit dhe misionit te saj qe jane perdorimi I dialogut, bisedimeve dhe negociatave per parandalimin e krizave, e kur ato shperthejne, menaxhimin e tyre, deri ne zgjidhjen e adresimin e postkrizave, apo sic quhet me terma diplomatike, menaxhimin e paqes, stabilitetit e zhvillimit.
Hibridizimi i diplomacise ka pase ndodhur pjeserisht ne cdo faze tranzicioni te rendeve nderkombetare. Por, ndryshe nga tranzicionet e rendeve te kaluara, tranzicioni drejt rendit te ri bashkekohor duket te jete tejet i zgjatur, kompleks dhe dinamik qe e bejne ate te mos ngjase, ose te ngjase fare pak e pjeserisht me tranzicionet e rendeve te kaluara.
Per keto arsye hibridizimi i diplomacise tanime po ndodh me nje shpejtesi, me larmi, dinamike dhe dimensione transformuese thuajse rrenjesore te vete diplomacise. Keshtu mpleksen ne menyre te pashqitshme diplomacia dhe fuqia, diplomacia dhe strategjia, diplomacia dhe armet nukleare, diplomacia dhe dronet.
Nderthurren diplomacia dhe inteligjencia, konspiracioni dhe transparenca, fshehtesia dhe publiciteti, harmonizohet diplomacia dhe komunikimi, permes mediave konvencionale dhe alternative, IT dhe AI ku diplomacia zhdervjelltesohet e komplikohet se tepermi.
Ndervepron diplomacia dhe konkurrueshmeria ekonomike, biznesore, industriale e tregetare, duke u bere diplomaci aplikative me sanksione e tarifa imponueses tejet ndikuese dhe dinamike. Diplomacia ekonomike, tregetare, biznesore dhe teknologjike po ridimensionohet shume shpejte.
Kemi edhe shfaqjen e diplomacise penale nacionale dhe nderkombetare, nga imponohen edhe sanksionime individuale, lideresh, grupacionesh dhe shtetesh, si instrumenta te se drejtes por, diplomatikisht edhe si mjete presioni, shantazhi, koncesioni, kompromisesh dhe balancimi.
Se fundi po shfaqet gjithashtu diplomacia e terrorit dhe terrorizmit, e semundjeve ngjitese dhe viruseve globale, ambjentale, natyrore e deri te e drogave dhe e trafiqeve te paligjshme. Ne keto tere aspekte diplomacia hibride veshtiresohet e sofistikohet tej mase, duke u pasuruar me elemente qe nuk i ka njohur me pare.
Sikunder e parashtruam me lart, studimi im DIPLOMACIA HIBRIDE versus DOPLOMACINE KLASIKE…” perben nje sipermarrje sfidante shkencore, por me rendesi dhe dobi te jashtezakonshme per studiuesit, akademiket, politikanet dhe diplomatet, e per vete karakterit hibrid te kesaj diplomacie, edhe per shume fusha te jetes dhe te veprimtarise njerezore.
Diplomacia hibride do te diktoje ndryshime serioze nga currikulat akademike universitare deri tek ndryshimet institucionale dhe strukturore te sherbimeve diplomatike te shteteve, entiteteve dhe organizatave nderkombetare.
Tiranë, 18 shtator 2026
