Nga Gjeneral Piro Ahmetaj
Paraprakisht, dëshiroj t’ju bashkohem urimeve të Shqiptarëve: ‘Gëzuar 114 vjetorin e pavarësisë si he 82 vjetorin e çlirimit nga nazi-fashistët. Ndërsa përtej luftës turpëruese për datat 28 apo 29, gjatë 35 viteve të fundit, përsëris edhe më fortë: përuljen për dëshmore/ët e flijuar për pavarësi si dhe nderimin për luftëtarët e një gjenerate patriotësh që pa dallim feje, bindjesh politike dhe krahine j’u bashkuan fitimtarëve të koalicionit anti-fashist në Luftën e II–të botërore!
Thënë këtë, na duhet ta pranojmë fisnikërisht se për 47 vjet (44 -91) ndasitë biografike prodhuan ndasi me pasoja makabre mbi shqiptarët, ndërsa mbetet edhe me e shëmtuar 35-vjet përleshje staliniste për datën e çlirimit nga nazi-fashistët, 28 apo 29 Nëntor !
Pyetja mbetet fare e thjeshtë: për axhendën/interesat e kujt (?) riciklohet kjo hipokrizi çdo fund nëntori (?!). Përgjigja është e sigurt: përleshjet, ashtu si dhe përkulja deri në kërbishtje dhe kurorat/rutinën bolshevike në varrezat e dëshmorëve, nuk i’u kanë shërbyer as shqiptarëve dhe as interesave kombëtare. Në të kundërt, 35 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist është provuar për këdo (përjashto mitomane dhe të sëmurët fatëkeq) që: beteja si e Stalingradit për datën e çlirimit, nuk ka të bëjë fare me nderimin e gjakut të dëshmorëve dhe as me sakrificat e Shqiptarëve!
Në të kundërt, ky teatër i neveritur, j’u ka shërbyer vetëm interesave të një sekti-politikanësh me kullaro demokratike, ose siç i quan i ndjeri Arben Duka: kopeje e hajdutëve, gjysma ngjyrë Blu, gjysma e Kuqe, të cilët për 35 vjet, mbasi hipotekuan Partitë, i’u vodhën Shqiptarëve votat, pronat si dhe ardhmërinë Euroatlantike, si dhe ushqyer ushtrinë e militanteve të verbër, me vetëm një qëllim: për ta mbajtur apo marrë me çdo çmim, qofte edhe me gjak pushtetin!
Ndaj e përsëris, aq sa i merituar nderimi që mbart kjo ngjarje, po aq turpëruese mbetet beteja mes të gjallëve: kryesisht për pronarët e partive, shtetarët kusarë dhe sekserëve rrotull pushtetit. Kjo në fakt, ngjet si mallkim, ose siç e definon i mirënjohuri Besnik Mustafai: “në mëni (për të luftuar) mes njëni tjetrit”!
II. Pesë të vërteta të gjithëpranuara, të cilat përtej ndasive staliniste, shpresoj t’i përbashkojnë shqiptartët rreth datës së çlirimit nga nazifashitët:
E vërteta nr. 1: përtej delireve bollshevike për orën dhe numurin e këpucëve të nazistit që u largua i fundit nga Hani i Hotit: çlirimi i Republikës së Shqipërisë nga nazi-fashistët mbetet një ngjarje e lavdishme kombëtare, pasi përpos blerave të tjera: Shqipëria e vogël, u rreshtua në koalicionin e madh të fitimtarëve.
E vërteta nr.2: Zgjimi i vetëdijes kombëtare mbi ekzagjerimet Enveriste të LANÇ, çka do të shërbente edhe si falje/pendesë njerëzore për vrasjet barbare si dhe burgosjet e jo vetëm kundërshtarëve politik të regjimit por edhe mijra bashkëluftëtarëve.
Më konkretisht, a nuk do të ishte shumë cinike të mos përulemi me të njëjtin nderim edhe para antifashistes Mysine Kokalarit, elitave kombetare si dhe mijëra shqiptarëve që dhanë jetën, pasurinë dhe gjithçka për çlirimin dhe orientimin perëndimor; por që u vranë dhe persekutuan edhe me brutalisht nga regjimi i pas Nëntorit 1944-1991 ?! Pa pranuar këtë të vërtetë, pa kërkuar falje shtetërore dhe pendesë njerëzore për mijëra krimet, burgosjet, internimet, etj, pajtimi kombëtar “mes vedit ose shoshoqit” jo vetëm për datën e çlirimit nga nazi-fashistët do vijojë të mbetet mision i i pamundur.
E vërteta nr. 3: vendet e vogla si Shqipëria, do vijojnë ta kenë të pamundur të vetë-përcaktojnë fatet gjeopolitike të tyre! Si e tillë, edhe çlirimi nga nazi-fashistët dhe rreshtimi në kampin lindor: “as i mitizon, as i shfajëson aktorët politik të kohës”. Kështuqë përtej patriotëve sarahosh, do duhet të pranohet urtësisht që kontributi i Shqipërisë ishte modest në fitoren e madhe të luftës së II-të botërore, pasi gjithësesi Shqipëria do ishte çliruar “jo më vonë se 8 Maji 1945”, apo Jo ?!
E vërteta nr. 4: bazuar në arkivat shtetërore, deri në 1947, 28 nëntori është festuar zyrtarisht edhe si datë e çlirimit nga nazifashistët. Sipas arkivave, konfirmohet edhe nga vetë Enver Hoxha, citoj: “28 Nëntori, dita e flamurit u bë dy herë e shenjtë”! Kështu duke e njehësuar me festën e çlirimit të Federatës Jugosllavisë, 29 nëndori mbetet edhe si një damkë/provë e vasalitetit të diktatorit Hoxha ndaj Marshallit Tito!
E vërteta nr.5: mbas viteve 1990, në Poloni dhe shumicën e vendeve lindore, u aplikua dënimi për krime kundër njërëzimit ndaj “udhëheqësve suprem, anëtarëve të Byrosë Politike dhe Sigurimit kriminal të Shtetit”. Ndërsa modeli qesharak i RSh duke dënuar “për kafe” aktorët/autorët e një ndërmarrje kriminale, ndërsa duke emeruar si funksionarë të lartë shtetërorë, deputet, ministra, ish-Hetues, Spiunë të regjimit gjakatar, kusare apo seksere pa emer dhe pa integritet: “mbetet gjithësesi një thik në shpinën e aspiratave demokratike, për të cilat u ngritën Shqipatarët e rraskapitur në 1991”!
III. Duke shpresuar që pesë të vërtetat e mësipërme mund të shërbejne si themele të konsensusit të gjerë, si datë zyrtare e çlirimit nga nazi-fashistët do të ri-sugjeroja një nga 3 opsionet/datat në vijim:
“Opsioni parë”: data 28 Nëntor, pra bashkuar si vlera komplementare me 2 ngjarjet madhore (pavarësinë dhe çlirimin nga fashistët)! “Opsioni dytë”: 17 Nëntor, çlirimi i Tiranës, pasi me definicionin: “data zyrtare e çlirimit, data kur në kryeqytet ështē ulur flamuri i pushtuesit”! “Opsioni i tretë”: 8 Maj, ose bashkimi me fitoren e koalicion të fitimtarëve (8 Maj 1945), datë që e festojnë edhe shumica e 32 vendeve të NATO-s!
Besoj fortë se secila nga këto 3 opsione do ishte jo vetëm një zgjidhje e mënçur/munguar për 84 (47+35) vjet, por dhe do të shërbente si “ilaç për të mjekuar plagët e luftës kriminale të klasave” pasi do të mbillte kohezion kombëtar, konsensus të gjerë mes politikanëve të gjeneratës së Re si dhe do të kontribuonte për pajtim, pra jo vetëm rreth datës çlirimin por edhe ardhmërisë euratlntike të Shqiptareve.
Me këtë rast, përsëris mirënjohjen për ushtarakët, punonjësilve të policisë, emergjencave civile, si dhe kujdo të angazhuar, që vijojnë të sakrifikojnë për mbrojtjen e sovranitetit, për sigurinë e jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve; zhvillimin e interesave kombëtare si dhe promovimin e vlerave Euroatlantike.
Së fundmi, me duhet ta qartësoj se sa gjetjet e këtij opinioni, ashtu si dhe në qindra produktet strategjike të publikuara, nuk po bëj analistin e gjithëditur, as pronarin e të vërtetës shteruese. Gjithësesi shpresoj të kontribuojnë, për të “zgjuar vetëdijen Kombëtare mbi të vërtetat, vlerat, sfidat dhe interesat që i përbashkojnë Shqiptarët”!
* Autori: Gjeneral Piro Ahmetaj: Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare, Ballkanit si dhe marrëdhëniet me ShBA/NATO; Ish: zv/ShShP, Këshilltar i Presidentit si dhe Themelues i Përfaqësisë së RSh në SHAPE/NATO.
