E enjte, 03 shtator 2026
Një dron rus duhej të shpërthente një avion ukrainas në aeroportin e Leipzig-ut. Shkrepësi dështoi, por hetimi jo: gjurma çoi drejt Serbisë. Dhe tani shërbimet evropiane po thonë atë që Beogradi dëshiron më së paku ta dëgjojë: Serbia po bëhet një vatër (hotspot) e sabotimeve ruse nëpër Evropë.
Mund të ishte dukur kështu: Një Antonov ukrainas i parkuar në aeroportin Leipzig/Halle, me rezervuarët plot me karburant, dhe drejt krahut të tij, fluturon një dron i modifikuar me rreth 600 gramë Semtex të paketuar në një meze metalike. Droni godet krahun e avionit, por shkrepësi dështon. Po të kishte shpërthyer eksplozivi, sot ndoshta nuk do të flisnim për “tentativë sabotimi”, por për një nga sulmet më serioze ruse në territorin e Gjermanisë që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës.
Çfarë ndodhi?
Pikërisht kjo ndodhi më 4 gusht. Droni ishte i pajisur me një bateri shtesë, kamerë, ruter 5G, dy karta SIM dhe një sistem që mundësonte telekomandimin përmes rrjetit celular. Në një pemë pranë, hetuesit gjetën një antenë për përforcimin e sinjalit. Caku ishte një avion mallrash ukrainas që vetëm një ditë më parë kishte transportuar ndihmë ushtarake dhe municion, ndërsa Leipzig/Halle përfaqëson një nga nyjet e rëndësishme logjistike evropiane për mbështetjen e Ukrainës. Qeveria gjermane, pas hetimit, njoftoi publikisht se gjurmët çojnë te njerëz që kanë vepruar me urdhër të strukturave shtetërore ruse.
Aty hetimi u drejtua nga Serbia
Policia e Serbisë, që më 11 qershor, në afërsi të kufirit me Hungarinë, kishte ndaluar dy makina që lëviznin drejt Bashkimit Evropian. Në to ndodheshin Danilo B., një person me shtetësi serbe dhe ruse, dhe shtetasi i Serbisë Slobodan D. Në njërin automjet u gjetën pjesë të një droni të modifikuar dhe mekamizma drejtues, ndërsa në tjetrin meze metalike të mbushura me eksploziv, të fshehura në një ndarje të posaçme. Për hetuesit gjermanë veçanërisht interesante ishte ndërtimi pothuajse identik i pajisjes shpërthyese: Semtex në meze metalike. Një nga të dyshuarit për vetë operacionin, pas tij u arratis drejt Rusisë përmes Serbisë dhe Stambollit. Shërbimet evropiane të inteligjencës, sipas raportimeve të medieve gjermane, për këtë arsye po e përshkruajnë Serbinë me një shprehje që tingëllon mjaft frikshëm: vatër e sabotimeve ruse në Evropë.
Dhe këtu faktikisht fillon pjesa më e rëndësishme e tregimit.
Si filloi?
Sepse Serbia nuk u zgjua këtë mëngjes si një hapësirë e përshtatshme për operacionet ruse.
Me vite është ndërtuar infrastruktura politike, mediatike, e sigurisë dhe kulturore në të cilën Rusia është paraqitur si mbrojtëse, Vladimir Putini si një car pothuajse mitik ortodoks, Perëndimi si armik i pashmangshëm, kurse agresioni kundër Ukrainës si një qërim hesapesh i arsyetuar me rendin e NATO-s. Në një ambient të tillë, operuesi rus nuk vjen në një territor armiqësor. Ai vjen mes njerëzve të cilëve paraprakisht u është shpjeguar se lufta e tij është edhe lufta e tyre.
Der Spiegel: Dron shpërthyes në Leipzig dhe Serbi si Qendër për Rekrutim Sabotimi Rus
3 Shtator 2026
Sulmi i dështuar me dron në Aeroportin e Leipzigut në fillim të gushtit mund të jetë i lidhur edhe me rastet e dronëve dhe eksplozivëve të gjetur në Serbi, raporton revista javore gjermane Der Spiegel…
Më herët këtë javë, qeveria gjermane identifikoi përfundimisht Rusinë si ideatoren e sulmit të dështuar ndaj një aeroplani mallrash ukrainas të ngarkuar me municione në aeroportin Leipzig/Halle në fillim të gushtit…
Si kundërmasë, Gjermania mbylli konsullatën ruse në Bon dhe të ashtuquajturën Shtëpi Ruse, ish-qendra kulturore sovjetike në Berlin. Kremlini, i cili mohon çdo lidhje me incidentin e Leipzigut, më pas mbylli Institutin Goethe në Moskë dhe konsullatën gjermane në Shën Petersburg.
Kujtojmë Wagner-in
Aty nga viti 2023, Aleksandar Vuçiq i kërkoi publikisht Rusisë të ndërpresë rekrutimin e qytetarëve të Serbisë për Wagner-in, pasi faqet dhe rrjetet sociale ruse në gjuhën serbe publikonin thirrje për vullnetarë. Vullnetarët serbë kanë luftuar në krah të forcave proruse në Ukrainë që në vitet 2014 dhe 2015.
Prandaj, një njeri nga Serbia i gatshëm të vërë jetën e tij në shërbim të luftës ruse, prej kohësh nuk është më një kategori teorike.
Shtojini kësaj Qendrën Humanitare Ruso-Serbe në Nish, të hapur në vitin 2012, rreth së cilës prej vitesh zhvillohen debate mbi natyrën e pranisë ruse dhe aktivitetet e mundshme të inteligjencës. Formalisht bëhet fjalë për një qendër për reagim në situata emergjente. Roli i saj i vërtetë prej vitesh nxit dyshime dhe polemika, përfshirë edhe vetë Serbinë.
Shtojini propagandën e Wagner-it. Shtojini mediat ruse në gjuhën serbe. Shtojini elitën politike që prej një dekade e gjysmë përpiqet të ulet në karrigen evropiane, ndërsa emocionalisht, me propagandë dhe siguri ushqen “botën ruse”. Shtojini një shoqëri ku bluzat me figurën e Putinit shiten si suvenirë patriotikë, dhe agresioni rus përkthehet në gjuhën vendase të mitit të Kosovës, vëllazërisë ortodokse dhe luftës së përhershme kundër Perëndimit.
Dhe pastaj shikoni Evropën.
Aksionet në tokën e Evropës
Tre shtetas të Serbisë u dënuan për lënien e kokave të derrgucave përpara nëntë xhamive në rajonin e Parisit në shtator 2025. Hetimi francez e lidh këtë rast me një operacion destabilizimi rus, qëllimi i të cilit ishte nxitja e konflikteve fetare dhe shoqërore. I njëjti model shfaqet edhe në operacione të tjera: gjen ekzekutues lokalë, i paguan, u jep një punë të thjeshtë, prodhon urrejtje mes qytetarëve evropianë dhe pastaj përmes makinerisë propagandistike vëzhgon se si shoqëria ha vetveten.
Rusisë për një luftë të tillë kryesisht nuk i nevojiten tanket te Dera e Brandenburgut.
I nevojiten mjaftueshëm njerëz të gatshëm të djegin një depo, të vendosin eksploziv, të lëshojnë një dron, të vizatojnë një simbol provokues, të lënë një kokë dërAksionet në tokën e Evropësri përpara xhamisë, të shkaktojnë një incident ndëretnik apo thjesht të bartin pajisje përtej kufirit. Ky është një imperializëm i lirë me kryerës punësh të marrë me qira. Moska prodhon qëllimin politik, idiotët e dobishëm lokalë dhe mercenarët kryejnë punën e ndyrë, kurse Kremlin-i pas të gjithave njofton se “nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen”.
Leipzig-u për këtë arsye është një histori shumë më e madhe se një dron të cilit, për fat të mirë, nuk i funksionoi shkrepësi.
Si të veprohet tutje?
Gjermania sot flet për një “stilmendje të njohur të operacioneve hibride ruse në Evropë”, ndërsa shërbimet evropiane po hetojnë rrjetet e njerëzve që kryejnë punë të tilla. Gjurmët e ADN-së nga droni, antena dhe mezet me Semtex lidhën të dyshuarit me bazat e të dhënave evropiane, ndërsa njërin prej tyre hetuesit e lidhin edhe me një sabotim të mëparshëm në Poloni.
Dhe tani mbërrijmë te Serbia.
Një vend, kandidat formal për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndodhet në një situatë ku shërbimet evropiane territorin e tij e shohin si një pikë të mundshme logjistike, rekrutimi dhe tranziti për operacionet ruse kundër po kësaj Evrope.
Ky nuk është më folklor me bluza të Putinit.
Ky është një problem sigurie.
Prej vitesh Beogradi llogariste se mund të merrte njëkohësisht para evropiane, të negocionte për anëtarësim në BE, të ushqente ndikimin politik dhe mediatik rus, të mbante marrëdhënie të veçanta me Moska-n dhe publikut vendas t’i shiste tregimin për vëllazërinë e përhershme ruse. Problemi lind kur ideologjia e botës ruse nga studioja televizive zhvendoset në një makinë me eksploziv.
Atëherë propaganda merr detonator.
Mendoni se do të bëhet më mirë? JO!
Dhe për ata që presin se lajme të tilla do të prodhojnë një zgjim të madh të pjesës rusofile të Serbisë, kam një lajm të keq.
Shumë gjasa ka që nuk do të ndodhë.
Sepse në universin politik ku Putini është simbol i rezistencës ndaj “Perëndimit të kalbur”, një njeri i dyshuar se ndihmon një operacion rus në Evropë vështirë se bëhet tradhtar. Shumë më lehtë bëhet hero. Ajo që në një shtet normal evropian do të përbënte arsye për alarm kombëtar të sigurisë, në atë sistem vlerash mund të bëhet konfirmim i përkatësisë në një “luftë të madhe historike”.
Prandaj mos qofshi të sigurt se etiketa “vatër e sabotimeve ruse” në çdo pjesë të Serbisë dhe të botës serbe do të kuptohet si paralajmërim.
Për një pjesë të botës politike dhe ideologjike ruse, kjo pothuajse kõtingëllon si lavdërim dhe kompliment.
___________________
Autori është ekskluzivisht përgjegjës për përmbajtjen e shkruar. Mendimet dhe qëndrimet e publikuara në këtë artikull përfaqësojnë qëndrimet personale të autorit.
