AKADEMIK ANASTAS ANGJELI Zhvillimet në tregjet financiare edhe gjatë javës që lamë pas u ndikuan nga zhvillimet e situatës në Lindjen e Mesme. Këto zhvillime kaluan momente të tensionimit të politikës ndërkombëtare, ku përplasja midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit rrezikon të kalojë në një përshkallëzim të hapur ushtarak. Shpallja e një armëpushimi të përkohshëm dyjavor nga Presidenti Trump dhe paraqitja e planit iranian me 10 pika shënuan një zhvillim që shkon përtej diplomacisë së zakonshme. Ky plan nuk është thjesht një propozim për ndalimin e luftimeve, por një përpjekje për të rinegociuar parametrat themelorë të rendit rajonal dhe ndoshta…
Author: ISHGJ
Prodhuesi gjerman i dronëve Quantum Systems planifikon të zgjerojë bashkëpunimin e tij industrial me Ukrainën, me një numër të sipërmarrjeve të reja të përbashkëta që do të zbulohen gjatë një takimi të politikëbërësve të rangut të lartë, tha kompania të martën. Quantum Systems po rrit gjithashtu prodhimin e 10,000 dronëve shumëfunksionalë kuadkopterë në Gjermani të destinuar për forcat e armatosura të Ukrainës, pasi një grup fillestar u dorëzua në fund të marsit 2026, shkruajnë mediat e huaja. Duke komentuar sipërmarrjet e përbashkëta gjermano-ukrainase, Matthias Lehna, drejtor menaxhues i Quantum Frontline Industries, tha: “Jemi të bindur se kjo formë bashkëpunimi formon…
Armët e IA-së mund të rregullohen: Pse pengesat më të mëdha nuk janë teknike, por politike. Nga Dr. Tianjiao Jiang* / Shanghai Inteligjenca Artificiale (IA) jo vetëm që po e ndryshon botën e punës, por gjithashtu mund ta ripërcaktojë në thelb luftën. Nëse armët e IA-së janë me të vërtetë e ardhmja e luftës, kontrolli i armëve për armët e IA-së është urgjentisht i nevojshëm. Megjithatë, shumë vëzhgues argumentojnë se metodat tradicionale të kontrollit të armëve nuk janë të zbatueshme për armët e IA-së. Në veçanti, shumë studime tregojnë ndryshimet themelore midis kontrollit të armëve për armët bërthamore dhe kontrollit…
INTERVISTË ME MARK PALNIKAJN, STUDIUESIN DHE HULUMTUESIN E ARKIVAVE TË VATIKANIT E DISA TË TJERAVE Historiografia shqiptare, me gjithë arritjet e deritashme, ka një rënie në fushat me rëndësi, si: Historia e Lashtë dhe ajo e Mesjetës, gjuha dhe arkeologjia Lexuesve të librit “Shqiptarët në luftë me islamin global” ua rikujtoj se Mark Palnikaj ka bërë e bën hulumtime dhe zbulime të vazhdueshme në arkiva të ndryshme në Itali, si në Arkivin e Shtetit në Venecia (Archivio di Stato di Venezia); në Arkivin e librave dhe dokumentave antike në Padova (Biblioteca Antica del Seminario Vescovile di Padova); në Arkivin ASSC (Arkivi Historik…
Nga Dr. Dritan Hoti Libri i Dr. Sadri Rambajës, “Metamorfoza e Demokracisë, shteti në dritën e gjeopolitikës”, paraqet një ndërhyrje të rëndësishme teorike dhe analitike në debatin bashkëkohor mbi krizën e demokracisë, transformimin e shtetit modern dhe rikthimin e gjeopolitikës si kategori përcaktuese e rendit ndërkombëtar. Vepra nuk kufizohet në një analizë deskriptive të proceseve politike, por ndërton një sintezë kritike ku filozofia politike, teoria e shtetit dhe realpolitika globale ndërthuren në një arkitekturë konceptuale koherente dhe sfiduese. Në qendër të librit qëndron ideja se demokracia liberale, e konceptuar si formë universale e qeverisjes pas Luftës së Ftohtë, ka hyrë…
Ushtarët ukrainas përdorin sistemin e raketave tokë-ajër MIM-23 Hawk. (Imazh simbolik) Nina Liashonok/Ukrinform/NurPhoto nëpërmjet Getty Images E martë, 14 prill 2026, 12:00 Një raketë e re kundërajrore me një rreze veprimi prej 100 kilometrash është shfaqur për herë të parë publikisht. Për Ukrainën, bëhet fjalë për mbrojtjen e miliona njerëzve. Një raketë e re kundërajrore ukrainase është shfaqur publikisht për herë të parë në Kiev. Burime ushtarake i referohen asaj si projekti “Koral”, raporton portali i lajmeve tregtare “TWZ”. Sistemi tokë-ajër u ekspozua në një vitrinë të armëve vendase së bashku me raketa të tjera, dronë dhe sisteme ajrore pa…
Nga Shqiprim PULA Në diskursin publik dhe sidomos në intervistat për media ndërkombëtare, vërehet një prirje e çuditshme në shmangie pothuajse e plotë e termit “Shqipëtar” dhe zëvendësimi i tij me shprehje si “populli i Kosovës” apo “Kosovarët”. Kjo nuk duket si rastësi gjuhësore, por si një zgjedhje e vetëdijshme retorike që meriton vëmendje dhe analizim. Kosova, sipas kushtetutës Ahtisariane, është shtet i të gjithë qytetarëve të saj me një porosi që synon përfshirje të të gjithëve. Por kjo nuk duhet të nënkuptojë zbehjen e realitetit historik mbi të cilin u ndërtua shteti ynë. Rreth 94% e popullsisë janë Shqiptarë…
Nga Dr. Selim IBRAIMI Zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Serbisë kanë shkëmbyer deklarata të ashpra në selinë e OKB-së në Nju -Jork. Akuzat e ndërsjella tregojnë se të dy vendet janë larg çdo marrëveshjeje. Poashtu në takimin e fundit në OKB, ndodhi dhe diçka tjetër; përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe mbështetën Kosovën dhe kërkuan në një farë mase largimin e misionit të UNMIK-ut nga Kosova. Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshilin e Sigurimit të OKB-së Tammy Bruce tha se UNMIK-u ka arritur në fund të rrugës. Kushtet, aftësitë e institucioneve dhe prania e aktorëve të tjerë tregojnë të…
Nga Dr. Sadri RAMABAJA “Mirë që janë Ambasadat e huaja edhe Bondsteel i për çdo rast, se me këtë Kryeministër, që flet si i Pirë e i Mpirë nga pushteti, shteti jonë do nuk do qëndronte 1 javë me forca të veta. Ma së pari as naftë s’ka as rrymë përr 24h.Qysh ka thanë Fishta: Injoranca e krenaria shkojnê bashkë si shtati e hija.” Ky është statusi i afishuar nga deputetja e LDK në orët e para të së dielës që lamë pas. Ky lloj diskursi që aplikon zonja deputete Janina Ymeri nuk është i rastësishëm; ai ka rrënjë në…
Nga Dan GASHI / Njujork Turqia gradualisht po tërhiqet drejt vorbullës së luftës tëë përshkallëzimit të Iranit. Deklaratat dhe lëvizjet e fundit të Turqisë po perceptohen si një nga lojërat më të mëdha gjeopolitike të vitit 2026 dhe bota po e vëzhgon Ankaranë si kurrë më parë. Më 12 prill 2026, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan doli para Konferencës së Partive Politike Ndërkombëtare të Azisë në Stamboll dhe lëshoi deklaratën që mund të përshkruhet vetëm si një kërcënim i nivelit të luftës. Ai akuzoi Izraelin se po bën luftë gjenocidi të njollosur me gjak, duke vrarë fëmijë dhe civilë të…