Author: ISHGJ

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve të Sigurisë. Në pamundësi për përgjigje të dedikuar ndaj mediave të interesuara, në vijim gjeni përmbledhje rreth peshës gjeopolitike që mbart ndëshkimi shembullor i regjimit të Iranit jo vetëm për paqen në Lindjen e Mesme dhe interesat e ShBA-së por edhe për besimin në Rendin e Ri/Trump të Sigurisë Globale. Pikësëpari, përkundër terrorit në studiot-TV nga analistë të gjithëditur, konspiracionistë të marrosur dhe strategjistë mëndjendryshkur, fatkeqësisht edhe gjeneralë të vetë(de)graduar, përfshi…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Në teorinë dhe praktikën e demokracive parlamentare evropiane, gjykatat kushtetuese përfaqësojnë institucionin themelor të garantimit të rendit kushtetues dhe të balancës ndërmjet pushteteve. Krahasimi ndërmjet përvojës së Kosovës dhe asaj të demokracive të konsoliduara si Gjermania dhe Italia tregon qartë se ndërhyrja diplomatike në kriza kushtetuese është pothuajse e paimagjinueshme në sistemet me traditë të gjatë kushtetuese. Në Republikën Federale të Gjermanisë, roli i Gjykatës Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht) është ndërtuar mbi një traditë të fortë juridike që nga miratimi i Ligjit Themelor të vitit 1949. Autoriteti institucional dhe legjitimiteti i saj në sistemin politik janë aq…

Read More

Konflikti me Iranin tashmë ka marrë një hov jashtëzakonisht të madh, duke e lënë presidentin e SHBA-së të pafuqishëm për të kontrolluar se si – dhe kur – do të përfundojë ai. Nga David Blair [The Telegraph] Komentator Kryesor për Çështjet e Jashtme Publikuar më 10 mars 2026 Si një drejtues i përsosur i emisioneve “reality show”, Donald Trump po e mban audiencën në ankth rreth asaj se kur saktësisht mund t’i japë fund luftës kundër Iranit. Të hënën, pas një bisede njëorëshe me Vladimir Putinin, ai njoftoi se konflikti ishte “pothuajse i përfunduar”. Por ideja se ky vendim do…

Read More

Nga Kadri REXHA /Shkrimtar Libri i autorit Xhevat Hasani, me titull “S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovar (Kundër ideve komb-ndarëse të Nexhmedin Spahiut)”, është një vepër polemike dhe analitike që trajton një nga debatet më të ndjeshme të viteve të fundit në hapësirën shqiptare: çështjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës dhe tezën për ekzistencën apo krijimin e një “kombit kosovar”. Me anën e kësaj vepre autori ndërmerr një kundërshtim të drejtpërdrejtë ndaj ideve të publicistit Nexhmedin Spahiu, si dhe ndaj qëndrimeve të disa publicistëve të tjerë, si Halil Matoshi, M. Kelmendi dhe B. Meta, të cilët, sipas…

Read More

Publikuar: E martë, 10 mars 2026 Autor: Lee Ying Shan* [CNBC International] Çmimet më të larta të naftës dhe lehtësimi i përkohshëm i sanksioneve rrisin vlerën dhe vëllimin e eksporteve të naftës bruto ruse, deklaruan analistët për CNBC. Rusia po shfaqet si një përfituese e madhe e luftës midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Çmimet më të larta të naftës dhe lehtësimi i përkohshëm i sanksioneve po rrisin vlerën dhe vëllimin e eksporteve të saj të naftës bruto, bënë të ditur analistët për CNBC. Konflikti në Lindjen e Mesme ka tronditur tregjet globale të energjisë, duke rritur ndjeshëm çmimet e naftës…

Read More

[Propagandë, e vërtetë apo pa qëllim?] Shpallja e fitores së Trump nga Mar-a-Lago është në kontrast të plotë me vlerësimet e agjencive të inteligjencës dhe ekspertëve që paralajmërojnë për një konflikt të zgjatur.Getty Images E martë, 10 mars 2026, 5:59 PMDonald Trump shpall fitoren “pothuajse të plotë” ndaj Iranit në Mar-a-Lago. Por raportet e Pentagonit dhe agjencitë e inteligjencës kundërshtojnë fuqimisht superlativat e presidentit amerikan. Një analizë. Donald Trump iu drejtua shtypit në Mar-a-Lago – pa gjeneralë, pa harta, pa diagramet që zakonisht gjenden në informimet ushtarake. Në vend të kësaj, presidenti paraqiti një sërë pretendimesh të sigurta, si zakonisht…

Read More

Picture alliance/dpa/TASS | Alexei Konovalov E martë, 10 mars 2026Ushtria ruse po përballet me humbje masive dhe probleme rekrutimi. Ekspertët raportojnë ushtarë të trajnuar dobët dhe një ushtri që po arrin kufijtë e saj. Ushtria ruse po përballet me sfida të mëdha. Sipas gazetës finlandeze “Uusi Suomi”, Rusia po has vështirësi të mëdha në zëvendësimin e humbjeve në front. Ish-nënkoloneli finlandez dhe eksperti ushtarak Yarmo Nieminen deklaroi se forcat e armatosura ruse po vuajnë nga një “mungesë urgjente” e ushtarëve. Numri i viktimave është aq i lartë sa gjithnjë e më shumë ushtarë të patrajnuar po dërgohen direkt në front.…

Read More

Nga Refik HASANI Pasivizimi i adresave për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit duhet kuptuar si një proces që prodhon pasoja përtej atyre administrative. Në momentin kur një qytetar nuk posedon dokumente identiteti, ai trajtohet si një shtetas i huaj dhe jo si shtetas i Republikës së Serbisë. Në këto rrethana, ai nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor dhe mbetet pa të drejtë të fillojë, të kryejë apo të vazhdojë procedura juridike, në kundërshtim të plotë me standardet dhe konventat e Bashkimit Evropian, si dhe me aktet ndërkombëtare të garantuara edhe nga Karta e OKB-së. Si pasojë…

Read More

Nga Dr. Selim IBRAIMI Tensionet në mes Serbisë dhe Kosovës kanë eskaluar duke ndjekur një varg deklaratash nga zyrtarët serb. Ish- kryespiuni i Serbisë, Aleksandar Vulin (BIA), në intervistën e fundit për Televizionin Kombëtar Serb (RTS) ka paraqitur disa kërcënime serioze ndaj politikanëve të Kosovës. Ai ka përdour analogji me mënyrën se si Izraeli vepron ndaj armiqëve. “Nëse Izraeli mund ta bëjë, nëse Mossadi mund ta bëjë, pse nuk mundemi ne?”, tha Vulin. “E kemi bërë këtë më parë. E dimë se si bëhen këto gjëra”, shtoi ai. Më vonë, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, iu kundërpërgjigj ish-…

Read More

DR. JORGJI KOTE Nga Brukseli për Dita Ashtu siç edhe pritej, Letra e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e cila u botua më 28 Shkurt në të pwrditshmen prestigjioze gjermane ”Franfuhrter Allgemeine Zeitung” ka ngjallur komente, dyshime dhe kundërshti të shumta në Shqipëri, Serbi, Kosovë dhe më gjerë. Sepse në pamundësi sipas tyre të anëtarësimit të plotë ata propozojnë anëtarësim gjysmak në BE. Meqenëse jam i lirë nga çdo konflikt interesi dhe e kam ndjekur këtë dosje nga fillimi në vitin 1998 për 15 vite rresht në Tiranë, në Përfaqësinë tonë Diplomatike në Berlin dhe në…

Read More