Nga Xhafer SHATRI
Pasojat e disfatës katastrofike të opozitës në zgjedhjet e fundit duhet kërkuar larg, në biografitë e tyre partiake dhe në mendësinë e tyre politike.
I
PDK, që gjoja pasqyronte frymën dhe krahun e luftës, në fakt, që në ngjizje ishte sajim dhe kryevepër e cubave të Kosovës;
I atyre që e sabotuan Luftën, që e luftuan Adem Jasharin më zi se Serbia;
Që e vranë mizorisht ideologun e mirëfilltë të Ilegalës e të Luftës, Behadin Hallaçin;
Që me t’u çliruar Kosova, nuk lanë gjë të zezë pa bërë: vrasje, hajni, plaçkitje masive, përdhunime, e mbi të gjitha mbjelljen e krimit në embrionin e pushtetit;
Që, bashkë me Serbinë, organizuan ngjarjet haxhiqamiliste të marsit të vitit 2004;
Partia Demokrative ishte katalizatori i dështimeve serioze të bisedimeve të Vjenës, prej të cilave doli Kushtetua e Ahtisarit dhe shpallja e Pavarësisë, me sovranitet dhe integritetet territorial të cënuar seriozisht;
Që e stërvonuan Shpalljen e Pavarësisë, me qëllim që kjo të bëhej vetëm kur ata të jenë në pushtet;
Që erdhën dhe u mbajtën në pushtet përmes vjedhjes industriale të votave. Mjafton t’i shohësh rezultatet e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të fundit për ta kuptuar se PDK ishte dhe mbeti Parti e Cubave të Kosovës;
PDK, posa erdhi në pushtet filloi bisedimet me Serbinë dhe përmes marrëveshjesh të rrezikshme vuri seriozisht në pikëpyetje vet ekzistencën e Kosovës.
PDK, me qëllim që t’i shpëtojë krerët e saj për të mos shkuar në Hagë, u përpoq të krijojë kaos në Kosovë:
Duke organizuar sulmin me predha në selinë e Kuvendit të Kosovës. (Mjafton edhe një hetim i përciptë, por profesional për të konstatuar se fijet e këtij sulmi diabolik tërhiqeshin nga zyra e Hashim Thaçit);
Duke vrarë mizorisht Astrit Deharin u përpoq të nxitë luftë qytetare në Kosovë.
Krerët e PDK-së organizuan komplotin kundër shtetit që njihet si Afera «Syri i popullit». Këso maskarade të turpshme as Serbia, gjatë pushtimit shekullor, nuk ia ka arritur me organizu në Kosovë.
Prandaj Partinë e Cubave të Kosovës nuk e lanë as Ibri, as Drini.
Me arrestimin e krerëve të saj, PDK e humbi pushtetin, por strukturat e saj shikiste, me qëllim shpërlarjen e parave të vjedhura dhe fshirjen e gjurmëve të krimeve, e ruajti, deri vonë, kohezionin.
Por shpartallimi i saj i plotë është i pashmangëshëm.
Definitivisht, PDK «është gru me shumë burra», prandaj e pret fati i Çarranikut të Shkurte Masbjeshkës.
II
Fati i LDK-së, pas çlirimit lidhet në një masë të mirë me forcën dhe strategjinë e Hashim Thaçit.
Krahas vrasjes së aktivistëve të saj, strukturat kriminale të Shikut, u përpoqën ta zbatojnë projektin parësor të Thaçit e C : shpartallimin e LDK-së. Pas vdekjes së kryetarit Rugova, kjo ishte dukshëm më e lehtë.
Pas një pune sistematike, ku rolin kryesor e kishte njëri prej «akademikëve» të Shikut, LDK mori grushtin e parë e dërrmues. Sepse Kuvendi zgjedhor i saj, në qërshor 2006, u kthye në qërim fizik të hesapeve… Menjëherë pastaj, krahu i Nexhat Dacit doli më vete dhe themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë.
Falë kësaj po edhe vjedhjes masive të votave, në zgjedhjet e vitit 2007, PDK erdhi në pushtet.
Tani, me zaptimin e pushtetit, pasi u bind se nuk mund ta shpartallonte LDK-në, ani se ajo humbi gjysmën e elektoratit, Thaçi u përcaktua për një taktikë tjetër: ta bënte LDK-në jo partner koalicioni, por patericë.
Në tetor 2010, një grup argatësh të Shikut u sulën drejt selisë së LDK-së dhe kërkuan largimin e Fatmir Sejdiut dhe zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të partisë.
Pas dhjetë ditësh, në një Kuvend të kurdisur të LDK-së, Isa Mustafa u instalua kryetar i partisë pa qenë kurrë anëtar i saj. Ishte një komplot i përgatitur mirë nga Thaçi, Bukoshi e Isa Mustafa me synime dhe pasoja afatgjata për Kosovën.
Duhet nënvizuar se gjatë gjithë përgatitjes dhe zbatimit të këtij kurthimi diabolik, Isa Mustafa ishte miku dhe këshilltari më i afërt i Fatmir Sejdiut.
Në zgjedhjet e vitit 2014, ani se gjatë gjithë fushatës i kishte vajtuar viktimat e Shikut, Isa Mustafa lidhi koalicion me Thaçin dhe u bë kryeministër.
Ishte kjo një lojë mjeshtrore e Hashim Thaçit, i cili, duke pasur lakun e Gjykatës speciale në fyt, kishte shkuar larg në zbatimin e projektit për ndarjen e Kosovës dhe i duhej një argat i fortë.
Kulmi i kësaj loje ishte nënshkrimi i Marrëveshjes mes kryeministrit të Serbisë, A. Vuçiq, dhe atij të Kosovës, Isa Mustafës (25 gusht 2015)
Pavarësisht rreshtit të fundit që Marrëveshja mbetej të konfirmohej nga Gjykata Kushtetuese, megjithatë fakti se Thaçi&Mustafa u përpoqen ta miratojë këtë nga Kuvendi i Kosovës, duke përdorë të gjitha format dhe poshtërsitë e mundshme nuk e lanë asnjërin e as tjetrin nga përgjegjësia, sepse e sollën vendin në prag të luftës qytetare…
Merreni me mend vetëm një çast: po qe se kjo Marrëveshje do të miratohej nga Kuvendi, do të ishte edhe ma zi se sa suprimimi i autonomisë më 1989, kur u vranë me qindra shqiptarë duke mbrojtur Kushtetutën.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Marrëveshja famëkeqe krijonte raporte horizontale – konfederale në mes pushtetit të Zajednicës dhe Qeverisë së Kosovës.
(Shih ne anenks tekstin e plotë të Marrëveshjes Vuçiq – Mustafa
dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese)
Në zgjedhjet e vitit 2017, kur Projekti për ndarjen e Kosovës ishte drejt përfundimit, Thaçi nuk kishte më nevojë për një figurë të harxhuar si Isa Mustafa, por për Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn, figura të njohura të Luftës.
Por flirti i PAN-it nuk zgjati shumë sepse Haradinaj nuk pranoi ta ndante, varroste Kosovën, prandaj Thaçi&Rama e shkarkuan…
Laku i burgut në qafën e Thaçit po shtrëngohej dhe, mu atëherë, kur ishte i bindur se shpëtoi, e ndalën në gjysmë të rrugës dhe e çuan në burg, ku shpresonte se do të përfundonin vetëm shokët e tij…
Në zgjedhjet e vitit 2021, varrëmihësi i LDK-së, Isa Mustafa u detyrua të largohej, sepse fuqinë elektorale të LDK-së e solli nga 46% që e kishte më 2001, në 12%.
Për këtë çift që ia hëngri Kosovës një dekadë dhe ia cënoi keq sovranitetin dhe imtegritetin territorial ishte ndëshkimi i pritur dhe i pashmangëshëm i historisë.
Dhe, besoj se, epilogun do ta shohim brenda kësaj dekada ne Gjykatën e krimeve të rënda në Kosovë. Sepse kur tradhtia nuk ndëshkohet ajo, herët a vonë, çon krye dhe rezikon çdo të arritur, lirinë, kufijtë, sovranitetin…
III
Kushdo që e ka përcjellë Kuvendin e Kosovës, këto 6 vitet e fundit ka pasur qindra raste për t’u bindur se Kosova nuk kishte opozitë.
Kusuret e ngërçit që ia hëngri Kosovës një vit, Albin Kurti me poteza të koordinuar ia fakturoi opozitës dhe e nxori si burim përpjekjesh për të krijuar kaos në Kosovë… me lëshime taktike të llogaritura i joshi deri buzë greminës dhe me një coup të maître të përkryer i përplasi tëposhtë…
Taktika e opozitës për të mohuar rëndësinë historike të shtrirjes së pushtetit në veri të vendit dhe përpjekja qesharake për ta paraqitur Albin Kurtin se njeri të Serbisë, kur edhe zogjtë e Kosovës e dijnë se ai i ka lâ të gjitha burgjet serbe me gjakun e vet, e zhvlerësoi opozitën deri në neveritje.
Dhe goditja e fundit erdhi nga ata e ato të Anës së Lumenjve që erdhën masivisht në Kosovë dhe krijuan një frymë krejt tjetër, që e shkundi opozitën si dudin e vjetër dhe i zhdaraviti krejt retë e zeza të Serbisë dhe të argatëve të saj nëpër medie që mendonin se erdhi dita e tyre.
Ishte kjo e sata herë që mërgimtarët dëshmuan se për asgjë në botë nuk ia kthejnë shpinën Kosovës.
*********************************************
*Marreveshja Mustafa – Vuqiq: https://kryeministri.rks-gov.net/…/Asociacioni…
*Vendimi i gjykates kushtetuese: https://api.webgjk-ks.org/Custom/gjk_ko_130_15_shq.pdf
