Nga Korab BLAKAJ
Lëvizjet politike të cilat proklamojnë ndryshime të mëdha shoqërore shquhen nga një tipar karakteristik në fillim; kanë vetëm një protagonist që del përpara në emer të miliona njërzve, pavarësisht se është dëshirë e fshehur në gjokset e mijëra miliona njërzve.Lideri që guzon të shfaqë i vetmuar vullnetin e pashprehur të asaj turme njërzish bëhët flamurtar i dëshirës se vjetër, të cilën e orienton drejt realizimit me një ide tashmë të re.
Kombi shqiptar i shqyer në pjesë për fajin e thjeshtë të identitetit të veçantë kombtar dhe kulturor, i gjendur në një gjeografi ku jetojnë fqinj të disponuar armiqësisht për ta zhdukur njëherë e mirë, është pozicionuar politikisht në atë mënyrë që ka përçuar çdoherë sinjale të aleancave internacionale.
Ky është edhe gabimi fatal i cili e ka vënë në rrezik zhdukjeje kombin në terësi.
Sadoqë historia është përmbledhje e ngjarjeve me shumë të pasakta, prapë se prapë jemi të detyruar ti kthehemi kohë pas kohe për ti nxjerrë mësimet e duhura.
Në vitet e Perandorisë Osmane rreshtimi për kauza internacionale si Panosmanizmi i popullit shqiptar u kthye në burim tragjedie dy shekullore. Për këtë shkak, mbi kurrizin e këtij kombi u shfryen tufanët e armiqësisë se Fuqive të Medha të kohës dhe aleatve të tyre të vegjël Ballkanik.
Vite më vonë, duke parë fitoren gjermane në LDB, shqiptarët politikisht u rreshtuan djathtas për të përçuar mesazhe të një aleance ndërkombtare e cila po fitonte, fundi i të cilës rezultoi poashtu me tragjedi të re kombtare dhe gjeografike! Gabimi fatal i të djathtës shqiptare të asaj kohe ishte bindja e thellê që vetëm fitorja e nazizmit do të ishte mundësi për të realizuar detyrat tona kombtare!
Humbja dhe kapitullimi i Gjermanisë pati konsekuenca të jashtëzakonshme.
Si nevojë për jetë a vdekje, nga dobsimi dhe në fund kapitullimi i Gjermanisë, u shfaq krijimi i një lëvizje tjetër politike, por tashmë e majtë! Fitorja e Bashkimit Sovjetik në fillim dhe ndarja e sferave të ndikimit në Jaltë i nisën shqiptarët përsëri drejt një gabimi të njejtë politik: varjën e shpresave tek Internacionalja komuniste!
Gjysëm shekulli i sferës ruse të ndikimit mbi ne i dha mundësi të majtës shqiptare që mbajti pushtetin të ndërtonte një shtet, shoqëria e të cilit idealet kombtare i kishte në rend të dytë në krahasim me idealet dhe angazhimin për fitorën e socializmit marksist nëpër botë! Politikisht shtete si Jugosllavia, që mbanin të pushtuara mijëra kilometra katrorë të tërësisë sonë gjeografike e demografike, ishin aleatë dhe lideri i të majtës sonë komuniste u shpall madje „HERO I POPUJVE TË JUGOSLLAVISË!“
Për hir të korrektësisë, e majta komuniste viteve të fundit u përpoq të ndêrtonte një ushtri e cila do të ishte e zonja të siguronte të paktën vazhdimsinë e egzistencës së trungut kombtar. Pra ishte një kohë kur populli shqiptar në Shqipëri kishte armatime të mjaftueshme luftarake, por nuk ishte në gjendje ta mbronte lirinë e tij sepse mungonte fryma, energjia e cila buron nga instinkti i vetruajtjës. Ai armatim u shfaq si material i vdekur sepse ideologjia e Pansocializmit i kishte zenë frymën, dhe ai popull nuk arriti të dyndej siç do ishte normale në Frontin e Kosovës për liri, por mbeti në kontribute individuale të keqorganizuara!
Dështimi ndërkombtar i socializmit kishte poashtu konsekuenca të mëdha negative!
Mbi të gjitha ishte vazhdimi idiotesk i politikës shqiptare të mbante shpresa në faktorë të jashtëm!
E djathta e rilindur pas një diktature të gjatë ra nê grackën e kurdisur, duke u bindur të shkatërronte çdo gjë nga infrastruktura dhe industria e mëparshme. Shpresat tek ndërkombtarët vazhduan të ishin elementët mê negative që mbytën elanin dhe vizionin e rinisë për të vazhduar mbi ato themele. Liria e proklamuar e humbi shkëlqimin kur varfëria shoqëroi terësinë demografike. Mbi politikanët e djathtë bie mëkati i çarmatosjës së Ushtrisë Shqiptare, veprim i cili i detyron tashmë të luajnë një politikë burracakërie në Ballkan! Të varur tërësisht për sigurinë nga Aleanca Verioatlantike – NATO popullit shqiptar në Shqipëri tranzicioni do ti zgjasë të paktën një shekull!
Në Kosovë, Levizja Kombtare pas vitit 89 u njësua me LDK-në. Pavarësisht rezultatit të lartë me shtetbërjën e Kosovës, e djathta këtu ra poashtu në të njejtën grackë politike. Ka krijuar një ambient politik, një mendim politik që madje edhe ministrin e korruptuar nuk mund ta ndërrojmë e dënojmë pa dashur Amerika!
Kjo është vetvrasje popullore! Dëshprimi dhe shkurajimi i kanë zenë vendin zemrimit dhe shpërthimit. Indiferenca e shfaqur politike e shprehur me mosvotim është e frikshme. Eksodi është zgjidhja që ka prekur si epidemi rininë.
Sidoqoftë, barra bie mbi intelektualët patriotë: të punojnë urgjentisht „48 orë brenda ditës” për të rikthyer vullnetin e vetruajtjës kombtare e duke u shmangur nga idetë e internacionalës!
Aleancat nuk janë kurrë të përhershme sadoqë na shoqërojnê në periudha historike. Intersa kombtare duhen të jenë të përhershme!
Një Lëvizje e re që synon ringjalljen e kombit shqiptar është shfaqur. Vetëvendosje.
Synimi i saj i qartë duhet të arrijë çdo pore të shoqërisë sonë. Kjo prodhon energji.
Me „shqiptarinë mbi të gjitha” ajo duhet të synojë të kthejë në qendër interesin kombëtar dhe të punojë me maksimumin e saj për këtë!
Për të arritur këtë gjë, detyra e parë e Lëvizjës Vetëvendosje është shtrirja në gjeografinë shqiptare, duke kundërshtuar qartë dhe duke e kapërcyer njëherë e përgjithmonë hijen e marksizmit ndërkombëtar.
