Nga Dilaver Goxhaj/ Kolonel
Shpërthimi i Luftës Çlirimtare në Kosovë në shkallë të gjerë në të gjitha krahinat e Kosovës, duke e kapur Sërbinë në befasi, bëri të mundur që gjatë periudhës mars 1998–janar 1999 Sërbia të angazhoi deri 59 mijë trupa ushtarako-policore, dhe UÇK-ja arriti të kishte në formacionet e saj rreth 15 mijë luftëtarë, me të cilët arriti të merrte nën kontroll 45% të territorit të gjithë Kosovës, zona të populluara nga fshati.
Lufta e armatosur në zemër të Evropës në fund të shekullit XX, e shoqëruar me masakra të jashtëzakonshme nga Serbia, vuri në lëvizie aktive tërë diplomacinë ndërkombëtare. Në tetor të vitit 1998, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkoi nga Serbia: ndalimin e veprimeve ushtarake e të zjarit; tërheqjen e gjithë forcave të sjella në Kosovë prej fillimit të vitit; pjesa tjetër e ushtrisë të futej nëpër kazerma; të lejonte kthimin e refugjatëve nëpër shtëpitë e tyre; t’u krijonte urgjentisht mundësi hyrëse agjensive të ndryshme të ndihmave humanitare; të lejonte rreth 3.500 vëzhgues civilë të huaj si dhe të bënte një grafik kohor për bisedime me shqiptarët, për autonominë e Kosovës.
Qëllimi i K.S ishte: t’i jepte fund dhunës në Kosovë, pasi ajo rrezikonte të përhapej edhe në vëndet tjera ku ka shqiptarë, gjë që do të rindizte konfliktin ballkanik, ku mund të përfshiheshin edhe dy antarë të NATO-s, Greqia dhe Turqia; të shmangej katastrofa humanitare dhe të arrihej paqe përmes bisedimeve midis shqiptarëve dhe sërbëve. Por Serbia e shumëfishoi terrorin e fshehtë, dhe më 16 janar 1999 kreu masakrën e Reçakut.
Dënimi i asaj masakre nga Uilliam Uoker i dha diplomacisë botërore dhe NATO-s një pasqyrë më të qartë për ato që ndodhnin dhe që pritej të ndodhnin në Kosovë, në rast se nuk do të ndërhyhej ushtarakisht.
Duhej të ndodhte masakra e Reçakut që të reagonte diplomacia amerikane, e cila u bind se Serbia nuk kish ndër mend të ndëronte rrugë, në lidhje me Kosovën.
“Perëndimi u zu në befasi nga ajo që ndodhi në Reçak, – shprehet analisti Pedi Eshdaun,
– Ai tregoi se Millosheviçi nuk është pjesë e zgjidhjes, por problemi”. (Zëri,30.03.2000).
Si rjedhojë, ngjarja e Reçakut e afroi dhe e shpejtoi Koferencën Ndërkombëtare të Rambujesë, por, për fat të keq, delegacioni shqiptar nuk ishte i gjithi unik: “Pasi, pala shqiptare ishte përgatitur dobët për të ngocuar”, sikundër shprehet Kristian Pauls, ambasador pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane dhe pjesmarës në atë Koferencë. (Zëri, 03.04.2000).
Kush ishte shkaku i kësaj dobësie?
“Periudha e gjatë e sundimit sërb i ka lenë strukturat shqiptare në Kosovë pa një lidership natyror.
Në mungesë të një udhëheqieje organike, shoqëria kosovare u shoqërua nga një anarki politike, mu në çastin kur neve na nevoiteshin liderë të fuqishëm…
Udhëheqia shqiptare nuk mundi të krijohej nën praninë sërbe.” – përgjigjet Riçard Hollbruk.(Zëri,14.4.2000).
Refuzmi mendiemadh i Serbisë për mosnënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, edhe pse Kosova ngelej pjesë e Serbisë, bëri të mundur kalimin në përdorimin e forces, duke organizuar një mësymje të përgjithshme me gati 150 mijë forca të blinduara e të motorizuara, edhe pse politika i kish konsumuar të gjitha burimet e saj.
Atëherë NATO –ja, me veton e Presidentit Amerikan, Bill Klinton, vendosi të kryej goditje mbi Serbi vetëm nga ajri.
Pse vetëm nga ajri e jo edhe nga toka?
Përgjigjen në kësaj pyetjeje e gjejmë nga deklarimet e disa personaliteteve.
Presidenti Klinton, qysh më 24 Mars 1999, natën e parë të bombardimeve, deklaroi në TV se “Unë nuk kam ndërmend të fus trupat tona në Kosovë për të bërë luftë”.
Ndërsa, ish shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Klaus Nauman, shprehet: “Kurrë nuk ka ekzistuar dëshira për të zhvilluar një luftë kundër Jugosllavisë, me qëllim që ta mposhtë këtë vënd. Sikur NATO të kishte patur një interes të tillë, atëhere një operacion i tillë do të ishte zhvilluar në mënyrë krejt tjetër, shumë më shkatërues.”(Zëri,25.4.2000)
Lufta ajrore e NATO-s e gjeti UÇK-në në përleshje të ashpra me Ushtrinë Serbe, e cila më 20 mars 1999 ndërmori disa operacione të shkallës operative, të njëkohëshme: në ZO të Drenicës dhe atë të Bajgorës dhe të Llapit dhe pas dy ditësh edhe kundër zonës së Pashtrikut, ku pati angazhuar 148 mijë forca të mbështetura nga 626 tanke përveç transportuesve të blinduar, si dhe me artileri të të gjithë kalibrave. Si rrjedhojë, në mesnatën e datës 23 për 24 mars 1999 NATO u angazhua me aviacion kundër Serbisë.
Mirëpo, gjatë javës së fundit të marsit, (24-31 mars), e cila ishte Faza e Parë e bombardimeve, jo vetëm që mbi Kosovë veçse binte shi e dëborë pa pushim, por edhe aviacioni nuk parashikonte goditje të objekteve dhe forcave ushtarake serbe në Kosovë. Në atë faze NATO kish parashikuar fitimin e supermacisë në ajër, prandaj dhe u përqëndrua në goditjen e gjithë objekteve në Serbi të karakterit ekonomiko –strategjik që ndikonin në ecurinë e luftës, ku përfshiheshin: uzinat ushtarake, qendrat e rafinimit e ruajtjes së karburanteve, linjat hekurudhore, urat etj.
Në këto kushte Ushtria Serbe në Kosovë ende nuk e ndjente goditjen prej aviacionit të NATO-s, prandaj ajo vepronte me intensitet të lartë.
Kjo periudhë është faza e shpërngulieve më të mëdha të popullsisë, si dhe kemi luftimet më të ashpra të forcave të UÇK-së me ato serbe. Gjithashtu, në këtë fazë, prej orës 16.00 të datës 23 mars 1999, u vendos lidhja direkte midis Shtabit tonë të Përgjithshëm dhe NATO-s, i cili fillimisht ishte vetëm për tregimin e pozicionimit të forcave dhe objektivave serbe, por që më vonë erdhi duke u forcuar.
Faza e Dytë e goditjeve të aviacionit, 01 deri 30 prill, kishte për objektiv goditjejesh e një game më të gjërë objektivash serbe, ku hynin armët dhe mjetet e Mbrojtjes Kundrajrore të Serbisë, objektet e saj ushtarake në Kosovë, grumbullimet e forcave dhe të teknikës së saj, etj.
Në këtë Fazë Ushtria Serbë kaloi në shpërndarjen e forcave të veta, e detyruar nga UÇK-ja e cila ish kaliuar në strategjinë e luftës partizane. Si rrjedhojë, Serbija i nxori nga kazermat forcat në Kosovë duke i fshehur mes fshatarave shqiptare, në pyje, por dhe në mes lagjesh të qyteteve. P.sh., Brigadën e Tankeve që e kish përqëndruar në Prishtinë e pat fshehur në tunelin e kalimit të mjeteve, poshtë banesave të lagjes Dardania, e cila thirret “Kurrizi”.
Përsa i përket veprimit të forcave të UÇK-së gjatë kësaj faze,ato ishin të kombinuara: mbrojtje me kundërsulme, dhe me sulme në krahë e në shpinë kundër forcave serbe. Aviacioni i Aleancës filloi të veproi me intensitet mbi Kosovë, vetëm pas datës 14 prill, pasi atëhere u përmirësuan kushtet meteorologjike, pavarësishit se goditjet nga fluturimet mbi re, mbi 6.000 m dhe nga Deti Adriatik, me raketa të programuara bëheshin në vijimësi, por veç kundër objekteve të mëdha statike tokesore.
Strategjia e Ushtrisë Serbe, qysh në fillim të ofensivës së saj ishte: të përfundonte spastrimin etnik të Kosovës dhe më vonë të përçante unitetin e NATO-s. Ndërsa strategjia e NATO-s ishte: Të dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Sërbisë. Pra, jo për largim të Serbisë nga Kosova, por për paqe mes Kosovës dhe serbisë.
Shpopullimi total i pjesës më të madhe të Kosovës, brenda një afati kohor shumë të shkurtër që bëri Millosheviqi, e befasoi jo vetëm NATO-n, por të gjithë komunitetin ndërkombëtar, i cili shpresonte se, pas javës së parë të bombardimeve Serbia do të dorzohej. Gjatë kësaj faze një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare u strehuan në zonat që kontrollonte UÇK-ja, gjë që formacionet tona u detyruan të kryenin edhe luftime mbrojtëse pozicionale, në mbrojtje të kësaj popullsie, si në Shalë të Bajgores, Qyqavicë, Berishë, Nerodimë, Dushkajë, Gallap,Pagarushë, ku popullsia arrinte nga 25-150 mijë në secilin rajon, dhe veçanërisht mbrojtjen e Kosovës Qëndrore, duke organizuar operacion mbrojtës së saj.
Në periudhën midis dy fazave të goditjeve ajrore, në 1 prill 1999, krijohet Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, e cila lëshoi thirjen për mobilizim të përgjithshëm. Kjo jo vetëm që e fuqizoi luftën duke u dyfishuar formacionet e UÇK-së, por ngriti lartë edhe moralin popullit që qëndroi në Kosovë.
Mirëpo në këto moment dramatike të popullit shqipëtar, nuk pranoi të kyçej në këtë qeveri LDK-ja, edhe pse pati rënë dakort dhe e kish nënshkruar Marrveshj për Qeveri Gjithëpërfshirëse të imponuar prej Medlin Ollbrajt-it.
Me sa kuptohet, këtu janë vënë interesat partiake dhe personale, mbi ato kombëtare. Këtë e pat shprehur fare hapur z.Bujar Bukoshi, i cili deklaroi: “Ngutja e udhëheqjes politike në emër të UÇK-së, për të krijuar qeveri, ka pasur qëllim që të shkatërronte institucionet që kish Kosova, në vend qe t’i adaptonim e t’i bënim ato githëpërfshirëse”.(Zëri,05.04.2000). Me një fjalë ai dhe LDK-ja nuk pranonin ngaqë dëshironin të ngeleshin qeveritarë të përjetshëm. Kjo e vështirësoi edhe më shumë luftën çlirimtare si dhe solli zgjatjen edhe më të saj.
Në këto kushte, Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së iu desh që të kërkonte furnizime nga NATO, por ato u refuzuan.
Pse?
Arësyet janë të shumta, por ne po rendisim disa prej:
1. Perëndimi i ruhej akuzës se mos akuzohej nga Serbia, Rusia, Kina dhe pasuesit e tyre si aleatë të UÇK-së .
2. Perëndimi ka hezituar në përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së, sepse i është friguar qëllimit të saj, pavarësisë së Kosovës, si dhe tutej nga propaganda Serbe, por edhe e ndonjë force politike shqipëtare, të cilat e paraqisnin UÇK-në ideologjike dhe terroriste.
3. Nga frika se mos fuqizohej së tepërmi UÇK-ja dhe e realizonte pavarësinë me forcat e veta, gjë që nuk ishte pranuar në Rambuje.
4. Mos krijimi i Qeverisë gjithperfshirëse e Kosovës e frigoi NATO-n se mos lufta jonë merrte kahe të luftës civile dhe do të akuzohej ajo si përkrahëse e krahut “terrorist”, sikundër akuzohet edhe sot UÇK-ja në Gjykatën Njëetnike në Hagë.
5. Nuk parashikonte futjen në luftim të forcave tokësore.
6. Nuk ka patur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të ndihmuar luftën e popullit tonë .
Këtë e pohon edhe vetë Sekretari për Mbrojtjen i SHBA, z.Cohen, “Shqetësimi im ishte se nëse do të ndërmerrej ndonjë lloj veprimi, ai duhet të jetë në përputhje me sigurimin që ne të ishim plotësisht neutral, se UÇK-ja nuk do ta përdorte NATO-n për t’i shërbyer qëllimeve të veta. Dhe për shumë muaj, unë bëra deklaratën se ne nuk do të jemi forca ajrore për UÇK-në.” (Shih “WINNING UGLY – NATO’s War to Save Kosovo”.(Ivo h. Daldeer & Michael e. O’Hanlon, Brookings Institution Press, Washington, D.C., Copyright ©️ 2000, f.35)
Po kështu u shpreh edhe zëdhënësi i NATO-s, z.Xhimi Shia: ”Në një aleancë, prej 19 demokracive, gjithmonë do të ketë opinione të ndryshme… Më duhet të jem i sinqertë , para fillimit të konfliktit jo të gjithë aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së “.(Zëri,23.03.2000).
Dhe më qartë akoma e jep ambasadori pranë Ministrisë së jashtme Gjermane, z.Kristian Pauls, kur thotë: “…sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë politike të UÇK-së. “, ( Zëri, 03.04.2000), që ishte pavaresia e Kosovës.
Të gjitha këto sollën trimërimin e Millosheviqit, i cili në kohën e zhvillimit të Konferencës të Rambujesë pa se disa politikanë bënë deklarata të tilla, të cilat mund të interpretoheshin si mos dëshirë e NATO-s për të vepruar. Atë e trimëroi edhe mos pregatitja e NATO-s për të përdorur forcat tokësore. Po të ish ballafaquar Milloshi me një kërcënim të tillë qysh në fillim të luftës, ai me siguri që do të kishte reaguar ndryshe; lufta me siguri do të ishte zhvilluar ndryshe dhe Kosova sot me siguri që do të ishte më ndryshe, ndoshta edhe pjesë e Shqipërisë.
Në fillim të fazës së tretë, 01 maj 1999, duke e parë se ish bërë gabim mos parashikimi i forcave tokësore, NATO futi në përdorim avjonët e frontit “A-10 “, të cilët janë të paracaktuar për luftë kundër mjeteve të blinduara dhe forcave të tjera në tokë. Duke parë mos tërheqjen e Millosheviçit, më 18 maj 1999, Presidenti Klinton deklaroi; “Ne apo aleanca jonë nuk duhet të përjashtojmë asnjë mundësi për përdorimin e forcave tokësore në Kosovë “, dhe u rrit numri i avjonëve në 1.200 avjonë .
Kjo deklaratë si dhe mbështetja e hapur për UÇK-në , përsëri po nga z. Bill Klinton, më 23 maj 1999: “Millosheviqi nuk e ka eleminuar UÇK-në. Madje rradhët e saj po shtohen dita ditës. Ajo ka filluar të ndërrmarë ofensivë kundër forcave serbe, të cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviqi po përballet me vendosmërinë tonë dhe me këmbënguljen e UÇK-së “, e detyruan Serbinë që t’i bënte hesapet ndryshe.
Serbija u detyrua të pranonte kapitullimin pa kushte, më 10 qershor 1999, në Kumanovë, por pa prezencën e UÇK-së si palë fituese(!), fakt i cili kërkon analizë më vehte.
Në këtë luftë barrën më të rëndë e morën mbi shpatulla SH B A, pasi zotëronin një potencial më të madh për ta mbajtur atë barrë; populli i Kosovës dhe, në mënyrë të veçantë, UÇK-ja si dhe Republika e Shqipërisë.
Lufta për Çlirimin e Kosovës, 1997-1999, është Lufta e Dytë e madhe që populli dhe kombi shqiptar rradhitet me fitimtarët . Dhe çudia qëndron në atë se ato forca politike që e kundërshtuan Luftën Çlirimtare të Shqipërisë gjajtë Luftës II Botërore, po pasuesit e tyre dolën edhe kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës, e njohur si Lufta e Ushtrisë Clirimtare e Kosovës 1997-1999, gjë që të bind se ato forca politike janë në shërbim të të huajve dashakeqë të Shqipërisë.
Lufta e jonë Çlirimtare dy vjeçare, 1997-1999, i shkaktoi Kosovës mbi 2.000 dëshmorë, 120.00 viktima, 4.000 të zhdukur dhe 6.000 të burgosur në Serbi, ku ende mbi 1400 prej tyre nuk dihet se ku ndodhen të vrarë apo të gjallë; 530 varrre masive; 90 mijë shtëpi të djegura e të shkatërruara dhe po thuaj tërë blegtorinë të zhdukur, gjë që ishin dhe janë tepër të ndjeshme për të ardhmen e Kosovës.
Ndërsa, Serbia humbi gati 1/7 e mjeteve të blinduara në Kosovë, (86 % e tyre të asgjësuara nga forcat e UÇK-së); iu asgjësuan prej NATO-s: paisjet e saj për të prodhuar armatim, municione e automjete; të gjitha kapacitetet e saj për të rafinuar produktet e naftës, si dhe iu vranë e iu plagosën gati 10 mijë ushtarë e forca të tjera (1/5 prej UÇK), por mbi të gjitha “Serbia e Madhe” u rrudhos, ajo e humbi Kosovën .
“Askush nuk kërkon prej shqipëtarëve të harrojnë të kaluarën . Por ne presim prej shqiptarëve të preokupohen me të kaluarën, pa nxjerrë prej saj arsyetime për hakmarrje.” – thotë z. Riçard Hollbruk.( Zëri , 14 .04.2000). Ky është mesazhi që duhet të nxjerrim nga kjo luftë.
Tiranë, 23 Mars 2026
