Nga Dr. Xhevat Hasani
Ka dy vite që Qeveria antishqiptare VMRO-iste e Maqedonisë së Veriut në krye me kryeministrin Mickoski dhe presidenten Davkova, nuk kanë lënë ditë pa bërë përpjekje që shqiptarëve në Maqedoni t`ua heqin një nga një të gjitha të drejat, që atye u ka njohur Marrëveshja Ndërkombëtare e Ohrit e mbajtur në gushtin e vitit 2001.
Për fat të keq gjatë gjithë këtyre dy viteve në mesin e shqiptarëve në Maqedoni ka mbizotëruar një heshtje prej varri, të cilën më 6 prill të vitit 2026 e prishën studentët shqiptarë duke demonstruar në qytetin e Skupit, për mbrojtjen e statusit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedonin e Veriut.
Kështu, s`ka dyshim se 6 prilli i këtij viti 2026 kur studentët shqiptarë demonstruan për mbrojtjen e statusit te gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, për dyshen antishqiptare Mickosi-Davkova, paraqet një ditë të zezë në kalendarin e tyre racisto-nazist.
Por demonstrata e studentëve shqiptarë e 6 prillit paraqet vetëm fillimin e diteve të zeza që e presin VMRO-në dhe dyshen saj raciste-naziste Mickoski-Davkova, sepse shqiptarët për jetësimin e të drtejtave të tyre legjitime do demonstrojnë e rezistojnë edhe mëtej gjithandej në viset e tyre në Maqedoni.
Shqiptarët për realizimin e të drejtave të tyre kombëtare dhe qytetare do të përdorin forma të panumërta të rezistencës aktive paqësore, derisa një ditë VMRO-ja bashkë me Mickoskin dhe Davkovën, do të kuptojnë se pa të drejtat e shqiptarëve nuk mund të ketë Maqedoni.
Mickoski thotë se i ka alarmuar aleatet (mbase ruso-serb) dhe NATO-n sepse sipas tij studentët shqiptarë duke demonstruar në rrugët e Shkupit po e destabilizojnë shtetin e Maqedonisë. Vërtet Mickoski është një racist cinik i cili luftën e tij për shkatrrimin e Maqedonisë, dëshiron që t`ua hedh shqiptarëve si akuzë mbi shpinë.
Mickoski duke ua mohuar të drejtat më elementare shqiptarëve që e përbëjnë 30% të popullatës së Maqedonisë, e ka synuar dhe e synon luftën me armë në mes të forcave ushtarako-policore monoetnike maqedone me popullatën civile shqiptare si në vitin 2001, me shpresë se pas një lufte të tillë Bashkësia Ndërkombëtare do ta ndajë në dy pjesë Maqedoninë.
Por Maqedonia nuk ndahet në dy pjesë ashtu siç mendon VMRO-ja dhe dyshja Mickovski-Davkova. Maqedonia ndahet ndryshe sepse në Maqedoni shqiptarë nuk janë vetëm ata 500 mijë shqiptarë të deklaruar të besimit myslimanë, por shqiptarë janë edhe rreth 300 mijë ish-shqiptarë të besimit ortodoks të konvertuar në maqedonë…!
Gjej rastin që t`i përgëzoj studentët shqiptarë që me guximin e tyre demonstruan në mënyrë paqësore në qytetin e Shkupit, duke ia kthyer ata kështu dinjitetin kombëtar dhe qytetar, të gjithë shqiptarëve që jetojnë në viset e tyre në Madedoni.
Shqiptarët durojnë shumë por nuk durojnë përgjithmonë!
Cyrih, 8 prill 2026
