Nga Dan GASHI
Publikimi i Strategjisë së re amerikane konfirmon një ndryshim të rëndësishëm; një ri-fokusim te Hemisfera Perëndimore si prioriteti k“fitimi i së ardhmes ekonomike” është objektivi kryesorryesor i SHBA-së. Dokumenti thekson qartë se SHBA-ja tani do të “zbatojë dhe forcojë një ‘Korrigjim Trump’ të Doktrinës Monroe”. Ushtarakisht, kjo nënkupton një rikonfigurim të pranisë globale, duke ridrejtuar kapacitetet drejt kërcënimeve urgjente në këtë hemisferë dhe larg rajoneve ku rëndësia strategjike ka rënë.
Politika ndaj Kinës: Një ulje e qartë prioriteti
Një nga elementet më dalluese është se Kina nuk përkufizohet më si kërcënimi kryesor apo “sfida kyçe”. Sipas dokumentit, renditja e re e prioriteteve është:
- Siguria e atdheut dhe kufijtë (migracioni, kartelet, kërcënimet e brendshme)
- Hemisfera Perëndimore (rikthimi i Doktrinës Monroe)
Siguria ekonomike (rindustrializimi, zinxhirët strategjikë të furnizimit)
- Kina dhe Indo-Pacifiku
Kina trajtohet jo si aleate apo partnere, por kryesisht si:
- një konkurruese ekonomike,
- një burim cenueshmërie në zinxhirët e furnizimit (pavarësisht rolit si partnere kryesore tregtare),
- një aktore rajonale, dominimi i së cilës “idealisht” duhet parandaluar për arsye ekonomike.
Për herë të parë, strategjia aludon për mundësinë e humbjes së epërsisë ushtarake, parandalimi i një konflikti për Tajvanin është një prioritet “ideal per te ruajtur epërsinë ushtarake”.
Dokumenti paralajmëron se nëse aleatët e Pacifikut nuk “vendosin të shpenzojnë shumë më tepër”, ekuilibri i forcave mund të bëhet “aq i pafavorshëm sa ta bëjë të pamundur mbrojtjen e Tajvanit”.
Fundi i kornizës ideologjike
Një tjetër ndryshim i madh është mungesa totale e gjuhës ideologjike në seksionin mbi Kinën. Ajo definohet as “demokraci, autokracisë e as mbrojtje e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.
Kina trajtohet si sfidë reale, jo si armik ideologjik.
Dokumenti deklaron hapur se politika amerikane:
- “nuk është e mbështetur në ideologji tradicionale politike”,
- kërkon “marrëdhënie të mira dhe tregti paqësore” pa imponuar ndryshime demokratike apo sociale,
- synon “marrëdhënie të mira me kombe që kanë sisteme qeverisjeje të ndryshme nga e jona.”
Kjo përbën një braktisje të qartë të internacionalizmit liberal misionar që ka dominuar politikën e jashtme amerikane për dekada.
Konkurrenca ekonomike si arena kryesore
Konkurrenca SHBA–Kinë tashmë përshkruhet kryesisht në terma ekonomikë: “fitimi i së ardhmes ekonomike” është objektivi kryesor dhe ekonomia është “qellimi përfundimtar i garës”.
Dokumenti pranon se strategjia e tarifave, e nisur në vitin 2017, dështoi në masë të madhe, ekonomia amerikane u godit, ndërsa Kina u adaptua dhe forcoi kontrollin e saj mbi zinxhirët globalë të furnizimit.
Qasja e re synon ndërtimin e një koalicioni ekonomik që mund të ushtrojë më shumë ndikim ndaj Kinës se sa SHBA-ja e vetme, një pranim i heshtur se Amerika nuk është më mjaftueshëm e fuqishme për të imponuar rezultate e vetme.
