Nga Dr. Elez ELEZI/ Gjilan
Ngjashmëri midis Venezuelës dhe Serbisë
Venezuela dhe Serbia ndajnë një logjikë të ngjashme strategjike: të dyja vendet lidhen me fuqitë alternative (Rusi, Kinë) dhe përballen me presion ndërkombëtar për ruajtjen e influencës në rajon. Situata në Venezuelë, ku fuqitë perëndimore përdorën sanksione dhe presion diplomatik, u shndërrua në paralajmërim për Beogradin.
Presidenti Aleksandër Vuçiç u trondit, duke kuptuar se edhe regjime që dukeshin të sigurta mund të destabilizohen kur fuqitë ndërkombëtare veprojnë në mënyrë të koordinuar. Siç thekson Walter LaFeber, “Doktrina Monroe u përdor nga SHBA për të justifikuar një prezencë gjithnjë e më të fuqishme politike dhe ekonomike në hemisferë.”
Noam Chomsky shton se: “Doktrina Monroe ka qenë gjithmonë një justifikim për të përdorur fuqinë ekonomike dhe ushtarake në hemisferë, duke u shndërruar shpesh në mjet presioni mbi vendet e vogla që nuk mund të kundërshtojnë fuqitë dominante.”
Kosova dhe manovrimi strategjik i Kurtit
Në këtë kontekst, Kosova manovron ndryshe. Ajo nuk sfidon fuqitë frontalisht, por përdor diplomaci të matur, mbështetje nga NATO dhe aleatët perëndimorë për të ruajtur sovranitetin e saj. Sjellja e Albin Kurtit, e njohur nga populli si “tëhiq e mos kput”, është shembull i qartë i një shteti të vogël që manovron brenda rregullave të fuqisë globale.
John Mearsheimer e përmbledh këtë logjikë: “Shtetet e vogla shpesh nuk mund të sfidojnë fuqitë e mëdha; mbijetesa e tyre varet nga manovrimi i kujdesshëm dhe koalicionet strategjike.”
Kjo i jep kuptim politikës së Kurtit: Kosova ruan hapësirën e saj duke negociuar me kujdes brenda sistemit ndërkombëtar.
Përfundim
Duket se situata në Venezuelë paralajmëron Serbin dhe çdo vend tjetër që jeton brenda “sferave të interesit” të fuqive globale: ata që sfidojnë fuqinë frontalisht izolohen dhe vuajnë. Ata që manovrojnë brenda sistemit, si Kosova, mbijetojnë dhe konsolidojnë hapësirën e tyre strategjike.
Siç vëren Henry Kissinger: “Në sistemin ndërkombëtar, fuqia shpesh përcakton rregullat, ndërsa ligji vetëm i shpjegon ato.”
Mesazhi për lexuesin shqiptar nuk është pesimist, por realist: fuqia vendos rregullat, por njohja e lojës dhe manovrimi i kujdesshëm mund të mbrojnë interesat e shtetit. Mentaliteti i Doktrinës Monroe largohet më ngadalë se ligjet she traktatet.
