Nga Dr. Selim IBRAIMI
Të kuptuarit e marrëdhënieve ndërkombëtare vetëm nga lajmet apo rrjetet sociale mund të jetë një detyrë e lehtë.
Në vitin 1991, pas rënies së komunizmit, të menduarit ndryshoi me shpejtësi në ato shoqëri të mbyllura, me fokus në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare në veçanti.
Në pjesën tjetër të ish-Bllokut Lindor, në Evropën Qendrore, ndryshimet në këtë fushë ishin shumë më të lehta për shkak të natyrës më pak të mbyllur të shoqërive, krahasuar me Shqipërinë dhe ish shtetet e Bashkimit Sovjetik.
Jeta dhe qeverisja në shoqëri të tilla ishin të rrënjosura në filozofi dhe teori të bazuara në Revolucionin e Tetorit të vitit 1917, ku kapitalizmi shihej si armiku i klasës punëtore dhe i shoqërisë në përgjithësi.
Ndërsa teoria e marksizmit dhe leninizmit u promovua para Revolucionit Rus, ndryshimet në botëkuptim morën formë pasi Lenini mori frenat e ngjarjes, së bashku me Trockin, i cili më vonë do të vritej.
Por më e rëndësishmja, ishte se Stalini i dha formë politikës ruse pas vdekjes së Leninit duke ndërtuar një paradigmë të ndryshme në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Fundi i Luftës së Dytë Botërore (LDB) solli në fund edhe formimin e dy blloqeve. Blloku Lindor në drejtimin e Bashkimit Sovjetik zgjati deri në vitin 1991, me rënien e plotë të sistemit duke përfshirë dhe ideologjinë globale për kuptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Duhet theksuar se për më shumë se shtatë dekada, kuptimi komunist i marrëdhënieve ndërkombëtare bazohej në teorinë e Leninit se “kapitalizmi shkakton luftë dhe kolonizim”.
Periudha midis dy luftërave botërore në Perëndim ishte e ndryshme, sepse komunizmi i stilit sovjetik kishte më shumë ndikim në Evropë dhe natyrisht në pjesë tjera të globit.
Ndërkohë, SHBA-të në anën tjetër të Atlantikut po eksperimentonin me qasje të ndryshme.
Fundi i luftës në vitin 1945, siç e përmendëm më lartë, ndryshoi materialin dhe mënyrën se si dy superfuqitë e shihnin botën.
SHBA-të po kalonin një periudhë midis idealizmit dhe frenimit (deterrence) dhe realizmit deri në vitin 1989, kur u shemb Muri i Berlinit.
Nga ana tjetër, shtetet evropiane ishin në një pakt me SHBA-në nën ombrellën e NATO-s deri më sot, kur qasja amerikane ndryshoi me “realizmin transaksional” të presidentit Donald Trump.
Në kontekstin e dy paradigmave konkurruese, asaj në Perëndim dhe në botën komuniste nën drejtimin e Moskës dhe më vonë nga Kina, Ballkani pas vitit 1945 u bë një fushëbetejë e re, ndërsa pas vitit 1948 u transformua në një zonë eksperimentimi, duke përfshirë Jugosllavinë, Shqipërinë, Bullgarinë etj.
Udhëheqësi kryesor këtu ishte Tito, i cili po eksperimentonte midis Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Lëvizjet e vitit 1948 dhe aleanca me Lëvizjen e Shteteve të Pa-Angazhuara (Non-Aligned Movement, 1955-56) u dhanë dy paradigmave shpejtësi të ndryshme deri në vitin 1991, kur Jugosllavia u shpërbë, së bashku me Shqipërinë si shteti më i izoluar në botë.
Shtetet e Ballkani Perëndimor që nga 1991 kanë ndjekur në thelb qasjen e SHBA-së me integrimin në BE dhe NATO, por përsëri mbeten të fragmentuara për ndikim të hapur ose material nga faktorë të jashtëm, ashtu siç ndodhi me Jugosllavinë pas vitit 1948 dhe më pas me vazhdimin e balancës deri në shpërbërje.
Ndërkaq, kapaciteti material i bllokut perëndimor, me paradigmat dhe ekonominë e saj të fortë, teknologjinë, edukimin, strukturë të përparuar sociale dhe inteligjencën artificiale, nuk tregon përsëri një premisë të plotë dhe realiste se BE-ja, SHBA-ja, NATO dhe institucionet e saj do të fitojnë mbi Kinën, Rusinë, dhe aleatët e tyre.
Sepse këtu Kina ka bërë përparime të jashtëzakonshme viteve të fundit.
Tani Perëndimi po kalon në një garë me Kinën, ashtu si dikur me Bashkimin Sovjetik.
Në këtë kuadër, Ballkanin Perëndimor mund ta vendosim lirisht në një lloj statusi determinist, pasi disa shtete janë rreshtuar me BE-në e disa me Kinën dhe Rusinë duke balancuar.
Njëjtë si 100 vjet më parë ose pas Luftës së Dytë Botërore kur paradigmat ndryshuan dhe u zhvendosën, e njëjta gjë po ndodhë në këtë shekull, sepse materiali për superioritet ka ndryshuar gjithashtu.
Prandaj, deri në vitin 2040 do të kemi një përshtypje të përzier se kush do ta udhëheqë botën për sa i përket materialit dhe paradigmave.
Gjatë tre dekadave të fundit, shtetet e Ballkanit, pavarësisht luftërave, kanë anuar më shumë drejt determinizmit, kështu që mund të mos shohim për një kohë të gjatë rimëkëmbje të plotë ose pajtim në mes popujve.
Rasti i Serbisë me Kosovën, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe problemet e hapura ndëretnike në Ballkan, e vërtetojnë më shumë se e vjetra do të dominojë për dekada.
Në fund kur në krye të probleme të shteteve të vogla, do të bien problemet e shteteve të mëdha, atëherë katastrofat kombëtare do të bëhen të zakonshme dhe të padukshme për të tjerët, sepse janë vetë paradigmat që e bëjnë të veten. I forti dhe bota realiste do të vazhdojë pavarësisht ëndërave për një botë ideale dhe për marrëdhënie ndëkombëtare ku e respektohet e drejta ndërkombëtare. Në dekadat që vijnë do të lexojmë e dëgjojmë lajme të tjera, ashtu si para dhe pas vitit 1917.
