INTERVISTË ME NUSHA ZHUBA, STUDJUESEN E ARKIVAVE TË VATIKANIT DHE AUTOREN E DISA LIBRAVE ME PESHË PËR KULTURËN DHE HISTORINË KOMBËTARE
Studjuesja Dr. Nusha Zhuba ka kohë që jeton në Romë të Italisë, ku është doktroruar në “Teori e kërkim shoqëror” në Sapienza të Romës. Nusha Zhuba (Anna Hida) ka pesë vite që punon si kërkuese dhe studiuese në Arkivat e Vatikanit. Kjo edhe ishte aryeja kryesore që Nushen ta intervistoja për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”, pasi ajo deri tash ka bërë punë të madhe hulumtuese nëpër arkiva duke e zbuluar historinë e fshehur, të heshtur e që ruhet në librat e mëdhenj të arkivave të ndryshëm në mbarë Italinë.
Nusha është një studjuese dhe entuziaste e madhe që dëshiron t’u tregoj shqiptarëve historitë që nuk i dinin nga relacione burimore.
Nushe e nderuar, ju jeni e shkolluar në Itali, jetoni në Romë dhe shquheni për punën tuaj të madhe arkivore. A mund ta jipni një kronologji të shkollimit tuaj, që nga koha kur jeton në Itali…?
Jam lindur në Blinisht Zadrimë- Lezhë, një fshat me shumë tradita. Dikur një qendër shumë e madhe dhe e pasur, kështu e përshkruan Frang Bardhi, Ipeshkv i Sapës ( Zadrimës) , në një relacion drejtuar Propaganda Fides. Vendi i Princave Guljem e Vlad Blinishti që drejtuan Zadrimën para ardhjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Vendi i Gjimnazit të parë për djem e vajza në Shqipëri, në të cilin shkruhej e flitej vetëm shqip 1638-39.
Në fshatin tim janë kishat më të vjetra shqiptare – që nga viti 1300 kisha e Shën Shtjefnit, e Shën Jakut, e Shenjtes Trini, e Shëndërtatit. I urave të vjetra të Shkinës e Lekës. I rilindasit Pjetër Zarishi
(Zhuba) që lidhi Pjetër Budin e Bogdanin me rilandasit e ri. Nikollë Lindin, Ipeshkvin që hapi shkollat shqipe në Sapë. Vend origjina e Bendeikt Blinishtit, prezantuesit shqiptar në Legatën e Kombeve, që nuk reshti asnjëherë së protestuari për masakrat e Serbo – Malazezëve kundër Kosovës e Maqedonisë.
Ky është Blinishti, vendi im dhe Zadrima toka ime, me mençurinë e saj, me veshjen e saj sot trashëgimi kulturore kombetare rrugës për në UNESCO.
Kam ndjekur mësimet deri në tetëvjeçare në Blinisht, pastaj në Shkollën Pedagogjike në Shkodër, Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër. Në Universitetin e Tiranës mbrojtja e italishtes, Master në Urbaniana Romë, Master në mjekësi Izernia – Molise Itali, Master kundër trafikut të grave, Fëmijëve Pescara; Doktroraturën në “Teori e kërkim shoqëror” në Sapienza Romë. Prej pesë vjetësh kërkuese dhe studiuese në Arkivat e Vatikanit.
Punoj pranë sindikatave italiane për Migracionet.
Librat që keni shkruar janë “Pjetër Zarishi – mes plagëve dhe tradhëtive të kohës, “Nga Zadrima për Sapën”, Rrëfimet e një Abati – Preng Doçi”, “Tmerret që panë sytë e Lazër Mjedës.”
Po librat e sipërpërmendur janë libra të bërë me relacionet origjinale të Arkivave të Vatikanit. Dhe librin e fundit që kam në dorë është “Skutat e Shpirtit Zadrimor”, ku dhe aty nuk mungojnë, në pjesën më të madhe të librit, relacione të Propoganda Fides.
Libri “Tmerret që panë sytë e Lazër Mjedës” është libri më i vështirë që kam hasur gjer tani… Më është dashur të ndaloj të mos shkruaj edhe për disa javë, sepse dhimbja ishte e madhe tek traskriptoja ato fjalë që flisnin vetëm për terror.
Zonja Zhubi, ku ke arritur me zbulimet tuaja arkivore dhe si e sheh historinë tonë pas zbulimeve të tilla…?
Duke shkruar këtë libër më kanë lindur dy pyetje:
1. “Kaq të pamëshirshëm paskemi qenë ne shqiptarët, me Servët ( hyzmeqarët) se në Arkivat e Vatikanit, nuk njihen si “Serb” po si “Serv”, që kanë një urretje kaq të madhe sa gjatë gjithë kohës së historisë jemi sulmuar, i kemi pasur gjarpërin në gji, që na ka helmuar sa herë ka dashur, por prap kundërshtoja veten, sepse kthimi me forcë si nga ana e turqve i shqiptarëve në myslyman dhe i Servëve në shizmatikë, do të thoshte se ata na lakmonin, donin gjakun tonë, sepse donin të ishin si ne, donin tokën tonë, historinë, por donin dhe të na poshtëronin sepse janë ndjerë gjithmonë poshtë nesh, prandaj janë përpjekur gjithmonë të na vjedhin kulturën o ta imitojnë atë duke na shkatërruar me luftëra.
Me përkthimet e shënimeve të tilla (letërkëmbimeve) e riktheni një kohë të harruar… Ku keni arritur me hulumtimet e tilla arkivore?
Kur lexova shkrimet e Pjetër Mazrrekut mbi torturat në Janjevë për nja një vit si kam parë ato dokumente, aty kuptova, kush ishte Janjeva, ardhja e punëtorëve të huaj në minierat , si u kthye Janjeva shqiptare në një qytet të imigrantëve, si shqiptarët folën gjuhën kroate, sepse nuk kishin rrugë zgjidhje tjetër. Serbët mësuan shumë nga vëllezërit e tyre turq. Kur pushtuan Janjevën turqit, me bajoneta çanin barkun e nënave për të nxjerrë fmijët nga barku… po kështu vepronin serbët e malazezët dyqind vjet më vonë. Nuk përtuan të masakronin shqiptarët, sidomos të krishterët, edhe pse ishin të krishterë si ata, dhe e kuptoja në shkrimet që lexoja pse urrenin kaq shumë të krishterët: Duke shfarosur të krishterët, do të shfarosnin historinë, sepse gjatë shekujve historia u shkrua nga të krishterët dhe u ruajt në Arkivat e Vatikanit.
Para pak kohësh në Itali ka filluar një fushatë e padëgjuar më parë kundër disa italianëve “gjuetarë” , por kjo për veshët e sytë e mi nuk ishte e padëgjuar sepse e kisha lexuar në Arkiv…. Në itali kanë arrestuar një person sot 80 vjeç, sepse në luftën e Bosnjës, sipas një dokumentari të bërë nga një gazetar, shumë italianë, gjermanë, amerikanë të pasur shkonin në Bosnjë jo për të mbështetur shpirtrat që po vuanin, por si “gjahtarë”, si gjahtarë njerëzish jo kafshësh. Ata akomodoheshin në Hotele dhe nga aty vrisnin për qejf persona, sa më të ri ishin aq më shumë duhej të paguanin serbo -malazezët, dhe nëse vrisnin fëmijë edhe më shumë shtohej çmimi. Një biznes turpi dhe gjaku. Por të njëjtën gjë bënin dhe serbët në hotelet pranë Vardarit gjatë Luftës Ballkanike, vrisnin për qejf shqiptarët që kalonin në rrugë vetëm pse ishin shqiptarë. Ndërsa në hotelet bordello të Shkupit hanin e pinin, gjuanin dhe vrisnin femijë, gra e burra shqiptarë, pastaj zhduknin kufomat në muret e kalasë së Shkupit. Edhe pas 100 vjetësh serbët kanë bërë të njëjtën lojë të pistë në Bosnjë, dhe tani po ju dalin horllëqet e tmerrshme të kryera mbi popullatën e pafaj ashtu siç kanë bërë me shekuj mbi shqiptarët, sigurisht ashtu siç kanë bërë dhe mbi Kosovë në 1999.
Nuk është e lehtë të kërkosh në Arkivat e Vatikanit: – sepse janë shumë dokumente nga e gjithë bota, por edhe kur i gjen tek lexon ke vështirësi t’i lexosh, sepse ata bajoneta, thika e plumba që ngulen mbi mishin e pafashëm të fëmijëve të duket sikur të ngulen në zemër.
Shqiptarët vuanin edhe nga urrejtja, e serbëve, grekëve malazezëve, xheloz edhe kur Austro- Hungaria i mori nën mbrojtje. Vuajta e shqiptarëve katolik ishte më e madhe: jo vetëm pse ishin me Austro- Hungarinë, por ata ishin shënjestër e malazezëve, serbëve, bullgarëve, por duhet të themi të vërtetën kanë vuajtur dhe nga myslymanët shqiptarë.
Historia jonë duhet rishkruar, dhe duhet rishkruar mbi bazën e dokumenteve që gjenden në arkivat e huaja. Problemi është se nuk është e lehtë. Akademikët tanë nuk mund të flakin diplomat e tyre të marra në një kohë kur duhej të shkruhej sipas orientimeve të Partisë, që ose të hedhin poshtë tezat e tyre, të paktën derisa të jenë gjallë. Jam e sigurtë që disa studiues kur të vdesin nuk do ua lexojë kush librat por do i përdorin…. nuk dua të them më shumë se ku do i prëdorin ato libra.
Do kisha dashur që ata Akademikët tanë të na nxisnin, inkurajonin sepse jemi shumë që studiojmë në arkivat jashtë… kjo s’po ndodh, por të paktën të mos dalin e flasin marrina nëpër televizorë… e drejta vonon po nuk harron… jemi një ushtri studiuesish tani dhe s’na ndalin dot më për të vërtetën 100 akademikë.. . Por përveç këtyre kemi dhe studiues lokalë, që s’kanë dalë as nga dhoma e tyre, por ju duket vetja si më të mirët dhe kush i prek pak në kallo shpërthejnë… Duhet të ndryshmojmë mentalitet, të pranojmë të renë historike që gjendet në sunduqet botërorë.
- Ne keni një histori orale të larmishme. Populli jonë s’ka harruar e ka kthyer në vjershë, në këngë, në baladë historinë….
Dihet se historia shkruhet prej fituesve, pra prej të mëdhenjve, por ne si studiues nëse arrijmë të gjejmë letrat, shkrimet relacionet që përputhen me fjalën e popullit atëherë kemi bërë histori. Në Itali po u klthehen rrëfimeve të vjetra sepse ata janë e vërteta historike. Pak a shumë e njoh mirë historinë nga 1622 e deri tani, vitin tjetër do i kushtohem më shumë Arkivit Apostolik, (ish sekretit) për tu shty më shumë në kohë para vitit 1600.

Lazër Mjeda, ishte jo vetëm prift, po njeri largpamës dhe atdhetar i rrallë
Nga Rrëfimet e një Abati – Lazër Mjedës në Arkivat e Vatikanit, rishfaqen para lexuesit “oazat katolike” të Kosovës, si një borë që vazhdimisht tkurret nga rrezet e diellit. Shfaqet historia e dhimshme e shqiptarëve nën pushtime të ndryshme, përpjekjet e pushtuesve për t’i përçarë e mos e duruar njeri-tjetrin shqiptarët që praktikonin religjione të ndryshme. Përderisa e lexoja librin tënd të rrallë, të përkthyer, ndieja zhgënjim e dhimbje të madhe për rrugën e kaluar, për vështirësitë e përjetuara, për vrasjet, dhunën, plackitjet, thjeshtë për ndekjet e vazhdueshme të një populli. Keini në dorë zbulime të tjera, që nuk i njef opinioni publik?
Tmerret që panë sytë e një Abati të Lazër Mjedës, është një libër drejtuar krejt shqiptarëve, por në veçanti këtyre “Oazeve” katolike, siç i quani ju. Kosova ishte e krishterë, por dalëngadalë u kthye në myslymane, që shpesh këto Okultë ( të fshehur) ditën ishin myslymanë e natën katolikë. Duke lexuar këto relacione i dhashë një përgjigje pyetjes tjetër që më mundonte: “Pse kemi qenë gjithmonë të varfër? Pse shtetet tjera janë para në kulturë gjuhë dhe ekonomi” dhe përgjigjen e kam marrë në relacionet me të cilat punoj…
Katolikët stërmundoheshin shumë, vriteshin, digjeshin, pa asjë lloj gjyqi, u rrëmbehej prona , duhej të punon punë angari jo vetëm për padronët shpesh herë myslyman shqiptarë, por dhe për qeveritë lokale.
Përdhunimet, ishin fjalë e ditës, kujtoj një grua të re që për të mos u përdhunuar nga malazezët u hodh në lumë dhe vdiq, por dhe aty barbarët serbë qëlluan mbi të për ta vrarë edhe pse ajo ishte e vdekur. Nuk kishin mëshirë sllavët servë ishin tepër johuman. Ajo që më shkakton dhimbje ishin poshtërsitë që shpiknin pushtuesit, vetëm për të përfituar nga shqiptarët. Por nuk gënjenin vetëm shqiptarët, ata gënjenin Vatikanin. Malazezët arritën me gënjeshta të formulonin një Akord me Vatikanin në vitin 1860 , ku malazezët premtonin se do ndihmonin kishën katolike etj. Por menjëherë ky akord ju dha liri malazezëve, të ndërronin priftërinjtë katolikë dhe ti zëvendësonin me priftërinj ortodosk derisa zhduku shumë nga priftërinjtë e duke bërë me forcë fshatra të tërë katolikësh i kthyer në myslyman turku pastaj në skzimatik serbi.. Gënjyen dhe Austriakët sa herë mundeshin, këtë e shohim me vrasjen Atë Luigj Palit. Bënë një Akord me Vatikanin, se do paguanin priftërinjtë, por me kushte se ata sduhej të të predikonin shqip. Mos lejimi i marrjes së kufomave, pushkatimet pa ligj, ishin disa nga torturat më ç’njerëzore, them plotësisht e bindur sidomos në Kosovë, katolikët shqiptarë ishin thjeshtë mish për top, ishin personat që me të vërtetë mik e mbrojtës kishin vetëm Zotin
Në librin e Abatit Lazër Mjedës shfaqen goditjet mizore të pushtimit të Perendorisë Osmane në vitin 1911, e pak pastaj të pushtimit të Serbisë. Për të krishterët vazhdoi e njejta dhunë e mizori, në forma të ndryshme; nën osmanët dhuna për t’i bërë myslimanë dhe nën serbët e malazezët dhuna “për fajin austriak”. Prapëseprapë ato “oaza” katolikesh mbetën, deri në ditën e sotshme…?
Metodat e tmerrshme kundër shqiptarëve nuk kishin ndryshuar shumë pas 1911, kishin ndërruar vetëm padronët, por jo metodat. Nuk quheshin më turq padronët, por servët, shërbëtorët e dikurshëm ishin kthyer në Padron të shqiptarëve që çdo ushtri që kaloj i çarmatosi. Ajo që kam vënë re dhe mendoj se pas vdekje së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, Otomanët zunë mend nuk sillnin më ushtri nga larg, por rekrutonin shqiptarët dhe i dërgonin të luftonin po kundër shqiptarëve. Shqiptarët jo rrallë nuk luftuan kundër turkut, por kundër vetvetes sepse në anën tjetër të llogores ishin po djemtë shqiptarë të veshur si osmanllinj, dhe kjo zgjati më shumë se 400 vjet që shqiptarët i kanë ngrënë kokën njëri tjetrit. Turku e serbi su kënaqën asnjëherë, sepse kishin zgjedhur ligjin e vjetër për shfarosjen e shqiptarëve, ligjin e vjetër romak. “Dividi e impera… Përçaj e sundo.” Lufta mbi të krishterët ishte e pamëmishirshme nga të gjithë dhe u zvogëluan aq shumë, por nuk u sosën dhe prandaj shepsh kemi këto “oaza” sidomos në Kosovë të të krishterëve që mbartën historinë, mbrojtën fenë, tokat dhe nuk u assimiluan.
Përpos këtij libri që pritet të botohet së shpejti, a keni arritur t’i gjeni në arkivat e Vatikanit e të tjera faktet historike se kush ishin “shizmatikët”, pasi është e qartë se ata nuk ishin sllav-serbë?
Termi shizmatik i referohet dikujt që shkakton ose merr pjesë në një përçarje, domethënë, një ndarje ose çarje formale brenda një organizate fetare, duke u ndarë nga autoriteti i konstituuar dhe bashkësia e kishës mëmë. Pra shizmatik nuk janë vetëm ata që ndajnë, por dhe ato që ndahen nga kisha katolike. Flitet shumë për shizmatikët në të gjithë Shqipërinë që në vitin 1626 u kthyen shumë shqiptarë bizanto latin të jugut u kthyen, në shzmatikë pasi ju vërsulën në tokat shqiptare, të gjithë murgjërit e Malit të Shenjtë për të kthyer shqiptarët e Himarës e jugut të Shqipërisë në Ortodoks. Shizmatikët shqiptarë, të jugut shqiptar, u detyruan të përqafonin fenë ortodokse. Shizmatikët ishin sllavë – serbë, por fatkeqesisht edhe të krishterë dhe myslyman shqiptarë që ju bashkuan shizmatikëve; ne sot i dallojmë kollaj, sidomos nga emrat e vjetër shqiptarë vetëm se këtyre emrave ju është shtuar prapashetesa “viç”.
Atëherë hulumtimet e deri tanishme nëpër arkiva na kanë dhënë shumë. Na është thënë se ne nuk kishim një alfabet, na është thënë se alfabeti ynë daton me vitin 1908. Gabim i madh. Arkivat na thonë gjëra të tjera.
Rilindasit arbëresh nuk kanë pushuar asnjëherë së kërkuari dhe hulumtuari. Në librat e Skirojt në Vatikan dhe të Francesco Maria Da Lece lexova se ne kishim një alfabet, dhe ai ishte i vitit 1635, kjo nuk na u tha kurrë.
Në Propaganda Fide janë shumë letra të dërguara në shqip me këtë alfabet. Dhe kjo përkon, sepse Franga Bardhi student i atyre viteve në Universitetin Urbaniana të Vatikanit, ka shkruar fjalorin, më pas Pjetër Budi, Pjetër Bogdani do shkruanin në shqip libra të tërë. Alfabeti i asaj kohe ishte i bërë nga 28 shkronja, dhe studiuesit arbëresh në shumë nga librat e tyre kushtuar gjuhës, na thonë që ai alfabeti 1635 u përgatit nga Propaganda. Dhe personalisht pyeta specialistët e Propagandës të cilët më konfirmuan: “Në vendet ku Propaganda Fide kishte misionarë, dhe nuk kishte një alfabet latin, ata propozonin një alfabet, (ne shqiptarëve nuk na lejohej alfabeti, nuk na lejohej të shkruanim me alfabetin e vjetër shqip prej otomanëve). A egzistonte alfabeti i vjetër shqip? Po, se nga 28 shkronjat e këtij alfabeti gjashtë i morën nga alfabeti i vjetër shqip. Kështu thonë librat në Vatikan, pra ka egzistuar alfabeti i shipes dhe më përpara se ndryshe ku i mori Propoganda shkronjat për Alfabetin shqiptar? Gjashtë shkronja nga alfabeti shqiptar janë shkronja Pellazge. Pra ne kishim një alfabet të vjetër, vetem se për punë shtypshkronjash u morën vetëm gjashtë shkronja nga ai, jo vetëm për lehtësi të shtypshkronave latine, por dhe turku nuk mund të ndalonte librat shqip që kishin lirinë të botoheshin vetëm jashtë.
Do ishte viti 1901 kur Austria i thotë Ipeshkvit të Shkodrës Guerrinit: “O beni një alfabet të vetëm (kishin lindur shumë alfabete, turqit donin të vetin, grekët te vetin, serbo- malazezët të vetin), o nuk do ju financojmë më”. Kongresin e Manastirit e financuan austriakët, kishte ardhur koha për një alfabet të ri; alfabeti i kryqëzuar latino shqiptar nuk përmbushte më nevojat për shkrim sepse ne kishim më shumë se 28 fonema.
Hulumtimet arkivore nuk të “ndalojnë” në një gjeografi të vetme të hapësirës së Gadishullit Ilirik, por të japin informatat më të shumëta, qoftë për hapësirën gjeografike të Malit të Zi të sotshëm, për periudhat e humbjes së gjuhës shqipe dhe katolicizmit dhe kalimit në ortodoksizmin sllav.
Keni të dhëna e shënime rreth kësaj tragjedie të atyre banorëve?
Në arkivat e Vatikanit Shqipëria është e ndarë në shumë Ipeshkvi, që të gjitha quhen shqiptare, nga Janina deri në Tivar, Shkup, Prizren, Mitrovicë e Nish… Serbia ka vetëm 5 pëmbledhje Relacionesh në Vatikan, do të thotë se Arqipeshkvitë kishin territoret e tyre, dhe ishin të gjitha të banuar nga shqiptarët me kufinj të përcaktuar mirë, dhe të gjithë relacionet në Vatikan flasin për shqiptarët, si zotër të atyre tokëve.
Historiografia serbe e thekson një fakt , më mirë të thuhet një përvetësim historik sikur kishat dhe manasitiret e lashta të Dardanisë, si Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës, Patriarkana e Pejës etj, “janë serbe”. Çka thonë burimet arkivore rreth kësaj, nëse i ke hulumtuar?
Në relacionet që dërgonin drejt Vatikanit ka dhe infornacion rreth pagëzimeve e krezmive, por më shumë relacionet përfaqësojnë anën sociale të shqiptarëve, anën historike, kufinjtë etj.
Dimë se Shqipëria pas ndarjeve mes Romës dhe Bizantit mbeti nën Bizantin për shumë kohë me përjashtim të disa zonave. Nga shekulli i katërt pas Krishit u formuan Basilianët. Rreth vitit 1004 ata erdhën dhe u përhapën në Ballkan dhe në Italinë e Jugut, ata ishin të ritit Bizantino – Latin dhe drejtoheshin nga priftërinjtë shqiptarë. ( Sot Grotta Ferrata është Vatikani i shqiptarëve, sepse në urdhërin Bazilian është kusht gjuha shqipe , nëse nuk di shqip nuk hyn dot në atë Urdhër.) Në një relacion të Abat Doçit, thotë se vetë Lekë Dukagjini mori nga Deçani kokën e Shën ALeksandrit dhe e solli në Orosh. Kjo do të thotë se deri në kohë të Gjergj Kastriotit ai manstir ishte i shqiptarëve, pavarësisht se aty ishte një mbret Serb – Shizmatik me origjinë shqiptare. Kjo do të thotë se kisha e Deçanit dhe kisha të tjera kanë qenë shqiptare. Sigurisht duhet të studiohen më shumë dhe për këtë duhet vizituar Arkivi Sekret i Vatikanit, ku duhet të jenë më shumë të dhëna, por ai ka qenë manastir Bazilian që në 1004.
Dikur dhe tash historiografia serbe shpifte se “shqiptarët janë ardhacak” në viset Dardanisë e tash janë edhe islamistët “shqiptarë” që e thonë këtë, sikur qenkan osmanët (Perandoria Osmane) që i paska sjellë shqiptarët në Dardani. Çka thonë arkivat për historinë e Arbërisë e Arbnorëve, për historinë e Dardanëve…?
Deri tani s’kam takuar këto shprehje e fjalë në relacionet e Vatikanit, kush duhej të quheshin shqiptarët “ardhacak”, që ju mircaktohen kufinjtë, kur në relacione thuhet kështu: Nga Janina e Shqipërisë, nga Antibari i Albanisë, nga Prizrendii e Jakova e Albanisë,nga Uscubi i Albanisë… ska nevojë për komente.
Në librat e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit ka libra të sponsorizuar nga Akademitë që janë kundër kulturës e historisë tonë, nga studiues që gjuhën serbe për ca shekuj u përpoqën ta prezantonin si gjuhë “illirike”, por si mund të jetë gjuhë illirike gjuha serbe kur “Servët” erdhën në Ballkan në shekullin e VII e kur gjuha pellazgo – illirike flitej e mbartej vetëm prej shqiptarëve.
Studiues të ndryshëm u përpoqën t’i jepnin prejardhjes shqiptare një drejtim nga Kaukazi, kjo në fillim u përqafua edhe nga ndonjë studiues shqiptar, por kjo tezë nuk kishte asnjë bazë shkencore.
Nga shumë Ipeshkvi shqiptarë shpesh në arkivat e Vatikanit gjen relacione që kërkonin libra në gjuhën illirike, edhe pse personalisht akoma nuk kam gjetur një libër të tillë në Arkiva. Në Bibliotekën Apostolike kemi libra ku shihen që studiues të ndryshëm janë përpjekur ta paraqesin gjuhën shipe si bijë e sllavishtes. Kjo për disa shekuj siç thamë më sipër, por kjo tezë ka humbur në arkivat e Vatikanit me kalimin e shekujve, por ne si studiues na ka penalizuar, sepse duke kërkuar nëpër arkivat digjitalë të botës, çdo fjalë që shkruajmë shqipe na rezulton me një libër serb, duke pasur shumë vështirësi për të gjetur historinë e vjetër shqiptare.
Shqiptarët janë passardhës të Pellazgëve, Illirëve, dhe janë autoktonë në këto troje ku jetojnë dhe sot. Po të ishin ardhacakë historia botërore do i kishte shkruar siç ka shkruar për Serbët e Sllavët që janë ardhacakë, por nuk mund të gjenë lidhje me Albanët e Kaukazit. Po të ishte ashtu atëherë edhe Albanët e Amerikës do u duhej të dilnin shqiptarë.
Si e shihni Islamin Politik legal dhe përmbajtjen e këtij islami që se njef historinë, kulturen dhe traditat shqiptare sot…?
E përjetoj shumë keq, nuk jam kundër asnjë feje sepse në teori feja duhet të jetë shkollë, duhet të jetë edukim. Dua t’ju them vetëm diçka: Në librin “Mosmarrëveshjet mes Italisë dhe Austrisë”, ku flitet shumë për Ballkanin., në vitin 1870 Maqedonia kishte zhdukur analfabetizmin kuptohet të gjithë dinin të flisnin sllavisht, kurse ne shqiptarëve nuk na lejohej as një revistë në gjuhën shqipe jo më të flasim për alfabetizim. Po në atë libër flitej për djemtë Shkodran, ndërsa djemtë katolikë kishin marrë botën me studime, djemve myslyman të Shkodrës nuk u lejohej asnjë lloj shkolle. Frika e otomanëve për një rizgjim të shqiptarëve përmes shkollimit ishte aq e madhe, kur kuptojmë sot sa humbëm ne shqiptarët për faj të otomanëve, ska nevojë për komente. Ajo që më mërzit në këtë kohë është diçka tjetër. Çdo njeri bën zgjedhjet e veta dhe asnjëri ska të drejtë të ndërhyjë në jetën e tjetrit. Por një trasformim radikal sidomos i grave shqiptare më bën habi. Kam njohur gra nga Maqedonia që kishin mbaruar universitetet atje dhe ishin normale si të gjitha gratë europiane, kur i kam parë pas disa vjetësh nuk i kam njohur se ishin veshur si plaka “me thasë të zi” e dukeshin si arabe. Nuk jam kundër myslymanëve, por nëse do të jesh myslymane vish rrobat e tua kombëtare, jo thasët e beduinëve, sepse ata i veshin nëpër rëren e shkretëtirës prej të nxehtit, ndërsa ne kemi nivel, kulturë e klimë tjetër.
Duke punuar pranë të huajve shpesh gratë më rrëfehen, dhe më dhemb shpirti kur gratë më thonë:
“ Kam qenë detyruar nga burri o djali të vishem kështu”… Kjo më vret.
Fatkeqesisht, islamin po e përdorin shumë dhe politikanët tanë. Po abuzojnë në emër të vllazërimit ndërfetar për ti treguar botës që shkojmë mirë vetëm për të fituar një votë më shumë, por s’kam dëgjuar ndonjë politikan të dalë në TV e të u thotë batakçinjve kur thonë që Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte tradhëtar”. Mjaft të toleroj për veshjen dhe për marrinat e pafundme interneteve, por po the që Gjergj Kastrioti Skëndërbeu nuk është shqiptar dhe ai është tradhëtar, do ta denoncoja personalisht. Kjo s’ka ndodhur akoma me asnjërin nga politikanët andej e këndej kufirit, prandaj gjithsekush del e flet broçkulla, afron të dobtin, fëmijën të riun, që të bëhen kamikazë të lirisë dhe të së drejtës europiane, banorë të së cilës jemi që në kohët pellazgjike, pse jo dhe paraardhës të kësaj kulture…
Është e vërtetë që kemi dhe gjakun tonë në Turqi, Liban, Egjipt , Marok, sepse si otomanët si dhe serbët donin shfarosjen e popullit shqiptar dhe detyruan me forcë shpërnguljet drejt atyre vendeve, por kjo s’na detyron t’i themi vëlla edhe mongolit e edhe beduinit.
Bota ka ecur para dhe globalizmi ka sjellë dhe mjetet e komunikimit, që shumë nga Hoxhët shfrytëzojnë duke folur marrina që ta pështirosin, por kur pyet një myslyman pse ky femomen, të përgjigjen, po lëri se janë injorantë… Besoj se injorantë jemi ne që dëgjojmë ato predikime injorantësh.
Diçka tjetër, bota apo përjeton një luftë civile mes shitëve dhe sunitëve, një luftë mes veprës së Allahut që ndjekin Sunitët dhe gjakut të Allahut që ndjekin Shitët… Luftë, por asnjë protestë nga myslymanët, as kur populli vritej në sheshet e Teharanit, as kur Vriten Qeveritarët e Teheranit… mjafton të zogëlohen shiitët…!
Populli shqiptar është popull i paqes, asnjëherë nuk sulmuam dikë, nuk i imponuam kulturë askusjt, por që nga koha e Dodonës, shumë popuj morën kulturën tonë. Koha pushtimet, tmerret, joshjet detyruan shqiptarin që të ndërronte fe, emër dhe atdhe. Por sot nuk kuptoj pse ne duhet të trasformohemi, për të ndjekur një religjion, e sidomos kur dihet se vet Kostandini i Madh Dardan i dha lirënë fetare botës. Ku Aureliano Dardan ndërtoj Romën , Justiniani Dardan i mësoj drejtësinë botës, sepse atë drejtësi ai e njihte nga zakonet e vendit të tij, drejtësinë që populli shqiptar pratikonte qysh se kishte lindur bota.
A mendon se pas zbulimeve arkivore të shumëta, zbulime që nuk lejojnë interpretime të ndryshme, se bazohen në fakte e dëshmi të kohës, duhet rishkruar histrorinë shqiptare…?
Historia duhet të rishkruhet, çdo qyetet fshat duhet të rishkruajë historinë, të dhënat e nxjerra nga arkivat nga memorjet familjare, të mblidhen të sistemohen e verifikohen, nga specialistë jo nga ata që dalin e deformojnë historinë vetëm për interesa të tjetërkujt, dhe të mos e ndajnë historinë sipas kufinjve që kemi sot, por nga Parga në Antivar pa e nda në Kosovë e Shqipëri, Greqi, Serbi, Mali Zi, sepse po e ndamë ne, të tjerët e kanë të lehtë të na përçajnë . Akademitë duhet të na “shfrytëzojnë “, të paktën neve që jetojmë jashtë për të sjellë materiale, fakte e dëshmi dhe për t’i dhënë një realitet e dimension të ri historisë të diktuar deri tani nga vendet fqinje, për të shtrembëruar atë të vertetë tonën dhe për ta përvetësuar në dobi të tyre siç kanë bërë me shekuj. [Revista DRINI]
