Nga Ryan King dhe Emily Goodin [The New York Post]
Publikuar më 28 korrik 2026
UASHINGTON — Presidenti Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takuan pas dyerve të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë të martën për të diskutuar hapat e mëtejshëm në konfliktin e tyre pesëmujor me Iranin.
Përpara takimit të tyre, Trump e qortoi publikisht Netanyahun gjatë një interviste televizive, pasi gazeta “The Post” raportoi se udhëheqësi i shtetit hebre pritej të paraqiste prova se Irani po ndjek teknologjinë bërthamore në vendin e tij nëntokësor në Malin Pickaxe.
Por, pavarësisht deklaratës së ashpër, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se takimi gati 90-minutësh në Zyrën Ovale ishte “pozitiv dhe produktiv”.
Netanyahu mbërriti dhe u largua nëpërmjet një hyrjeje anësore në Krahun Perëndimor, duke shmangur pyetjet nga media. Gjithashtu të pranishëm nga pala amerikane ishin Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Luftës Pete Hegseth, i dërguari special Steve Witkoff dhe shefja e stafit Susie Wiles.
Trump reagoi ashpër të martën në mëngjes kur u pyet për vizitën e udhëheqësit izraelit dhe planet e tij për të ndarë informacione rreth Malit Pickaxe.
“E po, nuk kam nevojë që Bibi ta thotë këtë. Bibi po ma thotë këtë sepse do që unë të qëndroj i përfshirë”, tha Trumpi për “Fox & Friends” kur u pyet nëse Netanyahu do ta përmendë çështjen e Malit Pickaxe përpara një takimi në Zyrën Ovale.
“E dimë saktësisht se çfarë po ndodh. Por jo, e dëgjova Bibin ta shpallte këtë. Thashë: ‘Pse nuk ma tregon mua? Pse duhet t’ia shpallësh botës?’”, vazhdoi presidenti.
“E di saktësisht se çfarë po ndodh në Pickaxe. Nuk është ndonjë problem i madh. Ne shkatërruam centralin e tyre bërthamor dhe do të na duhet ta shkatërrojmë edhe Pickaxe-in nëse nuk arrijmë një marrëveshje.”
Trump përmendi teknologjinë satelitore që po përdoret nga SHBA-ja për të studiuar vendin, i cili ndodhet rreth 190 kilometra në jug të Teheranit.
Debati intensifikohet ndërsa Presidenti Donald Trump njofton se Mali Pickaxe, i cili dyshohet se strehon një strukturë bërthamore nëntokësore iraniane, do të jetë në shënjestër.

Izraeli ka informacione që tregojnë se Irani ka zhvendosur centrifuga bërthamore në kompleksin rreth 300 metra poshtë malit Kolang, jo shumë larg objektit bërthamor të Natanzit, të cilin SHBA-ja e bombardoi në qershor 2025.
Në bazë të informimit të pritur të Netanyahut me Trumpin janë shqetësimet se Irani nuk po negocion me mirëbesim me SHBA-në, raportoi më parë The Post.
Udhëheqësi izraelit pritet gjithashtu të paraqesë prova se Irani ka rindërtuar me shpejtësi aftësitë e tij raketore pas sulmeve të përbashkëta ndaj Republikës Islamike në fillim të këtij viti.
Javën e kaluar, thuhet se Trump po shqyrtonte një përshkallëzim të madh në fushatën ushtarake kundër Iranit, e cila rifilloi më parë këtë muaj për gati dy javë pas sulmeve të përsëritura nga Teherani ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti i ndërpreu papritur sulmet ajrore më 24 korrik, pasi bisedimet filluan të rifillonin. Fillimisht, Irani mohoi se ishte në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në, por Trump këmbëngul se ato janë duke vazhduar dhe kanë qenë “bisedime të mira”.
“Për ndonjë arsye, mund të jemi në mes të një diskutimi të bukur dhe ata do të dalin e do të thonë: ‘Nuk po flasim ose nuk diskutuam për armët bërthamore’. Epo, kjo është e gjitha që diskutuam sepse ata kurrë nuk do të kenë një armë bërthamore”, tha Trump. “Ata e kuptojnë këtë dhe kemi pasur disa bisedime shumë të mira.”
Pavarësisht kërcënimeve të mëparshme për të sulmuar urat dhe termocentralet në Iran, Trump sinjalizoi se është shumë i shqetësuar për urdhërimin e sulmeve ndaj infrastrukturës civile.
«Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë unë kthehem dhe e përfundoj punën. Por kjo do t’u marrë një kohë të pafund për ta rindërtuar», tha presidenti. «Mund t’ua shemb shumicën e urave në më pak se një orë, në më pak se një orë».
“Vërtet shkatërron një vend. Pra, këto janë gjërat e mëdha. Dhe pastaj gjithmonë janë impiantet e shkripëzimit, dhe kë po dëmtoj unë atje? Po dëmtoj njerëzit, kështu që nuk po kërkoj ta bëj këtë. Dua vetëm, shumë thjesht, që ata të mos kenë një armë bërthamore.”
Kritikat e Trump-it ndaj Netanyahut vijnë në mes të tensioneve në rritje midis dy udhëheqësve mbi Iranin dhe çështje të tjera të Lindjes së Mesme.
Netanyahu po viziton Uashingtonin, DC, për të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor të martën pasdite për senatorin e ndjerë Lindsey Graham (R-SC).
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më 28 korrik 2026.
Trump përmendi teknologjinë satelitore që po përdoret nga SHBA-ja për të studiuar vendin, i cili ndodhet rreth 190 kilometra në jug të Teheranit. [Përktheu: Dan GASHI]
