Nga Enkel MUÇO / Tiranë
Dy shtete politike, dy momente historike dhe një pyetje për Shqipërinë
Historia nuk përsëritet gjithmonë me të njëjtat mjete. Ndonjëherë ndryshon vetëm metoda.
Greqia dhe Izraeli janë dy shtete moderne të krijuara në periudha historike të ndryshme, por në të dyja rastet roli i fuqive të mëdha në formimin e rendit politik shtetëror ishte vendimtar.
Kjo nuk do të thotë se historitë e dy popujve janë të ngjashme, por ngre një pyetje që nuk mund të anashkalohet: çfarë ndodh me popujt, identitetet dhe historitë autoktone kur mbi një territor ndërtohet një shtet i ri politik dhe një narrativë e re kombëtare.?
Greqia
Shteti modern grek u krijua pas Revolucionit Arbëror të vitit 1821, në një periudhë kur Perandoria Osmane po dobësohej dhe fuqitë evropiane dhe cari rus ndërhynë drejtpërdrejt që vendosën fatin e Gadishullit illyrik. Mbretëria e re greke u vendos nën ndikimin e fuqive të mëdha dhe, në vitin 1833, në krye të saj erdhi Otto i Bavarisë, i biri i Ludovikut I.
Kjo periudhë shënoi edhe transformimin e territoreve të banuara prej shekujsh nga popullsia arbërore në një shtet kombëtar me identitet të ri politik dhe institucional.Element kryesor i kësaj historie janë arbërorët, të cilët e bënë Revolucionin e 1821-shit.
Pas fitores, shumë prej heronjëve të revolucionit u përndoqën, u burgosën ose u eliminuan në konfliktet e brendshme të shtetit të ri. Kështu, ata që kishin luftuar nën flamurin e Gjergj Kastriotit për tu çliruar nga zgjedha shekullore osmane, u prenë në besë nga vendimet e fuqive të kohës që krijuan shtetin e ri politik grek. Dhe etnosi shqiptar e humbi identitetin duke u asimiluar nëm narrativen e re të shtetit politik grek..
Shteti i ri u formësua si monarki dhe si shtet ortodoks, duke u vendosur kufirin politik midis Evropës dhe Azisë, si dhe midis krishterimit dhe Islamit.
Pse flamuri grek është bardhë e blu.?
Flamuri grek, me kryqin dhe ngjyrat bardhë e blu, u bë pjesë e identitetit politik të shtetit të ri grek.
Ky flamur u rekomandua nga Anglia, i cili ishte flamuri i flotës britanike.
Kryqi nuk ishte dekorativ: ai shprehte karakterin e krishterë ortodoks të shtetit.
Prandaj simbolika e flamurit duhet parë edhe brenda konfliktit politik e fetar të shekullit XIX dhe procesit të ndërtimit të identitetit të ri kombëtar.
Sepse në shekullin XIX , lufta fetare civile brënda identitet arbënor, u ndez nga monarkite europjane dhe cari rus (Rusia-Anglia-Franca-Gjermania dhe perandoria osmane).
IZRAELI
Një shekull më vonë, historia prodhoi një tjetër transformim dramatik.
Pas Luftës së Dytë Botërore, refugjatë dhe të mbijetuar hebrenj nga Evropa u zhvendosën në Palestinë dhe palestinezët i mik pritën.
Në vitin 1947, çështja palestineze hyri në një fazë vendimtare ndërkombëtare dhe në vitin 1948 u shpall shteti i Izraelit.
Ashtu si në çdo proces shtetformues, duhet dalluar historia e një populli nga krijimi i shtetit modern.
Arabët kanë një histori shumë të lashtë qê i lidh ata me persët antikë. Por shteti modern i Izraelit është produkt i shekullit XX dhe u krijua në një territor ku jetonte prej brezash edhe popullsia arabe palestineze–jezuite, sunite.
Pas vitit 1948, luftërat dhe zgjerimet territoriale sollën zhvendosje masive, konflikte, pushtim dhe okupim të territoreve palestineze. Këto janë pjesë e historisë moderne të dokumentuar të konfliktit izraelito-palestinez.
PSE EDHE IZRAELI KA FLAMURIN BARDHË E BLU?
Flamuri izraelit është gjithashtu bardhë e blu dhe në qendër ka Magen Davidin – Yllin e Davidit.
Këtu lind pyetja simbolike.
Ylli me gjashtë cepa nuk është një simbol ekskluzivisht izraelit që nga lashtësia; forma e hexagramit është përdorur në kultura dhe periudha të ndryshme. Megjithatë, në epokën moderne ai u konsolidua si simbol i identitetit hebre dhe më pas i shtetit të Izraelit.
Por kjo hap një çështje edhe më të gjerë historike për tu debatuar nga qarqet akademike shkencore të historisë:
Si shndërrohen simbolet e lashta, kur merren nga një identitet modern politik, në instrumente të një narrative të re historike.?
YLLI ME TETË CEPА DHE TEZA PELLazgo-ILIRE
Këtu hyn një nga pikat e kërkimit tonë.
Simboli i yllit me tetë cepa është shumë më i lashtë se shtetet moderne dhe është dokumentuar në një hapësirë të gjerë gjeografike të botës së lashtë pagane, në objekte arkeologjike, monedha, varre, zbukurime, bizhuteri dhe skalitje në gurë.
Teza që duhet hetuar është nëse ky simbol ka pasur një rol të veçantë në traditat pellazgjike dhe ilire, si simbol i dritës, diellit dhe rendit kozmik.
Në këtë kuadër unë kam shtruar tezën edhe lidhjen:
Termi pellazg apo pellazgjik është një deformim i qëllimshēm i termit historik “PELLARDE”= TË PJELLË NGA DHEU, sepse;
pell/pjell – lindje; de/dhé – tokë; pellard – i pjellë nga dheu, si dhe lidhjen e emërtimit ilir me yllin, dritën dhe diellin.
Këto janë teza që janë verifikuar përmes epigrafisë, gjuhësisë historike, arkeologjisë, numizmatikës dhe burimeve antike e mesjetare. Megjithëse bota akademike ende nuk ka qendrime te qarta shkencore persa i perket gjetjeve numizmatike dhe konkretisht yllit të drites/diellit, shume studjues serioze kanë dalënë në këto përfundime.
Por vetë prania e simbolikës së yllit në një hapësirë të gjerë gjeografike të botës së lashtë është një fakt që meriton studim të thelluar dhe jo përjashtim apriori.
Pra kjo dëshmi lidhet drejt për drejt me trashëgiminë pellarde-ilire, atëherë kemi përpara një kapitull të rëndësishëm të historisë së simbolikës së lashtë që kërkon rishqyrtim.
KU ËSHTË PARALELIZMI?
Jo në pretendimin se Greqia dhe Izraeli janë i njëjti shtet apo se kanë të njëjtën histori.
Paralelizmi qëndron në strukturën e procesit se si u krijuan këto dy shtete politike:
territore me histori shumë të lashtë → ndërhyrje të fuqive të mëdha → krijim i një rendi të ri politik → përcaktim kufijsh → ndërtim i institucioneve → konsolidim i një identiteti shtetëror → përplasje me identitete dhe popuj që ekzistonin më parë.
Në Greqi kjo ndodhi në shekullin XIX.
Në Izrael, në një kontekst krejt tjetër, në shekullin XX.
Dhe pikërisht këtu lind pyetja shqiptare.
SHQIPËRIA: A MUND TË PËRSËRITET HISTORIA PA PUSHKË?
Sot Shqipëria përballet me protesta prej 4 muajsh, edhe ne shqiptarët e dimë mirë pse po protestojmë. Jemi në revoltë për shitjen ose transferimin e pasurive territoriale, investimet e mëdha të kapitalit të huaj, mungesën e transparencës, korrupsionin, krimin e organizuar, dobësimin institucional, mos funksionimin e shtetit ligjor dhe shpopullimin.masiv.
Projektet e investitorëve të huaj, me hisen e qeverrisë, për hapjen e muzeit hebraik në Vlorë dhe atë që deklaroi Kryeministri për themelimin e Orikumit nga hebrenjtë, si dhe për përfshirjen e interesave izraelite dhe emra të fuqishëm si Jared Kushner, kanë hapur pyetje serioze në popull, mbi tokën, bregdetin, kulturën, historinë dhe interesin kombëtar.
“Por duhet thënë me saktësi”: Investimi i huaj nuk është pushtim.
Rreziku që duhet analizuar është tjetër: Një vend mund të ndryshojë edhe pa u pushtuar ushtarakisht.
Mund të ndryshojë përmes kapitalit, pronësisë, demografisë, emigrimit, çmimeve të tokës dhe dobësimit të shtetit.
Një territor mund të mbetet juridikisht shqiptar, por nëse popullsia vendase largohet dhe kontrolli ekonomik mbi tokën përqendrohet gjithnjë e më shumë në duar e të huajve, pas dy ose tre dekadash realiteti shoqëror mund të jetë krejt tjetër.
Ky është problemi që duhet diskutuar sot.
NATO MBRON KUFIRIN, POR KUSH MBRON SOVRANITETIN HISTORIK KULTUROR EKONOMIK.?
Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk mund të trajtohet si një territor që mund të pushtohet ushtarakisht pa pasoja ndërkombëtare.
Por sot nuk është e domosdoshme të përdoret ushtria për të ndryshuar një vend.
Mjaftojnë: kapitali, marrëveshjet, toka, demografia, korrupsioni dhe institucionet e dobëta.
NATO mund të mbrojë territorin nga agresioni ushtarak.
Por nuk mund të ndalojë shpopullimin.
Nuk mund të mbrojë pronën e qytetarit shqiptar.
Nuk mund të luftojë korrupsionin në vend të institucioneve shqiptare.
Dhe nuk mund të ruajë historinë kombëtare nëse vetë shteti heq dorë nga përgjegjësia e tij.
HISTORIA ËSHTË FUQI, ËSHTË SHPIRTI I KOMBIT
GJUHA ËSHTË GJAKU I POPULLIT
FLAMURI ËSHTË LIDHJA IDENTITARE SHPIRTËRORE E KOMBIT
Këtu qëndron thelbi.
Historia nuk është vetëm e shkuara.
Historia është fuqi mbi të ardhmen.
Nëse një komb humbet territorin, popullsinë dhe kontrollin mbi narrativën historike, atëherë humbet gradualisht edhe aftësinë për të përcaktuar të ardhmen e vet.
Prandaj pyetjet janë të thjeshta:
Kush e blen tokën?
Kush e kontrollon kapitalin?
Çfarë do ndodhi me popullsinë vendase?
Çfarë do ndodhi me bregdetin?
Çfarë do ndodhi me pasuritë arkeologjike dhe historike?
Çfarë ndodh me historinë kur ndryshon demografia?
Dhe kush do ta shkruajë historinë pas 30 vitesh?
Këto nuk janë pyetje kundër një populli, një feje apo një shteti. Janë pyetje për sovranitetin shqiptar. Shqipëria nuk duhet të jetë kundër investimit të huaj.
Por as nuk duhet të bëhet territor ku interesi i kapitalit është mbi interesin kombëtar, ku toka shitet pa transparencë, ku popullsia shpopullohet dhe ku historia lihet në duart e atyre që kanë më shumë para(hebrenjëve).
Sepse një vend mund të humbasë pa u pushtuar.
Mund të humbasë ngadalë, përmes kontratave, pronësisë, demografisë dhe harresës.
Dhe një ditë mund të zgjohesh e të kuptosh: askush nuk të pushtoi — thjesht nuk të la më asgjë për të mbrojtur.
Të drejtat themelore të shqiptarëve nuk jane mall.
Shqipëria nuk është mall.
Historia nuk është mall.
Toka nuk është mall.
Atdheu nuk është mall.
Të mos heshtim sot nëse duam të kemi të nesërme!
