Bislim Zyrapi dhe Dilaver Goxhaj rrëfejnë organizimin ushtarak, përplasjet politike dhe sfidat e luftës çlirimtare të Kosovës
Intervistë e zhvilluar nga Andrea Müller dhe Dr. Sadri Ramabaja
Një dëshmi nga brendia e luftës për çlirimin e Kosovës
Historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të kuptohet plotësisht pa depërtuar përtej rrëfimeve të njohura publike, përtej simbolikës së heroizmit dhe përtej interpretimeve politike të pasluftës. Ajo kërkon edhe dëshmi të drejtpërdrejta nga njerëzit që morën pjesë në organizimin, drejtimin dhe zhvillimin e luftës, nga ata që përjetuan nga afër vështirësitë e ndërtimit të një strukture të mirëfilltë ushtarake në rrethana jashtëzakonisht të rënda.
Intervista që vijon, me Bislim Zyrapin, ish-shef i Shtabit Operativ të UÇK-së, dhe Dilaver Goxhajn, oficer profesionist dhe një nga kuadrot ushtarake të angazhuara në organizimin e saj, përbën një material me interes të veçantë për studimin e historisë së luftës çlirimtare të Kosovës. Përmes pyetjeve, përgjigjeve, sqarimeve dhe kujtimeve të tyre, lexuesi ftohet të hyjë në prapaskenat e një procesi historik që nuk ishte aspak linear: shndërrimin e grupeve të armatosura dhe të strukturave të shpërndara në një ushtri që synonte të organizonte rezistencën, të mbronte popullsinë dhe të përballonte një kundërshtar ushtarakisht shumë më të fuqishëm.
Një nga boshtet kryesore të kësaj bisede është përplasja ndërmjet domosdoshmërisë së unifikimit ushtarak dhe fragmentimit politik të kohës. Dëshmitë e dy bashkëbiseduesve hedhin dritë mbi vështirësitë e bashkërendimit ndërmjet strukturave të ndryshme politike e ushtarake, raportet ndërmjet Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Qeverisë së Kosovës në ekzil, si dhe përpjekjet për të vendosur një zinxhir të qartë komandimi. Në këtë kontekst trajtohen edhe marrëdhëniet ndërmjet LPK-së, LDK-së, strukturave të njohura si FARK dhe grupimeve të tjera që vepronin në atë periudhë.
Intervista ndalet gjithashtu te përvojat konkrete të luftës: hyrja e kuadrove ushtarake në Kosovë në maj të vitit 1998, gjendja e Shtabit në fillim të organizimit, mungesa e armatimit dhe e përvojës në një pjesë të formacioneve, ristrukturimi i zonave operative, mësimet e ofensivave serbe të vitit 1998 dhe kalimi drejt një strategjie më të përshtatshme për luftën guerile. Një vend të rëndësishëm zënë edhe ngjarjet e vitit 1999, masakra e Reçakut, raportet me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe bashkëveprimi me NATO-n në fazën vendimtare të luftës.
Megjithatë, rëndësia e kësaj interviste nuk kufizohet te historia operative e UÇK-së. Ajo ngre edhe pyetje të vështira për raportin ndërmjet idealit të çlirimit dhe ambicieve politike, për mënyrën se si u morën vendimet në rrethana lufte dhe për pasojat që rivalitetet e brendshme mund të kenë pasur në organizimin e rezistencës. Në këtë kuptim, rrëfimi bëhet edhe një ftesë për reflektim mbi përgjegjësinë historike, kulturën institucionale dhe marrëdhënien ndërmjet autoritetit politik dhe profesionalizmit ushtarak.
Natyrisht, dëshmitë e dhëna në një intervistë nuk e zëvendësojnë kërkimin arkivor, ballafaqimin me dokumentet dhe krahasimin me burime të tjera. Disa prej pohimeve, vlerësimeve dhe interpretimeve të paraqitura këtu kërkojnë verifikim të mëtejshëm historik, ndërsa të tjerat shprehin kujtesën dhe këndvështrimin e vetë protagonistëve. Pikërisht për këtë arsye, materiali duhet lexuar si një burim dëshmues me vlerë, por edhe me vetëdijen kritike që kërkon çdo hulumtim serioz i historisë së afërt.
Synimi i botimit të kësaj bisede është të kontribuojë në një njohje më të thelluar të historisë së UÇK-së, duke i dhënë hapësirë dëshmive të drejtpërdrejta dhe duke e nxitur debatin mbi çështje që ende kërkojnë studim të paanshëm e të dokumentuar. Historia e luftës për liri meriton të ruhet jo vetëm si kujtesë kolektive, por edhe si objekt i kërkimit shkencor, i debatit publik dhe i përgjegjësisë ndaj brezave që vijnë.
Sepse, për ta kuptuar plotësisht rrugën drejt çlirimit, nuk mjafton të dimë vetëm si u zhvilluan betejat. Duhet të kuptojmë edhe si u ndërtua ushtria, si u morën vendimet, si u kapërcyen përçarjet dhe çfarë mësimesh la kjo përvojë për shtetin e Kosovës dhe për të ardhmen e tij.
1. Nga Sarajeva në Kosovë: rruga e kuadrove ushtarake drejt UÇK-së
Përvoja e luftës në Bosnjë, kthimi në shërbim të çështjes së Kosovës dhe paragjykimet ndaj ish-oficerëve të APJ-së.

Bislim Zyrapi, ish Shef i Shtabit Operativ të UÇK-së
Andrea Myller: Po fillojmë me një pyetje për Sadriun.
Ne kemi përballë dy zotrinjë të veshur civil. Kush janë këta dy burra, ju lutem?
Sadri Ramabaja: Për mua janë dy nish komandant nga më autentikët, respektivisht më emblematik të UÇK-së.
Dilaver GOXHAJ është ish shef i Katedrës në Akademinë Ushtarake SKENDERBEU në Tiranë, ndërkaq Bislim Zyrapi është njëri prej sish oficerëve i dalë ng akademitë ushtarake jugosllave [konkretisht nga Akademia Ushtarake e Sarajevës] dhe lufta e Bosnjës, respektivisht njëri prej komandantëve që drejtoi mbrojtjen e Sarajevës e më pas, pothuajse nga fillimi, u bë njëri prej komandantëve të parë të UÇK-së. Këta dy janë vet historia e Kosovës.
Dilaver Goxhaj: Akademia SKENDERBEI është Shkolla e Bashkuar, unë isha në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm. [Ky ishte një precizim nga ana e z. Goxhaj. SR]
Andrea Myller: Bislim, më lejoni të të drejtohem ty me emër. Pse edhe pas gjithë atij angazhimit në jetën ushtarake në Sarajevë, erdhët në Kosovë?
Bislim Zyrapi: Në Sarajevë jam angazhuar në jetën ushtarake krejt natyrshëm, isha në akademi, kam punuar si oficir në Armatën Popullore të Jugosllavisë. Me shpërthimin e luftës, unë jam rreshtuar në krahun e arnmatës Boshnjake. Jam pozicionuar për ta ndihmuar atë popull që po i nënshtrohej një agresioni nga serbët dhe Serbia.
Pas përfundimit të lufëts në Bosnjë, meqë unë nuk isha gjatë gjithë luftës vetëm në mbrojtje të Sarajevës, por një kohë edhe në Bosnjën Qendrore, ku kam qenë në cilësinë e ushtarakut për organizimin e Ushtrisë Boshnjake dhe në strukturim të saj, e pasi vizitova familjen time në Holandë, atëherë rashë në kontakt me kolegët shqiptarë që ishin nga Kosova dhe me individët të cilët tashmë kishin filluar pregaditjet si politike ashtu edhe ushtarake për luftën çlirimtare në Kosovë.
Pse po merrja këtë rrugë? Unë jam djalë Kosove, shkollimi im është bërë edhe me paratë e taksapaguesve të Kosovës, mua më ka takuar, nëse shohim në planin moral, të kthehem në Kosovë dhe t’i ndihmojë popullit tim. Këtë e kam konceptuar si detyrë timen dhe atë detyrë edhe e kam krye.
Andrea Myller: Ju, më në fund, duke qenë bashkë me një grup oficiresh, keni mbërritur në Tiranë. Por unë kam mësuar se nuk keni qenë edhe aq të mirëseadhur. Çfarë ka ndodhur?
Bislim Zyrapi: Po, ajo është shumë e qartë, jo vetëm unë, po edhe ushtarakt terë që vinin nga ish strukturat e APJ, nuk kanë qenë të besueshëm nga strukturat politike. Egzistonte një bindje, koncept se si ish oficer të APJ i përkasin Serbisë, Jugosllavisë dhe nuk janë me ne. Por ai ka qenë koncept i gabuar. Të gjithë popujt, secili popull i Jugosllavisë, ka pas bijtë e vet në atë Armatë, i ka dërguar që të arsimohen në akedemitë ushtarake. Ky ka qenë më shumë paragjykim, që i ka mënjanuar eprorët e vet.
Në fillimin e luftës në Bosnjë, konkretisht në Sarajevë, shumica e komandantëve që kemi mbrojtur Sarajevën nuk kemi qenë boshnjak. Nga 6 brigada që kanë qenë të angazhuara në mbrojtjen e Sarajevës 4 komandantë të katër brigadave kemi qenë jo boshnjak: dy prej tyre kemi qenë shqiptarë nga Kosova dhe dy nga Sanxhaku, njëri ka qenë nga një republikë tjetër, pra vetëm një ka qenë boshnjak.
Dhe pas një viti luftë, me direktivën e ish presidentit tani të ndjerë, Alija Izetbegoviq, i janë krijuar mundsitë të gjithë ish oficerëve boshnjak që kanë shërbyer në APJ të rreshtohen në Armatën Boshnjake për t’i dalë përballë Serbisë.
Në fakt një lloj ndjesie dyshimi ka mbizotruar gjithandej, dhe me të drejtë, për ish eprorët që vinin nga një sistem tjetër, madje gjithandej në ish Jugosllavi. Miërpo, me kalimin e kohës këto paragjykime janë daravitur, kanë rënë. Por duhet ta pranojmë se ka pas edhe vështërsi të kësaj natyre. Por me kalimin e kohës, me punën tonë ne kemi fituar besimin jo vetëm të ushtarëve, por edhe nga popullata. Madje populli na ka pritur shumë mirë ne që ishim epror profesionist.
Nga politika ka pasur rezerva dhe pengesa çdo herë. Mirëpo ne nuk ua kemi vënë veshin edhe aq, meqë ishim të pregaditur edhe për këtë lloj rezistence. Ne kishim një përvojë të kësaj natyre nga Bosnja. Sidoqoftë me punë ia kemi arritur që ta fitojmë besimin edhe të ushtarëve të angazhuar drejtpërdrejtë në luftën për liri, edhe të politikanëve.
2. Unifikimi i forcave dhe përplasjet politike të kohës së luftës
LPK-ja, LDK-ja, Qeveria e Bukoshit dhe përpjekjet për bashkërendimin e strukturave politike e ushtarake.

Andrea Myller: Por ju me siguri e keni vu re pothuajse menjëherë se, kishit të bënit edhe me luftë politike të brendshme, jo vetëm brenda dy palëve qendrore – LPK-së dhe LDK-së, por edhe brend fraksioneve të të njëjtit lloj, luftë për dominim, apo?
Bislim Zyrapi: Po, ëshët e vërtetë. Ka pasur grupe të ndryshme, siç janë sot partitë politike që kanë fraksione të brendshme, po ashtu kishte edhe fraksione të brendshme atëbotë që vepronin brenda LPK-së.
Një fraksion udhëhiqej prej Ibrahim Kelmendit, që ishte bashkë me Fehmi Lladrocin, me Xhemailin etj. Ndërkaq fraksioni tjetër përbëhej nga Azem Syla, Hashim Thaçi, Xhavit Halitie etj. Pra edhe brenda LPK kishte fraksione të ndryshme. K yfakt ka qenë i prekshëm, e qartë, edhe për ne, sidomos ne që vinim nga jashtë, nga terreni i luftrave në Bosnjë apo Kroaci. Diçka të ngjashme kemi përjetuar edhe në ato shtete. Ishte sëmundja e njejtë. Prandaj ne kemi arritur t’i balancojmë këto përplasje brenda UÇK-së.
Andrea Mueller: A mund t’na e bën një analizë të shkurëtr nga kjo distancë tani, çfarë ka ndodhur dhe pse kanë ndodhur këto thyerje në ato çaste aq të rënda historike? Krijohet përshtypja se secili fraksion ka bërë luftë që ta marrë kontrollin mbi UÇK-në.
Dilaver Goxhaj: [Ndërhyn duke thënë një konkluzion: Vetëm për pushtet!]
Bislim Zyrapi: Do ta plotësoja këtë që tha kolegu. Çdo fraksion dëshiron që ta marrë pushtetin brenda partive politike. Një luftë e ngjashme ishte edhe brenda LDK-së. Këtë po e përjetonte edhe Qeveria e Bukoshit. Kishte përçarje edhe mes Qeverisë në ekzil dhe Qendrës së LDK-së në Prishitnë. Madje edhe brenda Qeverisë në ekzil ishin profiluar qartë dy rryma. E para, që angazhohej për bashkimin e të gjitha forcave dhe e dyta, që ishte kundër këtij bashkimi të të gjitha forcave. Krejt njejtë siç bëhej brenda LPK-së.
Sadri Ramabaja: Më lejo të ta bëjë një pyetje të ndërmjetme. Ju e thatë se, ju ish oficerët, keni luajtur një rol balancues, ndlrkaq këtë rol balancues, më mirë se kudo tjetër, sipas informacioneve që kam unë, e keni lujatur konform një marrëveshjeje mes jush dhe Ibrahim Kelmendit e Ali Ahmetit duke ndarë rolet, disa prej jush duke vajtur brenda Ministrisë së Mbrojtjes që drejtohej nga Qeveria Biukoshi, duke kontribuar në shuarjen ose mbajtjen nën kontroll të përplasjeve të thella, ndërkaq një pjesë prej jush duke u pozicionuar në krye të Shtabit të UÇK-së, me çka ia keni arritur që të impononi marrëveshjen që të futeni në Kosovë nën një strukturë komanduese dhe me një uniformë – atë të UÇK-së.
Më lejoni ët jem më i drejtpërdrejtë, për këtë taktizim tuajin, a kanë qenë në dijeni krerët e LPK-s, ata që thirreshin se janë në krye të UÇK-së?Bislim Zyrapi: Jo, ata nuk kanë qenë në dijeni.
Sadri Ramabaja: Marrëveshja për një taktizim të kësaj natyre, falë kujt është arritur?
Bislim Zyrapi: Kur e kemi vu re dhe kishim konstatuar se përplasjet mes strukturave të Qeverisë së Bukoshit dhe Fraksionit që po pretendonte se ishte në krye t UÇK-së mund të thellohen, atëherë jemi detyruar së bashku të mendojmë, të studjojmë e gjejmë rrugë zgjidhjeje më të dobishme, duke u koordinuar me krahun e Ibrahim Kelmendit, duke marrë vendim që një pjesë e oficerëve të ndahet dhe të shkojë me Qeverinë Bukoshi e cila do të kishte për detyrë të kijonte strukturën ushtarake që tashmë njhet me shkurtesën FARK, e grupi tjetër i oficerëve që të shkojë me LPK-në, respektivisht UÇK…
Sadri Ramabaja: Kjo lojë ishte ide e Ibrahimit dhe Aliut apo e juaja?
Bislim Zyrapi: Bshkarisht po kërkonim mënyra se si t’i bashkojmë këto dy forca. Pra ishte vullnet i përbashkët për një kauzë të kësaj natyre. Këtë e mbështesnin edhe forca tjera, si UNIKOMB-i, LKÇK-ja, Partia Parlamentare etj. …
Sadri Ramabaja: Ju ma pohuat më parë se Agim Ramdani ishte i dërguari i LKÇK-së.
Bislim Zyrapi: Po, Agim Ramadani ka qenë kontakti, respektivisht i dërguari i LKÇK-së. Ai ka qenë i dërguar nga politika, nga njerëzit e LKÇK-së, nga jashtë. Ka pas edhe të atillë që kanë qenë të dërguar nga Qeveria në ekzil. Të gjithë kemi bërë përpjekje që të arrijmë një lloj unifikimi nga marsi, prilli 1998 e deri sa ia kemi dalë të arrijmë një përafrim në rrafshin politiko-ushtarak….
Sadri Ramabaja: … Dhe keni vazhduar pothuajse gjatë gjithë luftës të koordinoni një lloj bashkëpunimi mes UÇK dhe FARKut pa dijeninë e krerëve të vetshpallur si drejtues të UÇK-së, në njërën anë dhe pa dijeninë as të Qeverisë Bukoshi?
Bislim Zyrapi: Po, është më se e vërtetë.
Po kthehemi pak edhe tek historia e Bosnjës. Edhe në Bosnjë në fillim kishte shumë grupe të ndara si Mbrojtja Territoriale, Beretat e Gjelbërta… atje ishte edhe Lëvizja Patriotike e Bosnjës si grup më vete etj. Bosnja kishte atëherë një kryesi dhe një president, por në rrafshin ushtarak, si në atë politik, kishte fraksione. Me unifikimin e atyre fraksioneve, në Bosnjë u krijua Mbrojtja Territoriale dhe Ushtria e cila u zhvillua fuqishëm pastaj. Këtë model e kemi ndjekur ne edhe në Kosovë. E njejta kishte ndodhur edhe në Kroaci. Ne si ish oficer të angazhuar në këto luftra kishim edhe këtë përvojë. Ne ish eprorët ushtarak, të gjithë, Agim Çeku, Naim Maloku, Agim Ramadani, Kadri Kastrati … ndjesë që nuk po më kujtohen emrat e të gjithëve,
Këto preokupime i kam diksutuar para së gjithash me Ibrajhim Kelmendin, meqë Ali Ahmetin e ka parë vetëm një herë.
Sadri Ramabaja: Ibrahimi e ka pohuar se këtë lojë taktike e ka bërë në marrëveshje me Aliun.
Bislim Zyrapi: Po, me siguri se po.
Sadri Ramabaja: Por krejt kjo ka ndodhë pa dijeninë e Xhavit Hlaitit, Hashim Thaçit, Azem Sylës…
Bislim Zyrapi: Po, ashtu është. Këtë e kam vu re pasi kam hy brenda [në Kosovë]. Unë temave të kësaj ntyre brenda ju jam shmangur, duke u përqëndruar në punë dhe riorganizim të UÇK-së.
M 15 maj 1998 u arritë marrëveshja që brenda në Kosovë të ketë vetëm një uniformë, ajo me simbolin, stemën e UÇK-së.
Sadri Ramabaja: Edhe një pyetje shtesë në këtë plan. Pas atentatit ndaj Ahmet Krasniqit, brenga kryesore e këtij grupi oficerësh që tashmë ishte dislokuar brenda Ministrisë së Mbrojtjes që po vepronte në Tirnaë, ishte se kush do të jetë pasuesi i Ahmet Krasniqit. Unë kam lexuar se janë pikërisht këta dy – Ibrahim Klemendi dhe Ali Ahmeti, që kanë gjetur rrugë që ta imponojnë Halil Bicajn si pasues të Ahmet Krasniqit, si Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit. Sa ke informacion ti për këtë?
Bislim Zyrapi: Informacion të saktë se si është arritur kjo ide, nuk kam. Por këtë ma ka pohuar edhe Halili gjatë bisedave që kam pas me atë. Po, është e vërtetë se ai me Ibrahimin kanë punuar në atë drejtim. Por detajet unë nuk i di, meqë nuk kam qenë pjesë e atyre marrëveshjeve. Sidoqoftë nga bisedat e mëhershme që kam pas me Ibrahimin, jemi akorduar që të punojmë në këtë plan, dhe gjykoj se kjo marrëveshje e tij me Halilin është e vërteta e vetme. [Vijon]
![UÇK-JA NGA BRENDA: MES IDEALIT TË LIRISË DHE BETEJËS PËR PUSHTET [1]](https://ishgj.org/wp-content/uploads/2026/10/prekaz.jpg)